By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Alarm i rremë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari`
December 29, 2025
Turqi: Policia përleshet me anëtarë të ISIS për orë të tëra në rrugët e Gjalovës – Shtatë oficerë policie të plagosur
December 29, 2025
Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump
December 29, 2025
Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pesë nxënës në Pejë raportojnë se janë ndjekur nga persona të panjohur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pesë nxënës në Pejë raportojnë se janë ndjekur nga persona të panjohur
Ballina 1Lajme

Pesë nxënës në Pejë raportojnë se janë ndjekur nga persona të panjohur

Kosova Times
Last updated: 2024/11/08 at 9:44 PM
Kosova Times Published November 8, 2024
Share
SHARE

Pesë nxënës në Pejë kanë raportuar në polici se janë ndjekur me veturë nga persona të panjohur. Zyrtarët policorë e kanë konfirmuar këtë rast, duke theksuar se vetura që po i përcillte këta nxënës kishte targa të Shqipërisë. Me këtë rast tashmë po merret prokuroria, e cila thekson se ka kërkuar nga policia që të shtohen patrullimet afër objekteve shkollore.

E marta e 5 nëntorit në rrugën “Bal Alija” të Pejës, rreth 50 metra nga shkolla fillore “Xhemajl Kada”, solli një situatë të rëndë. Pesë nxënës u përballën me një situatë tejet shqetësuese. Ata, me të përfunduar kursin plotësues, rrugës për në shkollë, kanë hasur në një veturë me dy persona të panjohur, të cilët kanë tentuar t’i hipnin në veturë kinse për t’i afruar në shkollë.

Tre vajza dhe dy djem të shqetësuar menjëherë kanë vrapuar drejt shkollës.

Njëra prej nxënëseve për shkaqe të sigurisë e rrëfen këtë moment në kushte anonimiteti.

“Ne nuk biseduam me ta, por vazhduam që të ecnim te shokët dhe shoqet së bashku, pastaj makina shkoj te shokët dhe ju thoshte ejani me mua, unë do të ju dërgoj në shkollë dhe ata u larguan kur ne u thamë jo. Ata dy persona, afroheshin afër neve dhe na thoshin hajdeni se ne kemi me ju qua në shkollë. Ne, përsëri u larguam dhe kur e pamë që diçka nuk është në rregull ne vazhduam  të vraponim sa më shpejt në shkollë. “.

Kjo nxënëse tregon se vetura e panjohur ka vazhduar t’i ndiqte deri te kthesa e shkollës.

“Ne vazhduam rrugën tonë. Kur e pamë që vetëm po na afrohen, po mundohen me bo diçka, ne vazhduam me vrapua. Kur na panë që vrapuam, ata shkuan dhe na dolën tek rruga tjetër”.

Drejtori i kësaj shkolle tha se nxënësit e shqetësuar fillimisht janë trajtuar nga psikologia e shkollës.

Ai tregon se menjëherë janë njoftuar prindërit dhe rasti është lajmëruar në polici.

” Kështu që fëmijët kanë ikë prej atij momenti se për çfarë qëllimi ka qenë as ne nuk e dimë dhe kanë ardhur në shkollë të shqetësuar dhe menjëherë janë lajmëruar te zëvendësdrejtoresha dhe bashkë me mësuesen kanë shkuar te psikologja se e kanë vërejt që fëmijët kanë qenë të shqetësuar në atë moment. Pas konsultave, i kemi ftuar prindërit dhe menjëherë kanë shkua dhe kanë raportua rastin në Polici. ”

Zyrtarët policorë e kanë konfirmuar këtë rast, duke theksuar se vetura kishte targa të Shqipërisë.

” Nxënësit kanë refuzuar, i kanë njoftuar prindërit, prindërit i kanë njoftuar policinë për rastin pasi që është ngritur si shqetësim. Njësitet kompetente, menjëherë kanë filluar t’i ndërmarrin veprimet hetimore, kuptohet me koordinim me Prokurorinë e Shtetit, është duke u punuar rreth rastit, nuk ka vend për shqetësim” ,tha Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë.

Me këtë rast tashmë po merret prokuroria, e cila thekson se ka kërkuar nga policia që të shtohen patrullimet afër objekteve shkollore.

“Aktualisht, përderisa nuk i kemi personat në procedurë penale, përderisa të njëjtit nuk i kemi të arrestuar, nuk mund të flasim për cilësimin e veprës penale. Mirëpo çka është relevante se është duke u punuar në mënyrë intensive në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës që të identifikohen, fillimisht vetura, më pas personat në veturë dhe të njëjtit të arrestohen dhe të kuptohet qëllimi i tyre pse kanë shkuar aty. Deri më tani sa kemi pranuar informata qëllimi i tyre nuk ka qenë i mirë, mirëpo për këtë çështje janë duke u zhvilluar hetimet intensive në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe njëkohësisht i kemi në monitorim disa shkolla të cilat mund të jenë cak i këtyre veprave penale”, ka thënë  Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë.

Sipas burimeve të RTK-së, dyshimet e para të këtij rasti kanë të bëjnë me lëmoshëkërkuesit, duke mos përjashtuar as trafikimin me qenie njerëzore.

You Might Also Like

Alarm i rremë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari`

Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?

LVV-në fitore bindëse në 7 komunat e mëdha

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Përditësimi i fundit nga KQZ

Në Shqipëri moti i kthjellët dhe temperatura të ulta

TAGGED: #Nxënësit, #Pejë
Kosova Times November 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Kosova Times Kosova Times May 19, 2024
Hamza me të rinjtë nga Ferizaj: Ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë
Nesër takimi Biden-Scholz, në qendër ndihma për Ukrainën
SHBA ka zhvilluar sanksione kundër bankave kineze për mbështetjen e Rusisë
Messi: Zhgënjimet më kanë ndihmuar të rritëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?