Shkruan: Skënder MULLIQI
Ballkanin Perëndimor po e karakterizojnë antagonizmat e brendshme, polemikat dhe problemet etnike.BE-ja , por as administrata e presidentit , Joe Bajden, nuk parandaluan përshkallëzimin e situatës në BH, Mal të Zi, Kosovë , por edhe në Maqedoninë e Veriut.Serbia ka mbetur në kornizat e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, dhe ende nuk e njeh Kosovën.Çdo përpjekje për të parandaluar apo për të larguar ndikimin e Rusisë dhe të Kinës nga rajoni, që situata mos të egërsohet më shumë deri të një gjakderdhje e re duhet të mirëpritet nga bota demokratike.Bosnja dhe Hercegovina është vazhdimisht e mbërthyer në trazira të mbrendshme, në prag të konfliktit midis Sarajevës dhe Banja Lukës, dhe shpërbërjes jo të pamundur të tre komuniteteve përbërëse, të cilën gjë po e kërkon më ngulm Millorad Dodik i yshtur nga Putini më të cilin po mban kontakte të rregullta politike, dhe në anën tjetër Vuqiqi, të cili po promovon idenë e “botës serbe “ .Mali i Zi edhe pse në NATO, po digjet nga intoleranca ndërmjet serbëve të mëdhenj dhe sovranistëve malazaz, pas ardhjes në pushtet të regjimit proserb të Millatoviqit.Ne Maqedoni po kryqëzohen interesat e maqedonasve të pa identitet dhe shqiptarëve autokton në njerën anë, të cilët ende nuk po i gëzojnë të gjitha të drejtat, dhe kemi interesat bullgaro mëdha dhe ato greke mbi këtë republikë.Siq po pretendon Serbia për shtet të pastër etnik, duke i shkëputur pjesët më serbë në Republikat sovrane dhe në Kosovën e pavaruar, kjo automatisht e dërgon rajonin në luftë të re më përmasa shumë tragjike.Presidenti serb, Aleksander Vuqiq po pretendon shkëputjen më luftë të veriut të Kosovës, edhe pse nuk e ka asnjë të drejtë.Minoriteti serb ka të drejta krahas më të drejtat e shqiptarëve shtetëformues që janë.Ndjenja afatgjate që po mbretëron dhe politikat për Serbi të Madhe, po ndiqen në formën e shtytjes për një ‘ botë serbe”, dhe për një “ hapësirë kulturore serbe” në dëm të popujve dhe vendeve përreth.Serbia po armatoset dhe gjithnjë është duke mbajtur shpresa të Rusia për arritën e objektivave ekspansioniste në Ballkan.Bota Perëndimore po shfrytëzohet sa për të thithur donacione shumë të majme.Vuqiqi dhe struktura e tij autokratike dhe kriminale , që kujton atë të Milloosheviqit, dhe ndjenjat proruse të popullit serb, e antipërëndimor, janë në kundështim më të gjitha vlerat e përbashkëta të politikës së BE-se.Një angazhim serioz i administratës se Donal Trump dhe marrëdhënjet e tija më BE-në, ka mundësi që kriza të tejkalohet në Ballkan, duke ia shuar shpresat Putinit për zhvendojse të luftës në rajon, dhe Vuqiqit për Serbi të Madhe.Nje lojë konstruktive politike në Ballkan ka ardhur koha të ndodhë , nese dëshirohet të ruhet paqja dhe stabiliteti i brishtë që aktulaisht është në këtë pjesë të Evropës.Përpjekjët e mira që ishte dashur të ndodhin në vitin 2025, do të kishin ruajtuar pamjen, se integrimi i Ballkanit i hap rrugë edhe integrimit në Evropën e Bashkuar.Kjo do të ndodhë vetëm nese paraprakisht Amerika dhe BE-ja i hudhin në bërllogun e historisë tre dukët e qetnikizmit në pushtetin e Serbisë , Vuqiq, Sheshel dhe Nikoliq.Këta të qmendur ka ardhur koha të marrin një leksion , si protagonistet e të keqës së madhe në Ballkan.Paqja nuk është e mundshme përderisa politikën e Serbisë përcaktojnë njerëzit që kanë qenë pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.Evropa dhe Amerika duhet t’i qasen seriozisht rreziqeve që lindin nga një duka Vuçiç, i cili po mbështetet nga Rusia.Procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili ka vdekur, mund të ringjallet vetëm nese ktheht besimi i shqiptarëve i zvetnuar në struktuërn e BE-se por edhe Eskobarin e Bajdenit, të cilët ishin më shumë në krahë të politikës se Vuqiqit në bisedime.Procesi i dialogut nuk solli rezultatin e pritur-njohen e pavarësisë të Kosovës gjatë bisedimeve siq është kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili edhe stopoj synimet serbomëdha për ndarje te Kosovës , përmës Asociacionit famoz duke shtrirë sovranitetin ne veri.Presioni diplomatic të fokusohet mbi Beogradin problemtaik i cili ka synime territoriale në veri të Kosovës , por edhe më shumë. Prishtina e ndëshkua më masa ekonomike nga BE-ja, pa pasur as fajin më të vogël, kur dihet së tensionet në veri dhe incidentet ushtarake-rasti terrorist në Banjskë, për pushtim të kësaj pjese vitale të Kosovës, i shkaktoj dhe po i shkakton regjimi terrorist i Aleksander Vuqiqit.