By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Deklaratat e presidentes janë presion ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Deklaratat e presidentes janë presion ndërkombëtar
Ballina 1Lajme

Analistët: Deklaratat e presidentes janë presion ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 9:01 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, nëse në këmbim do të përfitonte njohje e anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Mirëpo, të thata e të vonuara po i shohin analistët politikë deklaratat e presidentes, pasi sipas tyre Kosova ka humbur momentume të rëndësishme ku pati mundësi të përfitimeve. Profesori universitar, Blerim Canaj, tha për RTK-në se deklarata e Osmanit është deklaratë e presionit ndërkombëtar pasi nuk mund të ketë ndikim për zbatim të marrëveshjeve.

“Kjo duke u nisur nga fakti që përgjegjëse për impelmentimin edhe të marrëveshjeve edhe të ecurisë së tyre automatikisht është qeveria, presidentja e ka një rol protokollar. Edhe këto takimet të cilat zhvillohen mes presidentes dhe eksponentëve të ndryshëm ndërkombëtar më shumë është një mesazh për popullatën se ne me qytetarin e Kosovës dhe me popullin e Kosovën dhe me Kosovën faktikisht i kemi marrëdhëniet e mira por më qeverinë i kemi marrëdhëniet e ftohura. Por jo që edhe ata nuk e dinë që mundësia e presidentes që të ketë ndikim në marrëveshje është thuaja zero”, ka thënë Canaj.

Ndërkaq, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë se presidentja Osmani ka qenë pak më pozitive karshi bashkësisë ndërkombëtare, andaj, sipas tij, kërkon anëtarësim në organizata ndërkombëtare në këmbim të zbatimit të marrëveshjeve.

“Edhe kjo deklaratë i shton ato përpjekjet e saj që të ndryshojë diçka nga z. Kurti në kuptimin e asaj që Kosova marrëveshjet që i ka pranuar në Bruksel dhe aneksin e Ohrit është momentumi që të fillojnë të zbatohen. Duke pasë parasysh që tani kemi një administratë të re në SHBA dhe BE, Veçanërisht kjo e SHBA-së kërkon rezultate konkrete nga dialogu. Sigurisht që është e rrugës që Kosova të fillojë ti kryejë detyrat e saj pavarësisht opinioneve se çfarë ka Serbia. Dhe, në të njëjtën kohë karshi kësaj edhe ti marrë premtimet që i ka pasë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka ai për RTK.

Sa i përket ecurisë së dialogut me Serbinë, tani kur Kosova është në prag të zgjedhjeve parlamentare, Canaj shton se presidenti Trump mund të jetë i paparashikueshëm.

Ndërkaq sipas Sadikut, mund të ketë dinamizëm në dialog pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

“Nuk do të çuditesha që nëse Doland Trump do të vazhdonte aty ku e ka lënë në vitin 2019. Por në anën tjetër kemi momentume të reja të krijuara që faktikisht na qesin në pozicione të tjera. Madje ato momentume jo vetëm në Kosovë po nëse e shohim gjeopolitikisht. Kështu që duhet të presim dhe ta shohim se ku po fillojmë dhe si po fillojmë. Është tragjike kur e mendojmë që një qeveri e ardhshme eventuale temën kryesore të cilën do ta ketë në politikën e jashtme është heqja e masave, sikur që e ka përmend edhe presidentja Osmani. Do të thotë më e rëndësishme është që ne të flisnim për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare ku do të përfitonte Kosova sesa të japim diçka për të hequr masat. Do të thotë është dështim total”, ka shtuar Canaj.

“Këtu ndryshon qëndrimi nga znj. Osmani tek z. Kurti pasi zonja Osmani nuk është në garë elektorale e ka pak më të lehtë të shprehet rreth dialogut, kurse z. Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë e gatshme ti zbatojë këto marrëveshje deri pas zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt dhe krijimit të qeverisë së re dhe praktikisht do të jetë gjashtë mujori i vitit 2025 apo  K2-shi siç njihet në zbatimin e planit të punës dhe pas kësaj mund të mendohet për veprime konkrete të Kosovës”, ka thënë Sadiku.

RTK ka provuar gjatë ditës të marrë një qëndrim nga Qeveria, nëse do ta zbatojnë marrëveshjen njëanshëm, por me garanci ndërkombëtare, por nuk ka marrë përgjigje.

You Might Also Like

Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë

Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës

Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj

Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi

Zyra e VV-së dhe eskorta e Kurtit në Skenderaj sulmohen me vezë

TAGGED: #Analistët, #Marrëveshja e Brukselit, #Vjosa Osmani
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

Kosova Times Kosova Times April 28, 2024
Pensilvani, rrëzohet një avion duke transportuar paciente me 6 njërëz në bord
Nagavci për shkarkimin e rektorit: Nuk ndërhyjmë në autonominë e Universitetit
Superliga vjen sot me dy sfida interesante
Arrestohen katër persona pas rrahjes në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?