By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo nuk është as qesharake!’ Turpi i Vuçiçit para udhëheqësve evropianë
October 3, 2025
Restoranti luksoz në Stokholm u mbyll, shumica e klientëve përfunduan në spital
October 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 3, 2025
Polakët pretendojnë se kanë zbuluar një operacion tronditës spiunazhi rus
October 3, 2025
Trump shkarkon arkivistin për shkak se refuzoi t’ia jepte shpatën e Eisenhower-it Mbretit Charles
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trumpit për zgjedhjet e vitit 2020
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trumpit për zgjedhjet e vitit 2020
Ballina 2Rajon / Botë

Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trumpit për zgjedhjet e vitit 2020

Kosova Times
Last updated: 2024/11/08 at 9:39 PM
Kosova Times Published November 8, 2024
Share
SHARE

Një gjykatëse që mbikëqyr rastin ndaj Donald Trumpit për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor të vitit 2020, anuloi çdo procedurë të mbetur gjyqësor, teksa prokurorët po vlerësojnë “kursin që duhet të ndërmerret” pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, vitin e kaluar e kishte akuzuar Trumpin se kishte planifikuar që ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe e kishte akuzuar për posedimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago.

Por, ekipi i Smithit ka qenë duke e shqyrtuar se si do të mbyllë dy çështjet federale përpara se presidenti i zgjedhur të marrë detyrën si president për shkak se politika e kamotshme e Departamentit të Drejtësisë thotë se presidentët në detyrë nuk mund të ndiqen penalisht, tha për Associated Press një zyrtar që ka njohuri për çështjen.

Fitorja e Trumpit kundër nënpresidentes demokrate, Kamala Harris, nënkupton se Departamenti amerikan i Drejtësisë beson se ai më nuk mund të përballet me ndjekje penale, sipas opinioneve ligjore të Departamentit që janë në fuqi për të mbrojtur presidentët që janë në detyrë.

Trump kishte kritikuar të dyja rastet penale, duke i cilësuar si të motivuara politikisht dhe ka deklaruar se do ta shkarkonte Smithin “brenda dy sekondash” pasi të marrë detyrën.

Në shkresën dërguar gjykatës të premten lidhur me rastin e zgjedhjeve të vitit 2020, ekipi i Smithit kërkoi që të anuloheshin procedurat gjyqësore, duke thënë se duhet kohë “për të vlerësuar rrethanat e paprecedenta dhe për të përcaktuar kursin e duhur përpara në linjë me politikën e Departamentit të Drejtësisë”.

Gjykatësja Tanya Chutkan menjëherë miratoi kërkesën dhe urdhëroi prokurorët që të dërgonin shkresa me propozimet e tyre “për drejtimin që duhet të ndërmarrin në këtë rast” deri më 2 dhjetor.

Gjyqi ndaj Trumpit ishte paraparë të niste në mars në Uashington, ku më shumë se 1.000 mbështetës të tij janë përballur me akuza për rolin e tyre në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan. Por, rasti është ndërprerë pasi Trumpi pretendoi se kishte imunitet nga përndjekja dhe më pas çështja shkoi në Gjykatën Supreme.

Në korrik, Gjykata Supreme tha se ish-presidentët kishin imunitet nga ndjekja penale dhe rasti u kthye te Chutkan për të vendosur se cilat pretendime të aktakuzës mund të çohen përpara.

Ndërkaq, rasti për dokumentet e klasifikuara është bllokuar që nga korriku, kur gjykatësi i emëruar nga Trumpi, Aileen Cannon, hodhi poshtë rastin mbi pretendimet se Smith ishte emëruar paligjshëm.

Smith e ka apeluar vendimin dhe çështja është ende duke u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit.

Edhe pse Smith synon ta tërheqë rastin ndaj Trumpit për dokumentet e klasifikuara, ai me gjasë do të vazhdojë të sfidojë vendimin e Cannonit sa i përket ligjshmërisë së emërimit të tij.

You Might Also Like

Kjo nuk është as qesharake!’ Turpi i Vuçiçit para udhëheqësve evropianë

Restoranti luksoz në Stokholm u mbyll, shumica e klientëve përfunduan në spital

Axhenda ndërkombëtare

Polakët pretendojnë se kanë zbuluar një operacion tronditës spiunazhi rus

Trump shkarkon arkivistin për shkak se refuzoi t’ia jepte shpatën e Eisenhower-it Mbretit Charles

TAGGED: #Donald Trump, #Jack Smith
Kosova Times November 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Musk pengoi sulmin ukrainas në Sevastopol duke mbyllur Starlink

Kosova Times Kosova Times September 7, 2023
Do ta piqni për 10 minuta: Recetë për viçin perfekt
Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit
35-vjeçarja gjendet e vrarë në apartament, në kërkim burri shqiptar
ShBA dhe Koreja e Jugut shfaqin forcën ushtarake ndaj Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?