By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Njohësit e ekonomisë: Kosova ka nevojë për një buxhet më të madh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Njohësit e ekonomisë: Kosova ka nevojë për një buxhet më të madh
Ballina 1Lajme

Njohësit e ekonomisë: Kosova ka nevojë për një buxhet më të madh

Kosova Times
Last updated: 2024/11/06 at 1:24 PM
Kosova Times Published November 6, 2024
Share
SHARE

Për njohësit e ekonomisë në vend, buxheti i vitit 2025, është më i madhi ndonjëherë. Megjithëkëtë, ata konsiderojnë se ky buxhet nuk është i mjaftueshëm dhe kanë kërkuar që mjetet e parapara për investime kapitale të shpenzohen. Sipas tyre, kjo do të ndikonte në rritje ekonomike.

Për të pasur rritje ekonomike duhet të shpenzohen mjetet e parapara për shpenzime kapitale. Buxheti i prezantuar nga qeveria, 3.6 miliardë, nuk është i mjaftueshëm për Kosovën. Kështu i ka thënë Radio Kosovës, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

“Kosova ka nevojë për një buxhet sa më të madh që është e mundur. Ne jemi dëshmitarë që buxheti po rritet çdo vit, mirëpo kërkesa jonë është drejtuar që të rriten sa më shumë shpenzimet kapitale dhe të shpenzohet ato. Këtë vit kanë qenë 800 milionë të parapara për investime, mirëpo, janë shpenzuar vetëm 360 milionë. Shuma është ekstrem e vogël dhe kjo është një prej arsyeve se pse nuk ka pasur rritje ekonomike më të lartë se sa ajo që do të shkojë deri në fund të vitit, përafërsisht 4 e deri në 4.1%”, ka thënë Rafuna.

E ekonomisti Ismet Mulaj, konsideron se ky buxhet prej 3.6 miliardë euro për vitin 2025 është realisht buxheti më i madh i të gjitha qeverive. Ai konsideron se edhe planifikimi i shpenzimeve qëndron mirë sivjet.

“Është buxheti më i madh që kanë krijuar ndonjëherë qeveritë në Kosovë si dhe ndarja e buxhetit është proporcionale ashtu siç janë parametrat që sugjerojnë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Pra, planifikimi i buxhetit është sipas standardeve por ekzekutimi edhe këtë vit edhe vitet e kaluara ka qenë jo i duhur, jo profesional, dhe jo në harmoni me kërkesat apo planifikimet që ka pasur Ligji për Buxhetin”, tha Mulaj.

Ndërsa Mulaj tha se ky buxhet i realizon disa nga pritshmëritë e qytetarëve, duke shpresuar se me krijimin e klimës për investime të huaja, do të ketë rritje edhe më shumë të buxhetit sepse sipas tij, Kosovës i duhet një rritje ekonomike deri në 8% e jo një e tillë prej 3.8 apo 4%.

Për investime kapitale qeveria ka paraparë 930 milionë euro. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri në fund të vitit që ta miratojnë këtë buxhet të vitit 2025.

You Might Also Like

Ismaili: BQK për dy vite kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës

Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti fton në takim krerët e partive

Prodhimet vendore shpesh më të shtrenjta se ato të importit

TAGGED: #Buxheti, #Kosova
Kosova Times November 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ballkani barazon edhe me Ferizajn

Kosova Times Kosova Times March 19, 2023
Banorët e Floridës ikin masivisht nga një uragan i fuqishëm. “Ata mund të vdesin”
Macron njofton një investim prej 109 milionë eurosh në zhvillimin e inteligjencës artificiale
Bloomberg: Perëndimi është i zhgënjyer nga plani i Zelensky dhe po mendon për negociatat me Putinin
RrGK-ja mban Kuvendin e 20, Resmije Rrahmani nderohet me çmimin “Sevdije Ahmeti”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?