By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Afrim Hoti: Zgjedhja e Trumpit, mundësi e re për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Afrim Hoti: Zgjedhja e Trumpit, mundësi e re për Kosovën
Ballina 1Lajme

Afrim Hoti: Zgjedhja e Trumpit, mundësi e re për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/11/06 at 3:51 PM
Kosova Times Published November 6, 2024
Share
SHARE

Zgjedhja e Donald Trumpit president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është mundësi pozitive për Kosovën dhe rajonin, pasi do të sjellë një energji të re, thotë Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se Kosova ka pasur historikisht marrëdhënie të forta me të dyja administratat amerikane, kështu që qasja e presidentit Trump ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hoti, si e komentoni zgjedhjen e Donald Trumpit si president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Afrim Hoti: Po, mendoj se është lajm i mirë për Kosovën, por edhe për komunitetin ndërkombëtar, në përgjithësi, sepse fundja, para së gjithash, ky është vullnet i shprehur lirshëm i qytetarëve amerikanë.

Rrjedha e deritashme, respektivisht Qeveria (Joe) Biden si duket nuk ka qenë në nivelin e energjisë që i duhet një shteti të fuqishëm siç është ShBA-ja dhe domosdo mendoj se ka pasur nevojë për një ridinamizim të proceseve dhe për një ridimensionim të raportit të ShBA-së me vendet e tjera.

Dhe, dua të besoj që ky është një moment shumë i mirë, jo vetëm për amerikanët, por për mbarë botën.

Radio Evropa e Lirë: Si i parashikoni raportet e administratës Trump me shtetin e Kosovës?

Afrim Hoti: Unë dua të besoj se kushdo që udhëheq me institucionet e Kosovës, duhet të jetë i vetëdijshëm, se ka pak rëndësi fakti se kush udhëheq me Shtëpinë e Bardhë. Pra, cila administratë udhëheq ShBA-në, sepse si me njërën, ashtu edhe me tjetrën, institucionet tona kanë pasur raporte të ngushta.

Madje, edhe vetë ecja e Kosovës ka qenë ngushtë e lidhur me këto administrata. Nëse e shohim nga perspektiva historike, duhet të kemi parasysh faktin se republikanët paraqesin atë trashëgiminë e filluar nga presidenti (Ronald) Regan, po ashtu që është përshkruar me lajme historikisht pozitive për Kosovën, duke filluar nga George Bushi i vjetër, Georg Bushi i riu. Pastaj Trumpi në kohën kur Kosova e kishte themeluar ushtrinë e vet etj.

Dhe, mbi këtë bazë, unë dua të besoj se administrata e re, Trump, do të sjellë energji të reja, do të ridinamizojë procesin dhe nuk kam asnjë dilemë – që jo vetëm Kosovën, por gjithë Ballkanin do ta drejtojë nga evropianizimi ekonomik i tij.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hoti, liderët e Kosovës e kanë uruar Trumpin për fitore në zgjedhjet presidenciale. Madje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “mezi pret të punojë së bashku me të për përparim dhe paqe”. Si mund të jetë ky bashkëpunim?

Afrim Hoti: Lajmi i parë i mirë është fakti se liderët institucionalë dhe ata opozitarë kanë uruar për zgjedhjet në ShBA. Lajmi i dytë i mirë është fakti që edhe kryeministri Albin Kurti, sikurse liderët e tjerë – pavarësisht nëse janë pozitë apo opozitë – e kanë kuptuar dhe duhet edhe më tej ta të kuptojnë faktin jo vetëm që duhet të mbahen raporte të ngushta dhe të funksionojnë me ta, por duhet të jepet energji shumë më e fuqishme në kuptimin e lobimit për t’i dhënë Kosovës pozitën që vërtet e meriton në administratën amerikane.

Këtu duhet të kem parasysh faktin që ka disa vite, nuk po flas këtu vetëm për udhëheqjen e kryeministrit Kurti, por edhe të viteve më parë, që në njëfarë forme është zbehur lobimi dhe raporti i ngushtë i kosovarëve me amerikanët, duke e marrë raportin Kosovë- Amerikë si të mirëqenë. E, që në fakt, nuk është i tillë, sepse raportet kanë ndryshuar, madje skajshëm.

Neve, si duket na është ndalur ora në vitet e mëparshme, dhe po mendojmë se ShBA-ja udhëhiqet nga (Madeleine) Albright dhe (Bill) Clinton etj.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë serbët janë në ofensivë, ata po lobojnë me të madhe. Përfundimisht, institucionet tona duhet të jenë të vetëdijshme për këto veprime dhe ta ripozicionojnë vendin karshi ShBA-së.

You Might Also Like

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Kurti priti ambasadorin turk, diskutuan bashkëpunimin në siguri dhe ekonomi

Fjalët përmbyllëse në gjyqin e Thaçit e të tjerëve nisin më 9 shkurt

Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për rolin e mërgatës

Ambasada Britanike mirëpret vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

TAGGED: #Afrim Hoti, #Donald Trump
Kosova Times November 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Eksperti alarmon per bio-luftën apokaliptike me ‘dronë insektesh’ të ngarkuar me viruse

Kosova Times Kosova Times March 9, 2023
Borrell: 21 nëntori nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat
Kurti takon përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, kërkoi shtim të sigurisë në kufi me Serbinë
Lajçak pas takimit: Po punojmë për takimin brenda javësh Kurti- Vuçiq
Takohen familjarët e Adem Demaçit e Ibrahim Rugovës, dëshmohet bashkëveprimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?