By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Patriarku Kirill pret Tamara Vuçiçin: mbështetje dhe lutje për Presidentin serb
October 8, 2025
Vargjet e këngëve të Halidit jehonin në të gjithë Skenderijën
October 8, 2025
Osmani: Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s
October 8, 2025
Spanja shkatërron një rrjet të madh kontrabande kokaine, sekuestron 10 ton drogë
October 8, 2025
Në Tiranë mbahet konferenca e NATO për mbrojtjen kibernetike
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja ndien lehtësim pas rezultatit të zgjedhjeve në Moldavi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE-ja ndien lehtësim pas rezultatit të zgjedhjeve në Moldavi
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja ndien lehtësim pas rezultatit të zgjedhjeve në Moldavi

Kosova Times
Last updated: 2024/11/04 at 4:50 PM
Kosova Times Published November 4, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët në Bruksel u zgjuan me një ndjenjë lehtësimi mëngjesin e së hënës, pasi presidentja proevropiane e Moldavisë, Maia Sandu, u rizgjodh në krye të këtij vendi.

Në balotazhin e ngushtë presidencial më 4 nëntor, ajo siguroi 55 për qind të votave. Kundërshtari i saj prorus, Alexandr Stoianoglo, mori 45 për qind.

Përndryshe, kjo ishte një vjeshtë e rëndë për bllokun evropian, pasi partitë populiste – skeptike ndaj BE-së – fituan zgjedhjet parlamentare në Austri dhe dolën jashtëzakonisht mirë në tri lande të Gjermanisë lindore.

Pastaj, javën e kaluar, ishte Gjeorgjia – vend kandidat për anëtarësim në BE që nga dhjetori i vitit 2023 – ku Partia Ëndrra Gjeorgjiane, gjithnjë e më autoritare, përfundoi me lehtësi e para në zgjedhjet parlamentare, që u përshkuan me shumë parregullsi. Kjo është një çështje ndaj së cilës Brukseli nuk është ende i sigurt se si do të reagojë.

Të gjitha këto rezultate i shkaktuan BE-së një ankth të vërtetë, duke u pyetur: a po zbehet fuqia e saj tërheqëse dhe çfarë është duke bërë gabim? E, mbase më e rëndësishmja, a po mundet nga Rusia në lagjen e tyre të përbashkët?

Moldavisë iu dha statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2022, me shpresën se negociatat e pranimit do të fillojnë në vitin 2025.

Kohëve të fundit, BE-ja ishte jashtëzakonisht aktive në Moldavi. Që nga viti 2022, ajo i dha asaj 2.2 miliardë euro, ndërsa pak para zgjedhjeve u angazhua edhe për 1.8 miliard.

Oligarkët prorusë, si Ilan Shor dhe Vlad Plahotniuc, të cilët përçanë jashtëzakonisht shumë politikën moldave, u sanksionuan nga BE-ja, ndërsa dhjetëra udhëheqës dhe ministra evropianë vizituan Kishinjevin gjatë verës, për të shprehur mbështetje për presidenten Sandu.

Për Brukselin, kjo tregon përkushtimin e tij ndaj Moldavisë, por edhe shqetësimin e tij për të, marrë parasysh se vendi është thellësisht i ndarë në kampe proevropiane dhe proruse.

Rezultati i ngushtë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë dhe, gjithashtu, fitorja e ngushtë e kampit që votoi me “po” në referendumin për anëtarësim në BE, që u mbajt në të njëjtën ditë, i ndezën kambanat e alarmit në Bruksel.

Tani, vëmendja e BE-së do të kthehet te zgjedhjet parlamentare të Moldavisë që do të zhvillohen në verën e vitit 2025.

Gjatë mandatit të dytë të Sandusë, Moldavia ka shumë të ngjarë t’i afrohet anëtarësimit në BE, por do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë për Qeverinë për t’ua demonstruar qytetarëve përfitimet nga anëtarësimi në bllok.

Vendet e Ballkanit Perëndimor për shembull, si Maqedonia e Veriut dhe Serbia, janë kandidate për vite me radhë, por ende nuk kanë dalë nga dhoma e pritjes.

Për më tepër, BE-ja ka tani edhe sfida të tjera: një administratë të re në SHBA, luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe gjakderdhjen e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Me shumë mundësi, BE-ja do të ndajë më shumë para për Moldavinë, por a do të mund t’i bëjë konkurrencë Rusisë, sidomos pas dyshimeve se Kremlini është duke blerë vota?!

“Ne, si evropianë, përpiqemi t’i blejmë zemrat e moldavëve me fjalë, por rusët i blejnë mendjet e moldavëve me para”, tha një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti.

Vetë paaftësia e BE-së për t’i promovuar në mënyrë efektive avantazhet e lidhjeve më të ngushta me Brukselin, duhet fajësuar për këtë. Disa vëzhgues theksojnë nevojën që vendet e BE-së të kenë një prani më të madhe në Moldavi, me më shumë diplomatë dhe zyrtarë.

Ekziston, gjithashtu, nevoja që Qeveria moldave të bëjë gjëra me rëndësi për qytetarët e zakonshëm, sidomos reforma në drejtësi, të cilat, sipas një vlerësimi të fundit të BE-së, kanë nevojë për përmirësim.

Sandu, e cila ka punuar për Bankën Botërore, është padyshim e njohur dhe e respektuar në Bruksel, dhe kjo e ndihmon shumë reputacionin e Moldavisë jashtë vendit.

Por, kjo mund edhe të mos mjaftojë, sidomos për faktin se ajo shihet si një “presidente e diasporës”, për shkak të mbështetjes së madhe që ka nga emigrantët moldavë.

Marrë parasysh fuqinë në rënie të BE-së dhe kërcënimin që paraqet ndërhyrja ruse, beteja e ardhshme ka të ngjarë të zhvillohet në frontin e brendshëm. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Patriarku Kirill pret Tamara Vuçiçin: mbështetje dhe lutje për Presidentin serb

Vargjet e këngëve të Halidit jehonin në të gjithë Skenderijën

Spanja shkatërron një rrjet të madh kontrabande kokaine, sekuestron 10 ton drogë

Rusët menduan se koha ishte në anën e tyre, por gabohen

Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan për të hequr gradualisht gazin rus deri në vitin 2028. Nëse miratohet, Hungaria dhe Sllovakia do të duhet të zbatojnë këtë plan

TAGGED: #Maia Sandu, #Ursula von der Leyen
Kosova Times November 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 3 gusht 2025

Kosova Times Kosova Times August 3, 2025
Video me Putinin “nga zona NVO” është filmuar në Rostov-on-Don
Çfarë fshihet pas veturës së djegur që përdorej nga Artan Grubi
Punësim nëpërmjet shtetit, funksionon në çdo komunë
Rritet në gjashtë numri i të vdekurve nga vërshimet në Slloveni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?