By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lista Serbe nis fushatën me retorikë nxitëse, njohësit kërkojnë monitorim
September 14, 2025
Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin
September 14, 2025
Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve
September 14, 2025
Kurti: Malisheva ka nevojë për ndryshime V. Shala, N. Gjuzi|RTK Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale në Mirushë të Malishevës. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se Malisheva ka nevojë për ndryshime dhe zhvillim, duke ofruar mbështetje në transformimin e komunës. “Malisheva është trevë dhe tokë e njerëzve të ndershëm. Për shumë kohë ky përkushtim është shpërfillur, por tani është koha për ndryshime. Kjo komunë ka nevojë për transformim, e kjo do të vijë përmes qeverisjes qendrore dhe lokale, me Valon Hotin. Qeveria jonë ka investuar në këtë komunë dhe së bashku do të punojmë për zgjidhjen e problemeve me energji elektrike, me ujë të pijshëm, si dhe në fusha të tjera si arsimi dhe perspektiva për të rinjtë e kësaj komune”, ka thënë Kurti. Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Vetëvendosje, Valon Hoti, paraqiti programin dhe kandidatët që do të përfaqësojnë subjektin në zgjedhjet e 12 tetorit duke u zotuar për së ne mandatit e tij do të zgjidhet problemi me mungesë të energjisë dhe ujit në këtë komunë. “Jemi bërë bashkë për rrugëtimin drejt ndryshimit të madh që Malisheva e meriton. Ky është momenti ynë. Zotimi ynë është ujë i pijshëm 24 orë në ditë dhe energji e pandërprerë. Po ashtu, brenda gjysmës së mandatit tonë do të zgjidhim problemin e nënstacionit. Do të punojmë edhe për kanalizimet dhe kolektorin për trajtimin e ujërave të zeza”, premtoi Hoti. Në këtë aktivitet është prezantuar lista e kandidatëve të VV-së për Kuvendin Komunal. Ndërkohë më herët gjatë ditës Kurti së bashku me kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin, kanë vizituar disa banorë të lagjes Petrova në Prizren. Në këtë takim, Kurti tha se me qeverisjes e Vetëvendosjes nuk do të lihen anash asnjë lagje, qoftë në infrastrukturë apo në shërbime publike. Kurti po ashtu premtoi vazhdimin e projekteve me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike në secilën lagje.
September 14, 2025
Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritja e pagave, më e komplikuar seç duket
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Rritja e pagave, më e komplikuar seç duket
Ballina 1Lajme

Rritja e pagave, më e komplikuar seç duket

Kosova Times
Last updated: 2024/11/01 at 6:47 PM
Kosova Times Published November 1, 2024
Share
SHARE

Punonjësit e sektorit publik në Kosovë mund të marrin paga me rritje nga janari i vitit të ardhshëm, siç u premtoi kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Por, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe profesorët e ekonomisë tërheqin vërejtjen se kjo rritje nuk ka bazë ligjore dhe se është premtuar vetëm për “përfitime zgjedhore”.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), dhe Mejdi Bektashi, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, thonë se masa mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Dhe, nëse Kushtuesja konstaton se ka shkelje ligjore, vendimi shfuqizohet dhe pagat mbeten në nivelin aktual.

Sipas zotimit të Kurtit më 29 tetor, pagat do të rriten në dy faza – për 55 euro nga janari dhe për 55 euro të tjera nga korriku.

Cili ligj është shkelur?

Kurti tha se rritja e pagave do të bëhet me rritjen e nivelit të koeficientit për njësi, e jo të vetë koeficientit.

“Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, [niveli i] koeficientit do të rritet për 0.5 njësi, e pastaj nga korriku, 2025, edhe për 0.5 njësi të tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar do ta ketë 6.1, kurse në korrik 6.6”, tha Kurti.

Vlera e koeficientit, ndërkaq, do të mbetet sa është aktualisht – 110 euro.

Për të përcaktuar pagën, niveli i koeficientit shumëzohet me vlerën e tij.

Por, në nenin 42 të Ligjit për pagat e sektorit publik, ku caktohet edhe shuma financiare e koeficientit prej 110 eurosh, thuhet se “ndalohet çdo ndryshim në strukturën, komponentët apo nivelet e koeficienteve të pagave”.

Mund të rritet vlera financiare e koeficientit nga 110 euro e lartë, por ndalohen ndryshimet në nivelin e koeficienteve, që, sipas këtij ligji, janë nga 2 deri në 18.

“Nuk ka nevojë të jesh as ministër, as jurist, por qytetar i thjeshtë… dhe nëse lexon nenin 42, kupton mënyrën se si është propozuar rritja… Qeveria rindërton një strukturë të re, duke u ofruar koeficient shtesë koeficienteve aktuale”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

REL-i kontaktoi Zyrën për Informim të Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, për t’i pyetur rreth pretendimeve se rritja e pagave nuk ka bazë ligjore, por nuk mori përgjigje.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha në mbledhjen e Qeverisë më 30 tetor se në Projektligjin për buxhet është shtuar një dispozitë e re që e rregullon çështjen.

“[Dispozita] mundëson rritjen e koeficientit në tabelën e Ligjit të pagave, duke filluar nga janari për 0.5 njësi dhe nga korriku edhe për 0.5 njësi tjera, për të kompletuar rritjen për një njësi për të gjithë të punësuarit në sektorin publik”, tha Murati.

Në atë mbledhje të Qeverisë, ku foli ai, u miratua Projektligji për buxhetin për vitin 2025 – me vlerë prej 3.6 miliardë eurosh – i cili u dërgua për miratim në Kuvend.

Deputetët duhet ta miratojnë atë më së largu deri më 31 dhjetor, për të hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2025.

“Nëse Kuvendi e miraton këtë ligj me këtë dispozitë, është kundërligjore, pasi shkatërron strukturën, komponentët dhe nivelizimin e koeficienteve”, thotë Miftaraj.

“Kjo nuk do të thotë se pagat nuk do të dalin me rritje dhe në kohë. Por, mbetet te partitë politike opozitare, grupet që i përcakton Kushtetuta, se a do ta dërgojnë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese apo jo”, shton ai.

Partitë opozitare heshtin

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës – më të madhes në opozitë – nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se a do ta votojë PDK-ja Projektligjin për Buxhet dhe, nëse miratohet si i tillë, a do ta shqyrtojë mundësinë e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese.

Përgjigje të shkurtër në këto pyetje dha Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës:

“Ende nuk na ka ardhur [Projektligji për buxhet]. Kur të vijë, do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Në anën tjetër, Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ishte i gatshëm të prononcohej.

“Kurth” i Kurtit

Bektashi thotë se shkelja e nenit 42 të Ligjit të pagave për sektorin publik nga ana e kryeministrit Kurti, i ka futur në “kurth” partitë opozitare.

Sipas tij, këto parti janë të informuara për shkelje ligjore me rastin e rritjes së pagave, por në situatën para zgjedhjeve, e kanë të vështirë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Tri partitë opozitare nuk kanë dobi elektorale që ta kundërshtojnë rritjen e pagave, sepse do t’u kthehej si bumerang”, thotë Bektashi, por shton se kjo qasje, megjithatë, është e gabuar.

“Çdo parti opozitare, çdo individ, për çdo shkelje duhet të veprojë apo të ndërmarrë masa, në mënyrë që të mos përsëriten këto shkelje flagrante ligjore”, thotë Bektashi.

Për dërgimin e ndonjë ligji për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese ka dy mundësi, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

E para – dhjetë a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit, kanë të drejtë ta kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur.

E dyta – brenda gjashtë muajsh nga hyrja e ligjit në fuqi, 30 a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës mund ta dërgojnë atë në Gjykatë Kushtetuese.

Nëse masa për rritje pagash përfundon në Kushtetuese, Miftaraj thotë se ajo, brenda gjashtë muajsh, duhet ta vlerësojë ligjshmërinë e saj.

“Nëse Gjykata, pas disa muajsh, vlerëson se vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë shfuqizohet në kohën kur e merr ajo vendimin dhe pagat kthehen në shumën e mëparshme”, shpjegon Miftaraj, instituti i të cilit monitoron sistemin e drejtësisë në vend.

Sipas tij, mund të ndodhë edhe që Gjykata Kushtetuese të konstatojë që pagat të mbeten të njëjta, por t’i kërkojë Kuvendit që ta rrisë shumën monetare të koeficientit.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2023 ishte 730 euro, ndërsa neto rreth 630. Në sektorin privat, ndërkaq, është dukshëm më e vogël.

You Might Also Like

Protesta në Hagë, Gucati: Mos i gjykoni çlirimtarët si kriminelë

MASHTI: Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova

Fillon përgatitja për dimër, çmimet të larta e pagat të ulëta

Hoti për Osmanin: E la Kushtetutën dhe institucionet pa mbrojtje

Osmani dekoron shefin e KFOR-it me Medalje Presidenciale Ushtarake

TAGGED: #Pagat, #Rritja
Kosova Times November 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Kosova Times Kosova Times November 15, 2024
Iniciohet procedurë disiplinore kundër Bylbyl Sokolit
Kompany: Në Munich do të qëndrojnë vetëm lojtarët e uritur për trofe
Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë
Largimi i Bidenit: Kosovarët shpresojnë në vazhdimin e përkrahjes amerikane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?