By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
June 12, 2025
Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`
June 12, 2025
Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës
June 12, 2025
Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri
June 12, 2025
Zjarr në qendër tregtare në `Bregun e Diellit`, nuk ka të lënduar
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis rënia e eksporteve të vajit të ullirit, ja sa % ulje pësuan për periudhën janar-tetor 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Nis rënia e eksporteve të vajit të ullirit, ja sa % ulje pësuan për periudhën janar-tetor 2024
Lajme

Nis rënia e eksporteve të vajit të ullirit, ja sa % ulje pësuan për periudhën janar-tetor 2024

Kosova Times
Last updated: 2024/11/13 at 10:53 AM
Kosova Times Published November 13, 2024
Share
SHARE

Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në 2023, sivjet ka nisur rënia e tyre. Sipas të dhënave të Doganave, për periudhën janar-tetor 2024 janë eksportuar 2,418 mijë kg vaji ulliri. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar eksportet janë ulur 58,4%.

Rritja e eksporteve, kryesisht të vajit rifuxho drejt Italisë u nxit pas bumerangut të krijuar me mbiprodhimin e vitit 2022, ku fermerët nuk gjenin treg shitje për vajin e ullirit. Në total në 2023 u eksportuan 6,148 mijë kg vaj ulliri. Krahasuar me 2022 sasia e importuar u rrit me 19 herë. Vlera e eksporteve për 2023 arriti në 2,9 miliardë lekë. Në raport me 2022, eksportet në vlerë u rritën 14 herë më shumë. Vjet në muajin nëntor fermerët fillimisht e shitën vajin e ullirit rifuxho për eksport te pikat e grumbullimit, me çmim 360 deri në 400 lekë për litër.

Më pas në muajin korrik 2024, çmimi i grumbullimit të vajit për eksport arriti 500 deri në 540 lekë për litër. Në këtë periudhë, vaji i ullirit i prodhuar nga fermerët shqiptarë po kërkohet më së shumti nga tregtarët italianë, me çmim 500 deri në 550 lekë për litër. Pikat e grumbullimit dhe përpunuesit pohuan që vaji që u eksportua jashtë, kryesisht në Itali është rifuxho, që më pas përpunohet jashtë dhe del si markë italiane.

Sipas përfaqësuesve të pikave të grumbullimit, çmimi i kërkuar nga përpunuesit italianë është i ulët, dhe nuk përfiton as fermeri dhe as ekonomia shqiptare, por vetëm sa zbraz sasinë e vajit të grumbulluar te shtëpitë e kultivuesve. Edhe me prodhimin e ri kërkesa për eksportin e vajit rifuxho nga pikat e grumbullimit është e lartë, por prej tyre po kërkohet që vaji të grumbullohet me çmim nën 550 lekë për litër.

Për këtë arsye shumë fermerë nuk po çojnë vajin ullirit në pikat e grumbullimit, me destinacion eksportin e tij drejt Italisë. Ndërkohë nga përpunuesit vendas vaji i ullirit po grumbullohet me çmim deri në 630 lekë për litër. Përveç eksporteve rifuxho, në vend shumë përpunues eksportojnë vajin e ullirit “ekstra virgin” me markën e tyre. Por ato thonë se pavarësisht lehtësisë fiskale të përjashtimit të TVSH-së, këtë vit shtrenjtimi i kostos prodhuese ka sjellë që çmimi i shitjes të mos jetë konkurrues krahasuar me prodhuesit spanjollë apo italianë. Sipas përpunuesve sivjet u shtrenjtua kostoja për prodhimin e vajit të ullirit e ndikuar nga përgjysmimi i rendimentit dhe rritja deri në 50% e pagesave të vjelësve.

You Might Also Like

BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale

Bizneset sërish protestuan duke kërkuar pezullimin e tregut energjetik

Tregu energjetik, drejtori i KEK-ut takoi përfaqësues të bizneseve

Komuniteti i biznesit thotë se tregu energjetik ndikon në rritje të çmimeve

Në ‘Prishtina 2025’, pjesëmarrëse rreth 50 kompani vendore e ndërkombëtare

Kosova Times November 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sindikata e policisë uron shërim të shpejtë të lënduarve, ngrit alarmin për çështjen e sigurimit shëndetësor

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
Fillon gara Grand Prix në Zagreb
“Prishtina është në Kosovë, jo në Serbi”
Armët ilegale dhe pasiguria në veri
Skulptura e Bilbil Mazrekut dhe e Arton Behramit ndajnë çmimin e parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?