By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zaluzhny, parashikoi një ngrirje të luftës me Rusinë dhe propozoi vendosjen e armëve bërthamore në Ukrainë
November 30, 2025
Pesë persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut në lidhje me një rast që përfshin rekrutimin për të luftuar në ushtrinë ruse
November 30, 2025
India dëshiron të blejë avionë luftarakë të fuqishëm rusë
November 30, 2025
Alarmante: Trendi i migrimit ne rritje ndersa rreth 1500 foshnje më pak këtë vit
November 30, 2025
Nesër betimi i kryetarit e këshilltarëve komunal të Podujevës
November 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Gjyqësori në Malin e Zi ende nuk i ka hetuar krimet e luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët: Gjyqësori në Malin e Zi ende nuk i ka hetuar krimet e luftës
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët: Gjyqësori në Malin e Zi ende nuk i ka hetuar krimet e luftës

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 7:52 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Analistët vlerësojnë se gjyqësori ende nuk i ka hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës në Malin e Zi. Sipas tyre gjyqësori nuk ka vullnet politik për hetim të krimeve të luftës dhe se gjykata malazeze, siç thanë ata, duhet të kalojë nëpër një sistem të posaçëm të vetingut. Ata theksojnë se Mali i Zi duhet t’i përmbahet rekomandimeve të Komisionit Evropian, i cili në raportin e fundit kërkon dënimin konkret të krimeve të luftës gjatë luftës së viteve të 90.

Analistët vlerësojnë se Malit të Zi i duhet një qasje më aktive për hetimin, ndjekjen penale, gjykimin dhe ndëshkimin e krimeve gjatë luftës së viteve 90.

Një vlerësim të tillë e rekomandon edhe Komisioni Evropian, në raportin e fundit, ku nga Mali i Zi kërkon dënimin konkret të krimeve të luftës, i cili sipas tyre ka munguar dukshëm.

Analisti dhe ish kryeredaktori i disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiq tha se gjyqësori në Malin e Zi ende nuk ka hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës në Malin e Zi.

“Për fat të keq problemi më i madh është se Mali i Zi ende nuk është ballafaquar me të kaluarën. Institucionet gjyqësore ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës. Në fakt ka pasur një vullnet të fuqishëm dhe të organizuar për të shmangur përgjegjësinë. Qasja e gjyqësorit në procedurat e hulumtimit të krimeve të luftës, duhet të jetë proaktive për të hetuar, ndjekur penalisht, gjykuar dhe ndëshkuar në mënyrë efektive,” tha zoti Pepiq.

Analisti Nikollë Berishaj, vë në dukje, se në Mal të Zi nuk ka vullnet politik për hetim të krimeve të luftës dhe se gjykata malazeze, siç tha ai duhet të kalojë nëpër një sistem të posaçëm të vetingut.

“Gjykata malazeze duhet të kalojë nëpër një sistem të posaçëm të vetingut, veçanërisht të krimeve të luftës. Ne kemi shembull rastin në Husaj ku për një ditë vriten një numër i madh i refugjatëve, apo më mirë të themi të dëbuarve nga Kosova dhe gjykatat në Malin e Zi praktikisht nuk dënon asnjë person”, tha zoti Berishaj.

Zoti Pepiq tha se gjyqësori duhet të përmirësojë qasjen ndaj hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve të luftës, pasi dihet se një numër i qytetarëve të Malit të Zi ishin pjesëmarrës në ato krime.

“Një numër i qytetarëve të Malit të Zi ishin pjesëmarrës në ato krime të luftës. Ne kemi raste kur të debuarit nga lufta në ish-jugosllavi, që kërkuan shpëtim në Mal të Zi iu dorëzuan ushtrisë serbe të Ratko Mladiçit dhe Radovan Karaxhiqit dhe për këtë nuk kemi asnjë proces gjyqësor”, tha Pepiq.

Zoti Berishaj beson se pa i gjykuar dhe arrestuar kriminelët e luftës gjyqësori në Malin e Zi nuk mund të konsiderohet i pavarur.

“Kur të fillojnë të hyjnë në procedurë gjyqësore kriminelët e luftës, atëherë mund të flasim për një gjyqësi të pavarur, për një gjyqësi që do të jetë nder edhe për Malin e Zi si për çdo shtet tjetër demokratik”, tha analisti Berishaj.

Në procesin drejt integrimit evropian Mali i Zi, sipas analistëve, është i detyruar të ndjek në mënyrë efektive krimet e luftës në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare me qasje në drejtësi dhe dëmshpërblime për viktimat.

You Might Also Like

Zaluzhny, parashikoi një ngrirje të luftës me Rusinë dhe propozoi vendosjen e armëve bërthamore në Ukrainë

Pesë persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut në lidhje me një rast që përfshin rekrutimin për të luftuar në ushtrinë ruse

India dëshiron të blejë avionë luftarakë të fuqishëm rusë

Zelensky foli me udhëheqësit e NATO-s dhe BE-së: “Shumë gjëra mund të ndryshojnë”

Orban viziton Putinin, presidenti polak anulon takimin me të

TAGGED: #Krimet e luftës, #Mali i Zi
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ky është kryeshefi Ekzekutiv i ri i Termokosit

Kosova Times Kosova Times September 14, 2022
Volkswagen do t’i mbyllë tri fabrika në Gjermani, thotë këshilli i punëtorëve
Mattarella e uron Presidenten Osmani: Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës
Prokuroria kërkon paraburgim për policin e arrestuar në Vushtrri
“Situata eshte shumë e vështirë…”: Ja pse Putin i bëri thirrje FSB-së të identifikojë tradhtarët dhe sabotuesit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?