“Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkohë, rasti tjetër ka ndodhur në Fushë-Kosovë, gjithashtu në një bankë, ku janë deponuar 364 euro, që po ashtu dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, derisa është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në raportin e policisë.