By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, kongresi studentor: papunësia dhe emigracioni janë pengesa kryesore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tiranë, kongresi studentor: papunësia dhe emigracioni janë pengesa kryesore
Ballina 2Rajon / Botë

Tiranë, kongresi studentor: papunësia dhe emigracioni janë pengesa kryesore

Kosova Times
Last updated: 2024/11/15 at 8:00 PM
Kosova Times Published November 15, 2024
Share
SHARE

Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni po zhvillojnë në Tiranë një kongres, për të diskutuar problemet dhe sfidat, që ata ndeshin aktualisht. Përfaqësues të këtyre organizatave pohuan për Zërin e Amerikës se papunësia, emigracioni dhe shkollimi i dobët janë pengesa kryesore në jetën e tyre.

Kongresi studentor i organizatave nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni diskutoi mbi sfidat e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, ku sipas folësve kryesorë mbizotërojnë emigrimi për shkak të papunësisë.

Organizata Qëndresa Qytetare, vlerësoi se administrata shtetërore dhe universitetet e Shqipërisë, për shkak të menaxhimit klientelist e pa meritokraci të tyre, nuk arrijnë që të përgatitin të rinj me aftësi të larta profesionale sipas kërkesave të tregut.

Drejtuesi i organizatës Qëndresa Qytetare, Migen Qiraxhi thotë për Zërin e Amerikës se largimin e të rinjve po e ndjejnë të gjithë sektorët e jetës publike dhe private në Shqipëri, ndaj qeveria nevojitet të ndërmarrë politikat e duhura për të frenuar largimin e të rinjve dhe angazhimin profesional të tyre brenda vendit të tyre.

“Fatkeqësia në vendin tonë është se duket që qeverisësit nuk e konsiderojnë problem largimin e qytetarëve dhe të rinjve nga vendi, duke e justifikuar me lëvizjen e lirë. Lëvizja e lirë është e nevojshme dhe e domosdoshme, por ne vlerësojmë që krijimi i kushteve dhe mundësive në vendin tonë, që qytetarët ta konsiderojnë si shtëpi të sigurtë, me arsim dhe kujdes shëndetësor, do t’u jepte mundësi gjithë qytetarëve që të mos e brakstisin. Unë mendoj që askush nuk e ka luksin që të ndahet nga familja, nga prona, nga kombi, por e gjithë kjo po ndodh me një tension shumë të madh social, i cili i bie vendit si barrë, një dramë që po e përjetojmë çdo ditë”, tha zoti Qiraxhi.

Nga ana tjetër Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka 8 vite që punon për integritetin akademik dhe kundër plagjiaturave në universitetet publike të Kosovës, si dhe aktivizmin studentor.

Dibran Hoxha, përfaqësues i organizatës, thotë për Zërin e Amerikës së Kosova përballet me migrim të rinisë, çka duket në uljen e numrit të studentëve atje, si dhe me një mosinteresim të studentëve për tu angazhuar në zgjidhjen e shqetësimeve kryesore, siç është cilësia e ulët e studimeve në universitete si dhe qasja e dobët me tregun e punës.

“Universitetet tona publike dhe kolegjet private pranojnë një numër të madh të studentëve pa patur një lloj strategjie as edhe kombëtare se si do të qasen këta të rinj në tregun e punës. Kjo bie si barrë në kurrizin e studentëve, të cilët shpenzojnë shumë mjete financiare për të kryer studimet e tyre. Në masë të madhe, sidomos studentët në kolegjet private nuk marrin studimet aq cilësore, dhe në fund pas diplomimit mbeten pa u qasur në tregun e punës. Kjo është sfida më e madhe me të cilën përballen studentë e të rinj në Kosovë”, tha zoti Hoxha.

Papunësia në Shqipëri dhe në Kosovë është më e lartë në radhët e të rinjve, ndërsa studimet kanë vërejtur mungesë të vendeve të lira të punës nga një anë si dhe vështirësi për t’u punësuar në ato profesione, për të cilat janë kualifikuar të rinjtë.

Në këtë takim të organizatave rinore të rajonit u theksua se universitetet nuk arrijnë ta bëjnë sa më efektive nga ana profesionale kohën që të rinjtë e të rejat shpenzojnë në auditorët akademike, sepse këto nuk adresjojnë kërkesat e kohës, ndaj të rinjtë lënë vendin e tyre dhe studiojnë e integrohen në vende të tjera.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

TAGGED: #Kongresi studentor, #Tiranë
Kosova Times November 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Demaçi, një nga personalitetet më të veçanta të popullit tonë

Kosova Times Kosova Times July 26, 2023
Pas fillimit të luftës, kërkesa e rusëve për pasuri të paluajtshme të huaja është dyfishuar
Të paktën 29 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Qyteti serb është bërë kryeqyteti i drogës në Ballkan
Ministri i Jashtëm thotë se Kina do ta thellojë bashkëpunimin me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?