By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
June 28, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin
June 28, 2025
Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta
June 28, 2025
Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit
June 28, 2025
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i EULEX-it dhe ambasadori gjerman të shqetësuar për situatën në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shefi i EULEX-it dhe ambasadori gjerman të shqetësuar për situatën në veri
Ballina 1Lajme

Shefi i EULEX-it dhe ambasadori gjerman të shqetësuar për situatën në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/12/07 at 5:17 PM
Kosova Times Published December 7, 2022
Share
SHARE

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë thënë se janë të shqetësuar për situatën në veri të vendit.

Wigemark ka shkruar në Twitter se është i shqetësuar me incidentet e djeshme në veri dhe se “çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur”.

Ai tha se EULEX-i do të vazhdojë ta monitorojë situatën në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë postimin e Wigemarkut në Twitter, dhe ka shkruar “vërtet shumë shqetësuese”, duke shtuar që ai mbështetë protestat paqësore, por duhet të ketë “zero tolerancë ndaj dhunës”.

“Dhuna e djeshme ndaj zyrave të komisioneve komunale zgjedhore është e papranueshme”, ka thënë Rohde.

Komentet vijnë një ditë pasi grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës “duhet të jetë prioriteti më i lartë”, dhe se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Zgjedhjet në katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor.

Ato u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna – i kundërshton këto zgjedhje.

Udhëheqësit e Kosovës i dënuan incidentet e së martës, ndërsa kryeministri Albin Kurti paralajmëroi shtim të forcave në veri.

Zyrtarë të KQZ-së thanë, po ashtu, se në rrethana të tilla, “nuk mund të punohet sipas planeve të parapara”.

Very concerning indeed. Yesterday's violence against municipal election offices are unacceptable. Good that KP in coordination with EULEX and KFOR is present. Full support for peaceful demonstrations but zero tolerance for violence. https://t.co/cYmwS19kuK

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 7, 2022

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Kosova Times December 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Politico: Franca lëshoi ​​një urdhër arresti për vëllain e Durov

Kosova Times Kosova Times August 28, 2024
Haradinaj: NATO e vendosuar se terrorizmi nuk kalon
Planifikohet atentat ndaj Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së
Burrat me sifiliz do të bashkohen me ushtrinë: Kështu rusët i zgjidhin problemet me njerëzit
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen e sotme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?