By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rrëmbehet e mitura me forcë
May 21, 2025
Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë
May 21, 2025
Elita 5 fiton edicionin 22 të “Netët e Klipit Shqiptar”
May 21, 2025
Zgjedhet plazhi më i bukur në Evropë
May 21, 2025
Parajsë “e paligjshme” për milionerët: Një qytet sekret me roje të armatosura ku jetojnë vetëm rreth 200 njerëz
May 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stoltenberg dhe Millatoviq kërkojnë uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Stoltenberg dhe Millatoviq kërkojnë uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg dhe Millatoviq kërkojnë uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 1:29 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë që të ulin tensionet mes tyre dhe të përqendrohen në kalimin e kësaj situate përmes dialogut.

Këto komente ata i bënë në Bruksel gjatë vizitës së parë të presidentit të ri të Malit të Zi Millatoviq në selinë e NATO-s, ku u takua me Stoltenbergun dhe biseduan edhe për situatën në Kosovë.

Stoltenberg tha se pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, NATO ka shtuar praninë e saj dhe përmes misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, angazhohet për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë.

“I ftoj palët të ulin tensionet dhe të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është kyçe për qetësinë në Kosovë dhe për stabilitetin e gjithë rajonit”, tha shefi i NATO-s.

Stoltenberg u shpreh se aleanca ushtarake perëndimore mirëpret përpjekjet e BE-së për të shtensionuar situatën në Kosovë.

Me qëllim që të shtensionojë situatën, BE-ja më 22 qershor do të mbajë takime në Bruksel me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

“Situata në Kosovë dëshmon se prania e NATO-s është e rëndësishme. Ne do të jemi besnikë ndaj mandatit që kemi sipas rezolutës së OKB-së dhe kemi rritur praninë tonë në Kosovë si përgjigje ndaj rritjes së sfidave të sigurisë. Prania jonë është për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe mjedisit të sigurt për të gjithë qytetarëve në Kosovë. Në këtë drejtim, ne mbështesim edhe dialogun [midis Kosovës dhe Serbisë] dhe ftojmë palët që të përmbahen nga veprimet e njëanshme të cilat mund të përshkallëzojnë situatën”, tha ai.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se për shtetin e tij stabiliteti i rajonit të Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi të veçantë dhe angazhimi i përbashkët i NATO-s dhe BE-së e forcon sigurinë e tërë rajonit.

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë.

Më 29 maj, serbët lokalë në Zveçan u përleshën me trupat e KFOR-it. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Më 14 qershor, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më tej, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

You Might Also Like

Parajsë “e paligjshme” për milionerët: Një qytet sekret me roje të armatosura ku jetojnë vetëm rreth 200 njerëz

Dronët ukrainas sulmojnë uzinën ushtarake të mikroelektronikës në rajonin Oryol

Putin dhe vullnetarët me çaj dhe ëmbëlsira: presidenti rus vizitoi rajonin Kursk në kufirin me Ukrainën

VIDEO: Figura kryesore në Mexico City të vrarë në mes të ditës në rrugë. Vrasësi i kapur në kamera

Republikanja publikoi videon. “Ish-i fejuari im më filmoi lakuriq pa pëlqimin tim”

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Franko Burraj kualifikohet në garën e 100 metrave

Kosova Times Kosova Times August 3, 2024
Finlanda do të marrë sistemin izraelit të mbrojtjes raketore “David’s Sling” pas kërcënimeve të Patrushev
Hyri ilegalisht në Kosovë dhe rrahu një person, arrestohet shtetasi serb
Per shkak te party-ve humbi postin e kryeministres dhe martesën, tani ka një punë të re: Ja çfarë do të bëjë politikania më e bukur në botë
Fillon programi i specializuar i mjekësisë fetale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?