By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Buxheti i vitit 2025, LVV thotë se i ka votat, LDK e AAK kundër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Buxheti i vitit 2025, LVV thotë se i ka votat, LDK e AAK kundër
Ballina 1Lajme

Buxheti i vitit 2025, LVV thotë se i ka votat, LDK e AAK kundër

Kosova Times
Last updated: 2024/11/04 at 2:07 PM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të hënën të mbahet seancë e re. Në këtë seancë në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë, shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit të vitit 2025. Pozita thekson se i ka votat për buxhet, kurse LDK dhe AAK thanë se nuk e votojnë atë.

Shefja e Grupit Parlamentar i LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se LVV i ka votat për miratimin e buxhetit të vitit 2025.

“Nuk është asgjë e re. Të gjitha miratimet që kanë ndodhur në këtë legjislaturë, opozita nuk ka marrë pjesë. Ne, po, i kemi numrat”, tha Kusari-Lila.

Partitë opozitare LDK e AAK thanë se nuk do ta votojnë këtë buxhet. Nga PDK nuk pati deklarime për media.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se nuk do ta votojnë buxhetin, ngase, sipas tij, ka probleme serioze.

“Jo ne nuk e votojmë. Do të japim propozimet tona dhe nëse ato do të merren në konsideratë e shohim si mundësi. Ky buxhet i ka edhe dy probleme serioze.  E para ndryshim ndërhyrja e buxhetit të shtetit në ligjin për paga të sektorit publik”, tha Gashi

Edhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nuk do ta votojnë buxhetin e vitit të ardhshëm, të cilin e ka cilësuar si varrosje e shpresës së 80 mijë njerëzve.

“Ne nuk e votojmë këtë buxhet. Ky buxhet është letërnjoftimi i kësaj qeverie që i ka mbajtur pezull për katër vite fillimisht me ligjin për paga e pastaj me koeficientin. Bie ndesh me të gjitha kriteret qe ne synojmë ti përmbushim”, tha Tahiri.

Në deklarimet për media, përfaqësuesit politikë kanë folur edhe për dialogun.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Kusari-Lila tha se Qeveria është dakorduar për marrëveshjet e Ohrit dhe Brukselit.

Duke folur për asociacionin, Arben Gashi tha se nuk do të lëshohet në komente, meqë, siç u shpreh ai, nuk e ka parë reagimin e BE-së.

“Nuk e kam parë reagimin e BE-së, andaj nuk do të lëshohem në komente”, deklaroi Gashi. Megjithatë ai tha se qeveria aktuale e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit të cilat, sipas tij, janë antikushtetuese.

Kurse , Besnik Tahiri tha se BE-ja duhet t’i heq sanksionet ndaj Kosovës.

“Çështja e parë është që BE-ja të largojë sanksionet. Nuk ka logjikë që ne të kemi sanksione e Serbia pas Banjskës, pa sanksione”, deklaroi Tahiri.

Sa i përket Asociacionit, Tahiri tha se qeveria e ka pranuar atë.

You Might Also Like

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Heqja e masave nga BE ndaj Kosovës, Kurti e mirëpret vendimin

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Komunitetit për Energji

KQZ: 88% e fletëvotime janë dorëzuar te votuesit jashtë Kosovës

BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026-ës

TAGGED: #Buxheti 2025, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Rajon / Botë

Fitorja e Trumpit është duke u përgëzuar nga liderë prej të gjitha anëve të botës Ja disa:

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
VIDEO Stuhi në Austri: Pjesë të Vjenës nën ujë, një grua përfundoi nën autobus…
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
Komunat pa investime kapitale, bizneset pa punë
Krasniqi: Gjermania është ndër partnerët kryesorë të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?