By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti i Progresit i KE-së vlerëson ambiciet e Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Raporti i Progresit i KE-së vlerëson ambiciet e Shqipërisë
Rajon / Botë

Raporti i Progresit i KE-së vlerëson ambiciet e Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/30 at 11:17 PM
Kosova Times Published October 30, 2024
Share
SHARE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nëpërmjet një postimi të mërkurën në rrjetet sociale, u shpreh i inkurajuar nga mbështetja e Komisionit Evropian për qëllimin ambicioz të Shqipërisë, për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, si dhe për hapjen e një grupi tjetër të kapitujve këtë vit.

Në një reagim në platformën X, pas publikimit të progres raportit të vitit 2024 nga Komisioni Evropian për Shqipërinë, shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se, “njohja e progresit të Shqipërisë, në komunikimin e këtij viti mbi Politikën e Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Raportin 2024 për Shqipërinë, pasqyron angazhimin tonë të fortë në përparimin e reformave dhe për të fituar ritmin në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Ne jemi veçanërisht të inkurajuar nga mbështetja e Komisionit për qëllimin tonë ambicioz, për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, si dhe për hapjen e një grupi tjetër të kapitujve këtë vit”, shkruan Hasani.

Ministri, në vijim, nënvizon se, Shqipëria mbetet e palëkundur në përafrimin e plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke mbështetur parimet evropiane të sigurisë.

“Ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e Evropës Juglindore”, shtoi Hasani.

Raporti

Komisioni Evropian vlerësoi të mërkurën gjatë publikimit të Raportit Vjetor për Shqipërinë se vendi ka ruajtur përgjithësisht një nivel të lartë ambicie për të ecur përpara në negociatat e anëtarësimit. Sipas Raportit, procesi i vazhdueshëm i bisedimeve të anëtarësimit duhet të çojë në një përshpejtim të reformave të lidhura me BE-në.

Dy javë më parë vendi ynë nisi bisedimet konkrete për anëtarësim me hapjen e grup-kapitullit të parë, të njohur si Themeloret, ku përfshihen fusha të rëndësishme që nga Gjyqësori dhe të Drejtat themelore, te Drejtësia e Siguria, Prokurimet publike, Statistikat dhe Kontrolli financiar.

Sa i takon qeverisë, Komisioni Evropian thotë se ajo vazhdoi të tregojë përkushtimin e saj për integrimin në BE, por nga ana tjetër vihet në dukje se ka shqetësime për ndarjen e përgjegjësive ndërmjet pushtetit vendor dhe atij qendror.

Sa i takon luftës ndaj korrupsionit, Shqipëria vlerësohet të jetë “mes të qënurit disi e përgatitur dhe mesatarisht e përgatitur, dhe se në disa drejtime ka treguar përparime.”

Raporti vlerëson rezultatet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ndjekjen dhe hetimin çështjeve komplekse anti-korrupsion, përfshirë ato që lidhen me politikanë dhe zyrtarë të nivelit të lartë, si dhe çështjet që përfshijnë mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Megjithatë vihet në dukje se “korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe përpjekjet parandaluese kanë pasur një ndikim të kufizuar”.

Edhe për luftën kundër krimit të organizuar është SPAK-u ai, që ka marrë vlerësime, por vendit i kërkohet që “të vazhdojë të punojë për të siguruar pavarësinë e agjencive të saj të zbatimit të ligjit”.

You Might Also Like

Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

TAGGED: #Raporti i progresit, #Shqipëri
Kosova Times October 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Arrestohen dy persona për vjedhje të një veture në Ferizaj

Kosova Times Kosova Times October 19, 2024
Serbia vendos do të mbajë të martën Ditën e Zie
Osmani: Suksesi i Kosovës është sukses edhe i aleatëve tanë
Stoltenberg dhe Millatoviq kërkojnë uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë
Gjykata e lartë e BE-së vendos kundër Apple dhe Google
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?