By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Talibanët do të marrin pjesë në konferencën e OKB-së për klimën për herë të parë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Talibanët do të marrin pjesë në konferencën e OKB-së për klimën për herë të parë
Rajon / Botë

Talibanët do të marrin pjesë në konferencën e OKB-së për klimën për herë të parë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/10 at 2:32 PM
Kosova Times Published November 10, 2024
Share
SHARE

Talibanët do të marrin pjesë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara për klimën për herë të parë prej se e morën pushtetin në Afganistan më 2021, njoftoi agjencia mjedisore e vendit të dielën.

Konferenca, e njohur si COP29, fillon të hënën në Azerbajxhan dhe është njëra nga tubimet më të rëndësishme shumëpalëshe që përfshin edhe talibanët, të cilët nuk njihen zyrtarisht si udhëheqës të ligjshëm të Afganistanit.

Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e Mjedisit e Afganistanit njoftoi në rrjetin social X se e ka dërguar një delegacion teknik në Baku për të marrë pjesë në konferencë.

Matiul Haq Khalis, kreu i agjencisë, tha se delegacioni do ta përdorë konferencën për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, për të ndarë nevojat e Afganistanit në lidhje me qasjen në mekanizmat ekzistues financiarë për ndryshimet klimatike dhe për të diskutuar përpjekjet për adaptim dhe për zbutjen e ndikimeve.

Ekspertët kanë thënë për Associated Press se ndryshimet klimatike kanë sjellë ndikime të shumta dhe negative në Afganistan, duke krijuar sfida serioze për shkak të vendndodhjes gjeografike të vendit dhe politikave të tij të dobëta klimatike.

Në gusht, agjencia ndërkombëtare e ndihmës, Save the Children, e publikoi një raport i cili thotë se Afganistani është vendi i gjashtë më i ndjeshëm ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe se 25 nga 34 provincat e tij përballen me kushte të rënda, ose katastrofike të thatësirës, duke prekur më shumë se gjysmën e popullsisë.

Sipas raportit, Afganistani gjithashtu ka numrin më të lartë të fëmijëve të mbetur të pastrehë për shkak të fatkeqësive klimatike, krahasuar me çdo vend tjetër deri në fund të vitit 2023.

Profesori Abid Arabzai nga Universiteti i Kabulit tha se konferenca mbi klimën do të ndihmojë në sigurimin e ndihmës dhe financimit ndërkombëtar për të adresuar sfidat klimatike të Afganistanit.

“Afganistani mund të sqarojë veprimet dhe angazhimet e tij klimatike përballë komunitetit global duke përmirësuar reputacionin e tij ndërkombëtar”, tha Arabzai.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

TAGGED: #Konferenca e OKB-së për klimën, #Talibanët
Kosova Times November 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK publikon kandidatët për deputetë, Abdixhiku e quan listë e shpresës

Kosova Times Kosova Times December 7, 2025
Fuqia e madhe e Hënës së Re – 20 Nëntori ndryshon fatin e shumë shenjave të zodiakut
Konfiskohen rreth 7 mijë euro që dyshohet se janë të falsifikuara
Bujupi i grumbulluar nga Stuttgart për ndeshjen me Slovan Bratislava
The Daily Telegraph: Zelensky gati të bjerë dakord për ngrirjen e vijës së frontit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?