By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Andoni: Trump i hapur për vazhdimin e marrëveshjes së arritur në Uashington
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Andoni: Trump i hapur për vazhdimin e marrëveshjes së arritur në Uashington
Ballina 1Lajme

Andoni: Trump i hapur për vazhdimin e marrëveshjes së arritur në Uashington

Kosova Times
Last updated: 2024/11/08 at 8:04 AM
Kosova Times Published November 7, 2024
Share
SHARE

Ben Andoni, analist politik, duke folur në “Lajmet e Fundit”, në RTK për ndikimin e që mund të ketë presidenti Trump në Ballkan dhe më gjerë, tha se SHBA po përballet me sfida të shumta që vështirë se mund t’i zgjidhë brenda një mandati e lëre më brenda 24 orëve. Ai theksoi se Trump do të jetë më i hapur për të vazhduar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.

“Çfarëdo që të thuhet dhe cilido të jetë lidershipi i Kosovës, besoj se shteti amerikan ka një lloj kontrolli moral mbi Kosovën. E para, sepse është një lloj përgjegjësie e brezave të politikanëve që kanë krijuar një shtet mu në qendër të Evropës dhe është krijesa e tyre, por nga ana tjetër është një lloj përballje shumë e madhe për një lloj ekuilibrimi të Serbisë dhe të fuqive të tjera. I vetmi element që mungon në këtë ekuacion është qeverisja e Kosovës. Nëse Kurti do të përdor gjuhën që përdori ndaj Blinkenit dhe me zëvendësuesin e tije, mendoj se Kurti ka nxjerrë mësime dhe do të jetë i kujdesshëm me Trumpin”, tha Andoni.

Ai më tej theksoi se Trump do të jetë më i hapur për të vazhduar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet ish-kryeministrit Hoti dhe me presidentin serb, Vuçiq, të arritur më 2020, sesa të merret me dialogun dhe me planin franko-gjerman.

Sa  i përket politikës së jashtme amerikane, Andoni ka vlerësuar se premtimet e Trump-it për këtë çështje marrin kohë dhe në këtë stad që është SHBA-ja, këtë çështje nuk mund të zgjidhen brenda një mandati.

“Me forcimin e Kinës, më pak i Rusisë prej luftës dhe rritja e vendeve të zhvilluara sjellin shumë probleme për shtetin amerikan”, ka thënë Andoni.

Ai nënvizoi se SHBA tani po përballet me sfidat që janë jashtë mundësive të saj, teksa përmendi situatën në Gaza, pastaj luftën Rusi-Ukrainë, por edhe çështje të tjera në Azinë e largët, që vështirë se mund t’i përmbyllë të gjitha këto çështje jo brenda 24 orëve por as brenda një mandati.

You Might Also Like

KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin

ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje

Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore

Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike

Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie

TAGGED: #Ben Andoni, #Donald Trump, #Marrëveshja e Uashingtonit
Kosova Times November 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Bllokada po dëmton shtetin, PDK ka ofruar zgjidhje

Kosova Times Kosova Times June 5, 2025
Policia jep detaje për rastin e djeshëm të zyrtarit policor që plagosi nënën
Rubio: Tani i kuptojmë më mirë kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Vuçiq: Po ta kishte dëgjuar Roth-in, Kosova do të ishte në OKB
Kryeministri Kurti i ofron sektorit privat partneritet për një zhvillim të hovshëm ekonomik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?