By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngjarja në News 24 dhe hipokrizia e solidaritetit!
August 12, 2025
Policia parandalon kontrabandën e 910 kilogramëve kërpudha në Karaqevë
August 12, 2025
KKSB-ja diskuton lidhur me veprimet e ndërmarra për 2 rastet në Gjilan
August 12, 2025
Manxhuka i VV-së i reagon Tahirit të PDK
August 12, 2025
Të hënën nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Buxheti 2025, për dikë historik, për dikë as i zhvillimit e as i dështimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Buxheti 2025, për dikë historik, për dikë as i zhvillimit e as i dështimit
Lajme

Buxheti 2025, për dikë historik, për dikë as i zhvillimit e as i dështimit

Kosova Times
Last updated: 2024/11/12 at 11:14 PM
Kosova Times Published November 12, 2024
Share
SHARE

Qeveria e vendit ka miratuar në lexim të parë buxhetin për vitin 2025 që kap shifrën pre 3.6 miliard eurove, që, sipas partisë në pushtet konsiderohet buxhet historik, derisa opozita e vlerëson si buxhet mbijetese. Për këtë çështje, në “RTKPrime” folën Enver Haliti, deputet i LVV-së; Berim Ramosaj, profesor i ekonomisë,si dhe Ertan Bega, gjithashtu profesor i ekonomisë.

Enver Haliti, nga Lëvizja Vetëvendosje, për buxhetin e miratuar në lexim të parë në Kuvend, tha se në një situatat në të cilën jemi, Kosova ka arritur të ketë buxhetin rekord. Sipas tij, përmes këtij buxheti do të kenë rritje solide të gjitha kategoritë ekonomike. Ai shtoi se investimet kapitale arrijnë shifrën në një miliard euro, por edhe kategoria për paga e mëditje.

“Ky buxhet bazohet n të hyrat buxhetore në 3.3 miliardë euro, që janë të parashikuara për vitin 2025”, tha Haliti, derisa shtoi se rreth 200 milionë euro janë deficit, që do të shtohen buxhetit të vitit 2025.

Kurse kritikat nga partitë opozitare për buxhetin, Haliti i vlerësoi si fushatë parazgjedhore, duke shtuar kjo vërehet që nga koha kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpallur datën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Kurse profesor Berim Rsamosaj tha se buxheti i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, është buxhet rrjedhës, sepse, sqaroi ai, është bazuar në kategoritë nga e kaluara. Duke u bazuar në këtë, një qeveri e re, vuri në dukje ai, sigurisht do të kishte filluar me buxhet me bazën fillestare zero. Ai shtoi se pushteti është në të drejtën e vet në miratimin e një buxheti rrjedhës, ndërsa opozita, sipas tij, po ashtu është në të drejtën e vet.

“Them se ky buxhet nuk është as buxhet zhvillimor, por as buxhet i dështimit. Është buxhet rrjedhës, ku bazën e ka nga rrjedha e periudhës së kaluar”, tha Ramosaj.

Ndërkaq Ertan Bega, profesor i ekonomisë, për buxhetin tha se për nga struktura e buxhetit nuk ndryshon shumë as nga qeveritë e mëparshme. Ai tha se në këtë periudhë katërvjeçare të qeverisjes Kurti, fokusi ka qenë në politikat sociale, derisa vuri në dukje se këtu kemi më shumë rritje në subvencione e transfere, dukuri që nuk ka qenë identifikuar në qeveritë e mëparshme, derisa në investimet kapitale, vlerësuar në përqindje, ka rënie.

“Marrë në përgjithësi, edhe struktura e të hyrave të buxhetit vazhdon të jetë e ngjashme me vitet paraprake, diku rreth 90%v e buxhetit të sigurohet nga të hyrat e buxhetit, ndërsa 10 % do të financohet përmes kredive, derisa shqetësuese është se rreth 57% e të hyrave do të mblidhen në dogana, që do të rëndohen bizneset”, tha Bega.

You Might Also Like

Policia parandalon kontrabandën e 910 kilogramëve kërpudha në Karaqevë

Shënohet 26-vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës

Këto janë vendet më të varfra në Evropë

Dogana dhe Policia parandalojnë dy raste kontrabande me mallra

Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike

TAGGED: #Buxheti 2025
Kosova Times November 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gruas britanike i vendosin drogë në pije në një lokal për anëtarët dhe punonjësit e Parlamentit

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
Zyra e Zelensky hodhi poshtë planin e Trump për të ngrirë konfliktin përgjatë vijës së frontit
Distria Krasniqi kryeson në renditjen botërore
Rebrov: Pjesëmarrja e Ukrainës në kohë lufte ishte fitore
A është Rusia humbëse në luftën mes Izraelit dhe Hamasit?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?