By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!
October 10, 2025
‘Kosova ka ekip më të mirë, duhet të fitojmë ndaj Sllovenisë’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhjetë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të policisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dhjetë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të policisë
Lajme

Dhjetë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të policisë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/06 at 12:15 PM
Kosova Times Published November 6, 2024
Share
SHARE

Dhjetë raste të dhunës në familje i ka raportuar policia në 24 orët e fundit, e ku pesë prej tyre kanë ndodhur vetëm në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit policor në Prishtinë është arrestuar e dërguar në mbajtje i dyshuari pasi që kishte sulmuar bashkëshorten, e cila si shkak i dhunës ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Bashkëshorten e sulmoi edhe një tjetër i dyshuar në Prishtinë që gjithashtu përfundoi në pranga të policisë. Sipas njoftimit, viktima shtetase e Arabisë Saudite ka pranuar tretman mjekësor e i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Dhunë nga bashkëshorti pati edhe një grua në Fushë Kosovë, për çka pranoi edhe tretman mjekësor.  Madje sipas policisë i dyshuari që thuhet se u fjalosë edhe me familjarët e bashkëshortes ka shtënë edhe me armë zjarri, e që më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 milimetërsh. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i sulmit është regjistruar në Prishtinë, ku viktima është sulmuar nga vëllai i saj. Thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa rasti shkon me procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ndërsa, përmes një raporti shtesë policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar dhe pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje, derisa rasti ka të bëjë me një denoncim të datës 2 të këtij muaji për dhunë në familje.

Ndërkohë, në Shtërpcë është arrestuar e dërguar në mbajtje i dyshuari i cili u raportua nga bashkëshortja e tij se ka thyer urdhrin e gjykatës.

Në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Por, në mbajtje është dërguar një burrë në Gjakovë që dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.

Njëjtë prapa grilave përfundoi edhe i dyshuari në Malishevë që sipas raportit u arrestua nën dyshimin se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ndërkohë, po në Malishevë viktima ka raportuar në polici ish-bashkëshortin e saj për kërcënim përmes rrjeteve sociale. Prokurori është i njoftuar tashmë për këtë rast  për të cilin po vazhdojnë hetimet.

You Might Also Like

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Mbrojtja e mjedisit prioritet i Prokurorisë Themelore në Pejë

Lirohet Nezir Mehmetaj

TAGGED: #24 orë, #Dhjetë raste, #Dhunë ë familje
Kosova Times November 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shënohet rritje e ndjeshme e numrit të gazetarëve të vrarë

Kosova Times Kosova Times December 8, 2023
Kurti priti në takim lamtumirës drejtorin e FES-it, René Schlee
Forcat e Armatosura të Ukrainës në rajonin e Kurskut kapën rekrutët rusë
Horoskopi ditor për 28 qershorin
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?