By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog
Ballina 1Lajme

BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog

Kosova Times
Last updated: 2024/11/15 at 2:53 PM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në veri të Kosovës të lidhura me funksionimin e shërbimeve që mbështeten nga Serbia. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, tha se këto çështje duhet të adresohen në kuadër të dialogut të Brukselit për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi në dijeni për raportet për arrestimin e një drejtori serb të shkollës në Kosovë. Unë mund të rikujtoj se BE-ja ka qenë shumë, shumë e qartë se statusi dhe tranzicioni i disa shërbimeve të mbështetura nga Serbia, sidomos sistemi shkollor dhe edukativ, duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, paralelisht me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim i kamotshëm i autoriteteve të Kosovës”, tha Stano, duke bërë thirrje për përmbajtje nga hapat e njëanshëm.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri, që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar. Ekzekutivi kosovar ka ndaluar përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele, duke thënë se kanë cenuar kushtetutshmërinë e Kosovës.

Në shtator të këtij viti, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në veri, që funksionojnë sipas sistemit serb, aktualisht, nuk kërcënohen nga mbyllja e mundshme, por shtoi se serbët e Kosovës “duhet të jenë të gatshëm për një skenar që nuk do të na pëlqejë”.

“Hapat e njëanshëm që zvogëlojnë qasjen në këto shërbime, në shëndetësi apo shkollim do të kishin efekt negativ në jetën e përditshme të njerëzve dhe në kushtet e jetës për serbët dhe komunitete tjera në Kosovë. Ky do të ishte dështim i Kosovës në respektimin e obligimeve nga procesi i integrimit të Kosovës”, tha Stano.

Duke u përgjigjur në pyetjet rreth kërcënimeve të Serbisë se mund të tërhiqet nga dialogu, Stano tha se dialogu është kusht si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë në procesin e integrimit në BE. Ai tha se nuk përparim në dialog, nuk do të ketë përparim as në procesin e integrimit.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja bazohet në nevojën dhe gatishmërinë e të dyja palëve për të arritur një marrëveshje me ndihmë e BE-së. Kjo është diçka që palët kanë kërkuar dhe që është mbështetur nga BE-ja dhe nga Kombet e Bashkuara. Pra, ne do ta lehtësojmë dialogun për aq sa palët do të jenë në dialog dhe për aq sa ato do të jenë të interesuara për procesin e anëtarësimit në BE. Nëse nuk do të ketë dialog nuk do të ketë proces të integrimit”, tha Stano.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel që nga viti 2011. Procesi, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, synon normalizimin e raporteve mes vendeve. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica nga to nuk janë zbatuar.

You Might Also Like

Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë

Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës

Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët

Zelensky bisedë telefonike me Ramën

Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

TAGGED: #Arsimi dhe shëndetësia në veri, #BE, #Dialogu Kosovë - Serbi
Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

PE kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Vdekja e një blogereje rrit frikën për sigurinë e grave afgane
Maloku: Asociacioni, “në shtratin e Prokrustit” evropian, është gabim!
Me Trumpin në horizont, e ardhmja e luftës në Ukrainë mjegullohet
Macron synon që plani për pensione të nisë së zbatuari deri në fund të vitit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?