By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të gatshëm për garën e 25 dhjetorit për komunat në veri të Mitrovicës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të gatshëm për garën e 25 dhjetorit për komunat në veri të Mitrovicës
Ballina 1Lajme

Të gatshëm për garën e 25 dhjetorit për komunat në veri të Mitrovicës

Kosova Times
Last updated: 2022/12/04 at 11:05 PM
Kosova Times Published December 4, 2022
Share
SHARE

Kandidatët e partive politike kanë nisur përgatitjet e tyre për garën e 25 dhjetorit në komunat e veriut të Mitrovicës. Kandidatët kanë thënë se do të bëjnë një plan program qeverisës për t`iu ofruar qytetarëve të kësaj ane një perspektivë më të mirë.

Kanë mbetur edhe dy javë deri në zgjedhjet e parakohshme të katër komunave në veri të Republikës.

Tashmë kandidatët e partive shqiptare në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan kanë filluar përgatitjet.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, është shprehur i bindur në fitoren e tij. Kjo është hera e pestë e kandidimit të tij, dhe ai thotë se këtë herë do të marrë edhe një përqindje nga komuniteti serb në atë pjesë .

“Edhe pak ditë fillon fushata zyrtare , siç e dini në zgjedhjet paraprake unë edhe si kandidat edhe subjekti LVV kemi dal partia e parë në komunën veriore të Mitrovicës, kështu që presim edhe fitore por edhe rritje të votës për një përqindje…”, tha , Erden Atiq.

Banor i fshatit Çabër, Izmir Zeqiri në komunën e Zubin Potokut është kandidati i PDK-së për të parin e kësaj komune.  Zeqiri tregoi punë parë  që do ta bëjw nëse zgjidhet kryetar.

“ Është krijuar një boshllëk institucional në komunën e Zubin Potokut, për ata jemi shumë të fokusuar për të marrë obligimet tona dhe angazhimet e tona në komunë e Zubin Potokut edhe më parë edhe ajo në plane-programin e parë që do të jetë, do të përpiqemi të krijojmë siguri për të gjithë qytetarët, të rikthejmë institucionalizimin e jetës në gjithë komunën e Zubin Potokut”, tha Zeqiri.

Betim Osmani nga  Iniciativa Qytetare “Mitrovica” thotë se fokusi i tij është te përmirësimi i jetesës së qytetarëve pa dallim.

“Ne si iniciativë e kemi programin tonë që merremi me qytetin tonë, jo me politika të mëdha por me problemin e qytetarëve dhe besoj këta e kanë pa edhe komuniteti serbe jo veç ai shqiptar e komunitete të tjera, besoj që në këto zgjedhje do të përfaqësojmë ashtu qysh është më së miri…”, tha Osmani

Ndërkohë, kandidatët e tjerë të certifikuar nga LVV-ja janë: Lulzim Hetemi në Leposaviq, Flatron Hasani në Zubin Potok dhe Fetah Peci në Zveçan.

Nga PDK janë: Taulant Kelmendi në Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemi në Leposaviq, dhe Ilir Peci në Zveçan.

Aleksandër Jablanoviq, i cili është kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, është certifikuar si kandidat për kryetar të komunës së Leposaviqit.

Ndërsa Iniciativa Qytetare “Mbijetesa serbe ”me kandidatin, Aleksandër Arsenijoviq, pasi është certifikuar ka dhënë dorëheqje dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Me 6 nëntor katër kryetarët e komunave serbe në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre, pas vendimit të Listës Serbe për të dalë nga institucionet e Kosovës, që si pretekst përdorën vendimin e Qeverisë për çështjen e targave.

You Might Also Like

Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë

Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare

Policia, aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Dogana parandalon mallra në vlerë mbi 5000 euro në Vermicë

KQZ fton qytetarët të votojnë: Pjesëmarrja juaj garanton demokracinë

Kosova Times December 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bashkëpunimi i aleatëve prorusë: Lukashenko e ftoi Dodikun në Bjellorusi

Kosova Times Kosova Times August 30, 2023
Therje me thikë në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bärbock mbërriti për një vizitë në Kiev
BE-ja ndan 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin
Nis gjyqi për spiunazh ndaj punonjësit të BND
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?