By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme të qëndrueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme të qëndrueshme
Ballina 1Lajme

Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme të qëndrueshme

Kosova Times
Last updated: 2024/11/05 at 10:40 PM
Kosova Times Published November 5, 2024
Share
SHARE

HELVETAS Swiss Intercooperation organizoi “Konferencën e Gjeneratës së Gjelbër: Shkathtësitë, Karriera dhe Inovacioni”, duke mbledhur së bashku palët kryesore të interesit nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe Evropa, për të shtyrë përpara përpjekjet bashkëpunuese në përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër.

Kjo ngjarje siguroi një platformë dinamike për të eksploruar strategjitë për përafrimin e praktikave të arsimit, inovacionit dhe sektorit privat me objektiva të qëndrueshme, duke theksuar perspektivat e rinisë dhe adresimin e sfidave rajonale për avancimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.

Matthias Herr, Drejtor Rajonal i Helvetas për Evropën Lindore, theksoi nevojën për veprim përtej dialogut, duke u shprehur se: “Konferenca e sotme nuk është vetëm për të diskutuar por ka të bëjë me veprimin. Fokusi ynë është në përgatitjen e të rinjve me aftësi dhe njohuri për ekonominë e gjelbër – një ekonomi që nuk ka të bëjë me punën e përditshme, por me hapjen e shtigjeve të reja dhe të qëndrueshme. Pra, kur flasim për tranzicionin e gjelbër, ne duam të lëvizim përtej sukseseve të izoluara dhe të eksplorojmë se çfarë vërtetë kërkohet për të nxitur ndryshime transformuese”.

Jean-Philippe Hagmann, ekspert i njohur për inovacionin radikal nga Zvicra, theksoi domosdoshmërinë e përqafimit të ndryshimit në fjalimin e tij kryesor me temën “Si mund t’i japim vetes një shtytje drejt një të ardhmeje më të mirë”. Ai adresoi pyetje kritike rreth rolit të inovacionit radikal në tranzicionin e gjelbër. “Një nga pengesat më të mëdha për një tranzicion të gjelbër është mbërthimi ynë pas përvojave dhe njohurive nga e kaluara. Ne duhet të mësojmë se si t’i harrojmë ato”, theksoi ai.

Ummuhan Bardak, eksperte për zhvillim të kapitalit njerëzor pranë Fondacionit Evropian për Trajnim nënvizoi gjatë fjalimit të saj kryesor rolin kritik të shkathtësive dhe kompetencave të gjelbra gjatë përgatitjes së të rinjve për të ardhmen. “Duhet të kemi parasysh që të rinjtë kanë interesim më të lartë në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, sepse janë këta breza të rinj që do të jetojnë dhe do të përballen me pasojat e tranzicionit binjak në të ardhmen. Ata do të jenë ata që do të duhet të punojnë në punë që nuk ekzistojnë sot, e që do të duhet të ndryshojnë më shpesh punë dhe të kenë nevojë më shpesh për rikualifikim dhe ngritje të aftësive ndërmjet vendeve të punës. Ata gjithashtu mund të kontribuojnë më së shumti në tranzicionin ekologjik për një periudhë më të gjatë kohore”, tha ajo.

Në panelin e parë, ekspertët nga Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutuan mbi rëndësinë e pjesëmarrjes publike dhe angazhimit të të rinjve në shtyrjen përpara të tranzicionit të gjelbër. Paneli shtjelloi strategjitë efektive për transformimin e ndërgjegjësimit në veprim dhe rritjen e kërkesës sociale për praktika të qëndrueshme, duke theksuar fuqinë e informacionit dhe komunikimit për mobilizimin e komuniteteve.

Në panelin e dytë, udhëheqësit e sektorit privat nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Sllovenia dhe Suedia diskutuan lidhur me ndikimin e ndryshimeve të vazhdueshme në tregjet e punës dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë, duke theksuar praktikat inovative dhe iniciativat e përgjegjësisë korporative, që kontribuojnë në një të ardhme të qëndrueshme. Nëpërmjet diskutimeve interaktive, panelistët shtjelluan çështjen se si sektori privat mund të luajë rol kryesor në krijimin e vendeve të gjelbra dhe nxitjen e inovacionit sipërmarrës.

Gjatë konferencës, ekspertë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor morën pjesë në tri sesione kryesore, të fokusuara në aspektet kyçe të tranzicionit të gjelbër. Në sesionin e parë, pjesëmarrësit shtjelluan strategji novatore për integrimin e aftësive të gjelbra në kornizat arsimore. Në sesionin e dytë u shqyrtua se si orientimi efektiv në karrierë mund të lehtësojë hyrjen e të rinjve në tregun e gjelbër të punës. Në sesionin e tretë, panelistët diskutuan potencialin e Start-Up(-eve) për të krijuar mundësi punësimi dhe për të nxitur praktika të qëndrueshme. Së bashku, këto sesione theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe inovacionit në përgatitjen e të rinjve për një të ardhme të qëndrueshme.

You Might Also Like

Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë

Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

TAGGED: #HELVETAS Swiss Intercooperation
Kosova Times November 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA akuzoi Rusinë për zhvillimin e një sateliti me ngarkesë bërthamore

Kosova Times Kosova Times April 25, 2024
Mbrojtja e Shalës do ta dorëzojë dosjen e apelit deri më 25 nëntor
Hamasi njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim
Njëmbëdhjetë persona humbën jetën nga shembja e çatisë së gjimnazit në një shkollë në Kinë
Bëni pate shtëpie me mish pule: E përkryer për çdo rast
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?