By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vendbanimi i parë i menaxhuar nga inteligjenca artificiale
June 25, 2025
“Pastrimi” rifillon punën në terren, angazhim për kryeqytet të pastër
June 25, 2025
Lëvizje dramatike nga Britania: Ata blejnë avionë amerikanë F-35, ata mund të mbajnë koka bërthamore
June 25, 2025
Trump: Të tre objektet bërthamore u goditën në mënyrë perfekte. Mediat nuk i respektojnë pilotët
June 25, 2025
A do të jetë samiti i NATO-s në Hagë më i rëndësishmi që nga Lufta e Ftohtë
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Luftërat në Gazë dhe Ukrainë, objektivat kryesore të politikës së jashtme të Trumpit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Luftërat në Gazë dhe Ukrainë, objektivat kryesore të politikës së jashtme të Trumpit
Ballina 2Rajon / Botë

Luftërat në Gazë dhe Ukrainë, objektivat kryesore të politikës së jashtme të Trumpit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/12 at 6:59 PM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Amerikën të parën, Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk ka dhënë detaje për politikën e jashtme të administratës së tij të ardhshme. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, bisedat e tij të para me udhëheqës ndërkombëtarë pas fitores në zgjedhje, tregojnë se ai synon të përmbushë zotimet për t’i dhënë fund shpejt konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë dhe agresioni rus në Ukrainë, do të jenë objektivat e parë të politikës së jashtme të Uashingtonit kur zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Asgjë nuk do të më pengojë të mbaj premtimet e mia. Ne do ta bëjmë Amerikën të sigurt, të fortë, të begatë, të fuqishme dhe të lirë përsëri”, tha Presidenti i zgjedhur Trump.

Mandati i tij fillon më 20 janar, por ai tashmë ka folur me udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Moska mohon njoftimet se zoti Trump ka folur edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti i zgjedhur Trump bëri fushatë duke u zotuar për t’i dhënë fund shpejt luftërave. Analistët thonë se ai do që të japë rezultate sa më shpejt.

“Kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, mendoj se në disa mënyra, mesazhi do të jetë ‘nxitoni dhe përfundoni këtë luftë’. Mesazhi për Ukrainën, do të jetë ‘stop’”, thotë analisti Charles Kupchan.

Zoti Trump nuk ka shpjeguar asnjëherë se si do të ndalojë luftërat, por shpesh kritikon ndihmat amerikane prej miliarda dollarësh që shkojnë në Ukrainë. Një fund i shpejtë i luftës mund të nënkuptojë lëshime të mëdha nga Kievi, diçka që Presidenti Zelensky thotë se nuk ka gjasa të ndodhë.

“Ne duam një fund të drejtë të kësaj lufte. Jam i sigurt se një përfundim i shpejtë i luftës do të thotë humbje”, thotë Presidenti Zelensky.

Me dërgimin e ushtarëve nga Koreja e Veriut për të ndihmuar Moskën, lufta në Ukrainë mund të ketë implikime më të gjera gjeopolitike, në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve në Gadishullin Korean.

Presidenti i zgjedhur Trump duhet të merret gjithashtu me Izraelin, i cili duket i përqëndruar në arritjen e qëllimeve maksimaliste dhe jo në një armëpushim, jo vetëm me Hamasin në Gazë, por edhe me Hezbollahun në Liban, frontin e dytë të luftës. Të dy grupet kanë mbështetjen e Iranit.

“Ne e shohim kërcënimin iranian të pranishëm në të gjithë elementët e tij dhe rrezikun që ai paraqet. Ne shohim gjithashtu mundësitë e mëdha përpara Izraelit në fushën e paqes dhe zgjerimit të tij”, thotë Benjamin Netanyahu, Kryeministër i Izraelit.

Presidenti i zgjedhur Trump premtoi të jetë i ashpër në tregti, veçanërisht kundër Kinës. Në mesazhin e urimit drejtuar zotit Trump, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për lidhje “të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të vazhdueshme”.

“Xi Jinping vuri në dukje se historia ka treguar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga bashkëpunimi dhe vuajnë pasoja nga konfrontimi”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Presidenti i zgjedhur Trump premtoi gjithashtu se do të godasë emigracionin, duke u zotuar se do të dëbojë masivisht emigrantët që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Të hënën, ai emëroi Tom Homanin, i cili ka shërbyer si drejtor i agjencisë me përgjegjësinë për zbatimin e ligjeve për emigracionin (ICE) , si personin përgjegjës për emigracionin në administratën e ardhshme.

You Might Also Like

Lëvizje dramatike nga Britania: Ata blejnë avionë amerikanë F-35, ata mund të mbajnë koka bërthamore

Trump: Të tre objektet bërthamore u goditën në mënyrë perfekte. Mediat nuk i respektojnë pilotët

A do të jetë samiti i NATO-s në Hagë më i rëndësishmi që nga Lufta e Ftohtë

Axhenda nderkombetare

I dërguari special i Trump e quan “tradhti” rrjedhjen e informacionit mbi sulmin ndaj Iranit

TAGGED: #Donald Trump, #Gaza, #Politika e jashtme, Ukraina
Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania e Madhe do të vendosë ushtrinë e saj në Ukrainë për herë të parë

Kosova Times Kosova Times October 1, 2023
Rrëzohet bombarduesi rus në Ukrainën lindore, Zelensky: ‘Fazë e re e luftës totale’
Arrestohet logopedi, dyshohet se e kapi për flokësh të miturën
Aktakuzë për vrasje të rëndë
Major Jeton Ahmeti diplomon në Akademinë Ushtarake të Mbrojtjes Kroate
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?