By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”
May 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 maj 2025
May 12, 2025
Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë
May 11, 2025
Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte
May 11, 2025
Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë do të thotë për Kinën prania e trupave koreanoveriore në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë do të thotë për Kinën prania e trupave koreanoveriore në Rusi
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë do të thotë për Kinën prania e trupave koreanoveriore në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 2:38 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Pas shumë javësh lajme ballinash për vendimin e Phenianit për t’i dërguar mijëra trupa për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë, NATO-ja dhe Pentagoni thanë këtë javë se ushtarët koreanoveriorë janë në Kursk, rajonin rus të kontrolluar pjesërisht nga trupat ukrainase.

Ja pse kjo është e rëndësishme për Kinën:

Pentagoni tha se Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 10.000 trupa në Rusi për t’u stërvitur dhe pastaj për të luftuar në Ukrainë “brenda pak javësh”. Ndërkohë, shefi i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi pas një takimi me zyrtarët e lartë të inteligjencës së Koresë së Jugut se disa ushtarë ndodhen në Kursk.

Edhe Pentagoni tha se një numër ushtarësh ndodhen në Kursk tashmë.

“Thellimi i bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është kërcënim për sigurinë Indo-Paqësore dhe Euroatlantike”, tha Rutte për gazetarë në Bruksel më 28 tetor.

Ndërkohë, Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin kufizime të reja ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve amerikane, nëse Koreja e Veriut i bashkohet luftës së Rusisë.

Paraprakisht, zëdhënësi për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha javën e kaluar se, nëse trupat koreanoveriore “dërgohen për të luftuar kundër Ukrainës, ato do të jenë shënjestër e ligjshme”.

Zyrtarët e Koresë së Veriut nuk kanë komentuar ende lajmet për dërgimin e trupave, të cilat janë përmendur gjithashtu nga Kievi dhe Seuli, ndërsa Kremlini fillimisht i hodhi poshtë ato, por presidenti rus Vladimir Putin nuk e mohoi dërgimin e tyre kur u pyet në samitin e BRICS-ut javën e kaluar.

Pikëpamja nga Pekini

Lin Jian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, tha më 1 nëntor se zhvillimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është çështje e tyre so dy vende të pavarura.

“Koreja e Veriut dhe Rusia janë dy shtete të pavarura sovrane. Se si i zhvillojnë ato marrëdhëniet dypalëshe është çështje e tyre”, tha ai, sipas AFP-së.

Pekini ka qenë aleati më i rëndësishëm i Phenianit për një kohë të gjatë, duke i dhënë mbështetje tregtare, ushtarake dhe diplomatike Kim Jong Un-it.

Marrëveshja e vitit 1961 për bashkëpunim dhe mbështetje të përbashkët mes Kinës dhe Koresë së Veriut është traktati i vetëm për mbrojtjen që Kina ka nënshkruar me një vend tjetër.

Por, Pekini është edhe i zemëruar me Phenianin dhe paqëndrueshmërinë që sjell, posaçërisht me programin e saj bërthamor dhe me kërcënimet për ta shfarosur Korenë e Jugut.

Tani, Pheniani po e bën të njëjtën gjë duke sjellë paparashikueshmëri në Ukrainë, pasi dërgimi i trupave të saj atje rrezikon përshkallëzim të gjerë, i cili mund të zhvillohet edhe në Evropë, edhe në Azi.

Pse ka rëndësi?

Dërgimi i trupave koreanoveriore në luftën ruse nënkupton akt balancues për Kinën.

Derisa Kina po e mbështet Rusinë tërthorazi në luftën e saj në Ukrainë, përfshirja e Koresë së Veriut është diçka e paparashikueshme dhe disi kokëçarje strategjike për Pekinin.

Lidhjet më të ngushta të Koresë së Veriut me Moskën mund të nënkuptojë se ndikimi i Kinës mbi Phenianin të jetë më i vogël, ndërsa përfshirja e trupave koreanoveriore do ta forconte më tej partneritetin e Putinit me Kim Jong Un-in, i cili nënshkroi një marrëveshje me udhëheqësin rus në qershor.

Dërgimi i mijëra ushtarëve koreanoveriorë në luftën në Ukrainë mund gjithashtu të ndezë tensione gjeopolitike në Gadishullin Korean dhe në rajonin më të gjerë Indo-Paqësor, përfshirë Japoninë dhe Australinë.

Koreja e Jugut tha se po e shqyrton tani mundësinë e përmirësimit të mbështetjes për Ukrainën nga ndihma jovdekjeprurëse në mbështetje me armë mbrojtëse dhe mbase edhe sulmuese.

Asnjëra nga këto nuk është lajm i mirë për Pekinin. Kjo jo vetëm që e dobëson narrativin e tij se Kina është forcë paqësore krahasuar me Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu e minon argumentin e saj se vendet perëndimore duhet të qëndrojnë larg çështjeve të mbrojtjes aziatike, tani që rajoni Indo-Paqësor po përfshihet vetë në bisedat për sigurinë e Evropës.

Në listën e shqetësimeve të mundshme për Kinën është edhe pyetja se çfarë ka rënë dakord Moska të ofrojë në këmbim të trupave koreanoveriore.

Rusia mund të jetë pajtuar ta ndihmojë Korenë e Veriut t’i përmirësojë kapacitetet bërthamore, diçka që mund ta përshpejtojë garën e armatimit në rajon.

Por, disa analistë besojnë se Pekini mund të jetë duke e toleruar furnizimin e Rusisë me armë dhe të personelit nga Koreja e Veriut, për ta lehtësuar trysninë mbi Kinën që ajo t’i ofrojë vetë ndihmë ushtarake drejtpërdrejt Moskës.

Në këtë kontekst, Kina mund të jetë duke lëvizur në një terren shumë më të paqëndrueshëm, por ajo vazhdon t’i ketë frenat në dorë. Si Moska, ashtu edhe Pheniani do të vazhdojnë t’i japin prioritet lidhjeve të tyre me Pekinin para lidhjeve me njëra-tjetrën, dhe nëse Kina dëshiron vërtet t’i ndalë me forcë Korenë e Veriut dhe Rusinë në rrugën që kanë ndërmarrë, ajo ende ka peshë për ta bërë këtë. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”

Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?

Zelensky pranon bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë: Do ta pres Putinin më 15 maj në Turqi

Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll

Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë

TAGGED: #Kina, #Koreja e Veriut, #Rusia
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët vendosën një rekord për blerjen e prezervativëve pas kërkesës së Putinit për të lindur 8 fëmijë

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Si e shkatërroi Ukraina një digë për ta shpëtuar Kievin
BE i kërkon Kosovës, 10 muaj afat shtesë për regjistrimin e veturave serbe
Mesazhi skandaloz i Dodikut për gratë që shfaqën flamurin me zambakë: Nuk keni vend në Banja Lukë
Në Bjellorusi po çmontohen tre kampe stërvitore për të mobilizuarit nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?