By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro
August 8, 2025
Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi
August 8, 2025
Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kombëtarja rumune: Falënderojmë tifozët për mbështetjen dhe sjelljen e tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kombëtarja rumune: Falënderojmë tifozët për mbështetjen dhe sjelljen e tyre
Sport

Kombëtarja rumune: Falënderojmë tifozët për mbështetjen dhe sjelljen e tyre

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 11:18 AM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Kombëtarja e Rumanisë në Futboll ka falënderuar tifozët e saj që ishin të pranishëm në stadiumin Arena Bukuresht të premten mbrëma në ndeshjen kundër Kosovës, e cila u ndërpre, pasi lojtarët e Kosovës e braktisën fushën duke u ankuar për thirrje raciste ndaj tyre nga tifozët rumunë.

“Kombëtarja rumune në Futboll dëshiron t’i falënderojë ata që ishin prezentë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljen e tyre në ndeshjen me Kosovën, një ndeshje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm pse zgjati tri orë, por po ashtu si një shembull i unitetit dhe solidaritetit”.

Në minutën e 92-të të lojës, futbollistët e Kombëtares kosovare e lëshuan fushën në Bukuresht, në ndeshjen që po zhvillohej në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Është për keqardhje gjesti i ekipit mysafir, që zgjodhi të largohej nga fusha pa pajtimin e referit, refuzoi ta përfundonte ndeshjen në fushë në frymën e lojës fer, që reflekton mungesë të respektit jo vetëm për futbollin, por edhe për ata si futbollistë profesionistë”, tha Kombëtarja e Rumanisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, policia rumune tha se 13 tifozë u gjobitën pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, teksa nëntë të tjerëve iu ndalua hyrja në stadiume për një vit. Autoritetet thanë se po vazhdojnë kontrollet për të identifikuar personat që shkelën ligjet, përkatësisht për përdorimin e lëndëve plasëse dhe dhunës gjatë garave sportive.

UEFA, shtëpia e futbollit evropian, njoftoi në ueb-faqen e saj se ndeshja është braktisur dhe se më vonë do të japë më shumë hollësi rreth saj.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tha se kishte thirrje “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi”, nga tifozët vendës, dhe se e kishte njoftuar gjyqtarin e ndeshjes “së paku tri herë” para se ekipi kosovar ta braktiste fushën.

Rrahmani dhe shtabi teknik e ekipit verdhekaltër i udhëzuan futbollistët të largohen nga fusha dy minuta pa përfunduar ndeshja në Arena Bukuresht, kur rezultati ishte 0:0, derisa lojtarët e Rumanisë qëndruan në fushë.

Pas diskutimeve për rreth një orë mes gjyqtarit të ndeshjes dhe përfaqësuesve të të dyja kombëtareve, lojtarët e Kosovës nuk pranuan të ktheheshin në fushë edhe pse u ishte thënë se kushtet ishin përmirësuar për vazhdimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 92-të.

Gjyqtari danez Morten Krogh u kthye në fushë dhe i kërkoi ekipit rumun ta rinisë lojën dhe e pezulloi atë më pas, sipas rregullores së UEFA-s.

Tani, UEFA pritet të hapë procedurë disiplinore për këtë ndeshje, që mund t’i kushtojë Kosovës me humbjen e saj me rezultat zyrtar për mospranimin për t’u kthyer në fushë.

Kjo është hera e dytë në dy vizitat e fundit të Kosovës në Bukuresht brenda një viti që ndeshja ndërpritet për shkak të thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës.

UEFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Rumanisë me 52.000 euro, si dhe e dënoi me një ndeshje pa tifozë, pas një hetimi për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës në shtator 2023.

Atëbotë, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht ishte ndërprerë për rreth një orë, pasi tifozët vendës kishin bërë thirrje dhe e kishin shpalosur një pankartë “Kosova është Serbi”, para se të rifillonte pas qetësimit të situatës dhe heqjes së pankartës.

Rumania dhe Kosova po përballeshin në një ndeshje të rundit të pestë në Grupin C të Ligës C – kategorinë e parafundit në Ligën e Kombeve.

Rumania është lidere e grupit me 12 pikë dhe i nevojitej vetëm një barazim me Kosovën për ta siguruar promovimin në Ligën B.

Ndërkohë, Kosova, që ka 9 pikë, synonte ta mposhte Rumaninë të premten, më 15 nëntor, dhe të fitonte ndeshjen e fundit në grup kundër Lituanisë në Prishtinë dhe të shpresonte që Rumania të ndalej së paku me një barazim nga Qiproja për të pasur mundësi ta fitojë grupin.

Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

You Might Also Like

Portieri i kombëtares së Egjiptit vdes pasi qëndroi në koma për disa ditë

Tri medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për Juniorë në xhudo

Xhudistja Laurine Gashi fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior

Llapi për vendimin e Qeverisë lidhur me stadiumin: Hap i madh

Prishtina mbyll pjesën e parë në epërsi

TAGGED: #Liga e Kombeve, #Rumania-Kosova, #Tifozët
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Franca reagon për aksionin në veri: Veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Rama për tensionet në veri: Kosova e ka mbështetjen e qeverisë shqiptare
Zyra e Ambasadës ruse hapet në Banja Llukë
A e dini ndryshimin midis një omëlete franceze dhe një omëlete amerikane?
Shpërthim në një magazinë në Bolonja, dy të vdekur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?