By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sanksionon një individ dhe një kompani të lidhur me familjen e Dodikut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja sanksionon një individ dhe një kompani të lidhur me familjen e Dodikut
Rajon / Botë

ShBA-ja sanksionon një individ dhe një kompani të lidhur me familjen e Dodikut

Kosova Times
Last updated: 2024/11/06 at 8:44 PM
Kosova Times Published November 6, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një individi dhe një kompanie në Bosnjë e Hercegovinë, duke i akuzuar se e mbështesin një rrjet të korrupsionit në Bosnjë e Hercegovinë, i cili është duke bërë përpjekje për t’i shmangur sanksionet amerikane.

Zyra amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) tha se ky rrjet është drejtpërdrejt i lidhur me të sanksionuarin Igor Dodik, djalin e Millorad Dodikut, presidentit të sanksionuar të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska (RS).

Njoftimi për sanksione vjen në ditën kur Millorad Dodik e uroi presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për t’i vënë në pah përpjekjet e Dodikut dhe familjes së tij për t’i ruajtur rrjetet e tyre të korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Sanksionet e reja përfshijnë Vladimir Perishiq dhe kompaninë “Elpring doo Laktaši”.

OFAC tha se Dodiku për vite të tëra e ka përdorur pozitën e tij zyrtare për të mbledhur pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe me të birin, Igor.

“Ky korrupsion ka kontribuar në minimin e besimit të publikut në institucionet shtetërore të Bosnjës dhe në sundim të ligjit”, tha OFAC.

“Presidenti i RS-së, Millorad Dodik, bashkëpunëtorët e tij, dhe mundësuesit e tij, vazhdojnë t’i përdorin pozitat e tyre të privilegjuara, për ta çrrënjosur besimin e publikut në kornizat rajonale të paqes dhe në institucione që kanë sjellë stabilitet dhe siguri në Bosnje e Hercegovinë”, tha ushtruesi i detyrës së nënsekretarit të Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Bradley T. Smith.

Pas sanksionimit të kompanisë “Kaldera” më 18 qershor 2024, Igor Dodik urdhëroi Millenko Qiçiq, i cili më parë ishte në listën e të sanksionuarve, ta themelonte firmën “Elpring doo Laktaši”, e cila do të shërbente si zëvendësim për “Kaldera”.

Me miratimin e Igorit, Qiçiq e themeloi firmën “Elpring” dhe koordinoi transferimin e të gjitha aseteve dhe operacioneve të kompanisë “Kaldera”, duke përfshirë punonjësit e saj.

Më 18 qershor, pesë kompani të lidhura me familjen e Dodikut u përfshinë në listën e zezë të ShBA-së.

Shtetet e Bashkuara e vendosën Millorad Dodikun në listën e sanksioneve më 5 janar 2022, sepse ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, mori pjesë në shkeljen, ose pengimin, apo kërcënonte zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive.

Dodik ishte sanksionuar më parë më 17 korrik 2017, për pengim ose kërcënim për pengim të Marrëveshjes së Dejtonit.

You Might Also Like

Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!

Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.

Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë

Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm

Rusia po kryen sabotim në Evropë me taktika nga vitet ’70. “Frika e përshkallëzimit po rritet”

TAGGED: #Milorad Dodik, #Sanskione, #ShBA
Kosova Times November 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtria izraelite thotë se po e “zgjeron aktivitetin” në Gazë

Kosova Times Kosova Times October 27, 2023
Gërvalla: Arbëreshët, model i ruajtjes së gjuhës, traditës dhe identitetit
Artiljerët ukrainas në pritje të predhave amerikane për “armën më të mirë”
BQK: Norma mesatare e inflacionit në 2023, pritet të bie në 6.2 përqind
Distria Krasniqi: Synoj podiumin, ngjyra e medaljes s`ka rëndësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?