By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”
May 19, 2025
Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’
May 19, 2025
Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve
May 19, 2025
Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari
May 19, 2025
Ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim me patentë-shofer
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FIFA inicion edhe një procedurë disiplinore ndaj Serbisë, trajneri serb “nuk ka koment”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > FIFA inicion edhe një procedurë disiplinore ndaj Serbisë, trajneri serb “nuk ka koment”
Ballina 1Sport

FIFA inicion edhe një procedurë disiplinore ndaj Serbisë, trajneri serb “nuk ka koment”

Kosova Times
Last updated: 2022/12/05 at 5:25 PM
Kosova Times Published December 5, 2022
Share
SHARE

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) nisi procedura disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, nën dyshimet se kombëtarja serbe ka shkelur disa rregulla gjatë një ndeshjeje me kombëtaren e Zvicrës, në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit.

FIFA veproi në bazë të ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila tha se gjatë ndeshjes së zhvilluar më 2 dhjetor, janë dëgjuar “fyerje të rënda nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë” në drejtim të shqiptarëve dhe se janë vërejtur “veprime raciste nga tifozët serbë”.

Në kombëtaren e Zvicrës luajnë disa futbollistë me prejardhje nga Kosova, përfshirë kapitenin Granit Xhaka.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha për Radion Evropa e Lirë se “është mirë që FIFA është marrë me këtë punë dhe e ka marrë seriozisht”.

Trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviq-Piksi, tha se “nuk ka koment” për procedurat disiplinore që ka nisur FIFA.

Ai u pyet për to nga gazetarët në Beograd, pasi u kthye nga Katari, ku edhe po zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit.

Sipas njoftimit të FIFA-s, procedurat e nisura kundër Federatës së Futbollit të Serbisë lidhe me disa shkelje të mundshme, si: sjellje e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve, diskriminim dhe shkelje e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes.

Pas fitores së Zvicrës më 2 dhjetor, Serbia u shkualifikua nga kampionati, ndërsa Zvicra vazhdon garën tutje.

Gjatë lojës u vunë re disa përplasje fizike dhe verbale midis lojtarëve serbë dhe kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.

Përveç Xhakës, për Zvicrën luan edhe Xherdan Shaqirin me prejardhje nga Kosova dhe Ardon Jashari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

Çfarë parasheh Kodi Disiplinor i FIFA-s?

Sipas nenit 12 të Kodit Disiplinor të FIFA-s, lojtarët dhe zyrtarët mund të ndëshkohen me pezullim nga një ndeshje shkaku i sjelljes josportive, apo nga tri ndeshje për sulm fizik ndaj një lojtari apo personi tjetër.

Neni 13 thotë se kushdo që ofendon dinjitetin apo integritetin e një vendi, personi apo një grupi njerëzish përmes shprehjeve apo veprimeve diskriminuese ose nënçmuese, mund të ndëshkohet me “pezullim prej së paku dhjetë ndeshjeve ose për një periudhë specifike”.

Nëse tifozët kanë sjellje të tillë, federata përgjegjëse ndëshkohet me zhvillimin e një ndeshjeje me një numër të kufizuar të tifozëve dhe me gjobë prej së paku 20 mijë frangash.

Nëse një shkelje e tillë ka ndodhur edhe më parë, atëherë mund të merren vendime më të rënda – nga ulja e pikëve deri te përjashtimi prej garës së caktuar.

Sipas nenit 16 të Kodit Disiplinor të FIFA-s, federatat dhe klubet konsiderohen përgjegjëse për sjelljen e tifozëve të tyre.

Kur FIFA vendos të hapë një hetim, komisioni përkatës përcakton nëse ka pasur shkelje të Statutit të FIFA-s dhe të Kodit Disiplinor. Në rast shkeljeje, komisioni mund të shqiptojë gjoba. Afati i fundit për marrjen e një vendimi, në përgjithësi, nuk është i specifikuar.

Çfarë kërkoi FFK-ja?

Sipas FFK-së, slogane me mesazhe politike dhe raciste ndaj shqiptarëve u vunë re pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, më 2 dhjetor.

FFK-ja, në reagimin e saj, kërkoi që FIFA ta hetojë dhe sanksionojë Federatën serbe të Futbollit.

“Ekipe dhe tifozë me sjellje e filozofi të urrejtjes së njeriut për njeriun nuk do të duhej të kishin vend në ngjarje kaq të rëndësishme sportive, siç është Botërori ‘Katari 2022’”, tha FFK-ja.

Kjo është procedura e dytë disiplinore, brenda pak javësh, që FIFA inicion ndaj Serbisë.

Në nëntor, pas një ankese të FFK-së, FIFA hapi procedurë disiplinore për shkak të shfaqjes së një flamuri në zhveshtoren e përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

FIFA citoi një pjesë të Kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

Atëbotë, zyrtarët serbë e quajtën “hipokrizi” nisjen e masave disiplinore.

Kjo nuk është hera e parë që Zvicra dhe Serbia përballen në Kupën e Botës.

Më 2018, Zvicra e eliminoi nga gara Serbinë dhe ndeshja, po ashtu, u përshkua me tensione.

Atëbotë, Xhaka dhe Shaqiri festuan golat e tyre kundër Serbisë, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, që u pa si provokim nga lojtarët serbë. Për këto veprime, dy lojtarët e Zvicrës u dënuan me gjobë.

You Might Also Like

Kërcënohet me jetë presidentja, Kupina: Institucionet duhet të veprojnë

Prokuroria nis hetimet, u gjet një foshnjë në mbeturina në Prishtinë

Dështon edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë

Kosova Times December 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rrahje ne kalimin kufitar: Shtetasit e huaj rrahin brutalisht vendasit

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
KEK njofton se Blloku A4 do të ndalet: Kthehet në operim për 4-5 ditë
Parashikimi i motit për sot, temperatura shkon deri në 39 gradë
Osmani: Të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë
Pothuajse 50 persona u arrestuan në funeralet dhe ngjarjet në kujtim të Navalny
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?