By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lidhjet e Koresë së Veriut me Rusinë, në qendër të takimit të fundit Biden – Xi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lidhjet e Koresë së Veriut me Rusinë, në qendër të takimit të fundit Biden – Xi
Ballina 2Rajon / Botë

Lidhjet e Koresë së Veriut me Rusinë, në qendër të takimit të fundit Biden – Xi

Kosova Times
Last updated: 2024/11/16 at 9:51 PM
Kosova Times Published November 16, 2024
Share
SHARE
Presidenti Joe Biden pritet të shfrytëzojë takimin e tij të fundit me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, për t’i kërkuar atij që ta dekurajojë Korenë e Veriut nga thellimi i mbështetjes për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.Bisedimet e së shtunës në takimin vjetor të nivelit të lartë në Peru të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor vijnë pak më shumë se dy muaj përpara se Presidenti Biden të largohet nga detyra dhe t’i lërë detyrën Presidentit të zgjedhur republikan, Donald Trump. Ky do të jetë takimi i fundit i Presidentin Biden me Presidentin Xi, që presidenti demokrat e konsideroi si homologun më të rëndësishëm në skenën botërore.Në takimin përfundimtar, zyrtarët thonë se Presidenti Biden do t’i kërkojë Presidentit Xi të rrisë angazhimin kinez për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një momenti tashmë të rrezikshëm me Korenë e Veriut.Presidenti Biden të premten, së bashku me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Seok Yul dhe Kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, dënuan vendimin e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të dërguar mijëra ushtarë për ta ndihmuar Moskën të zmbrapsë forcat ukrainase që kanë marrë territor në rajonin kufitar të Rusisë, Kursk.Presidenti Biden e quajti atë një “bashkëpunim të rrezikshëm dhe destabilizues”.Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu kanë shprehur zhgënjimin me Pekinin, që është partneri më i madh tregtar i Koresë së Veriut dhe që nuk ka bërë më shumë për ta frenuar Phenianin.Presidenti Biden, Presidenti Yoon dhe Kryeministri Ishiba u përqëndruan gjatë diskutimit të tyre 50-minutësh kryesisht tek kjo çështje, duke rënë dakord se “nuk duhet të jetë në interesin e Pekinit që të ketë këtë bashkëpunim destabilizues në rajon”, sipas një zyrtari të lartë amerikan që foli me kusht ruajtjen e anonimitetit.Koreja e Veriut gjithashtu i ka dërguar Rusisë artileri dhe municione të tjera, sipas zyrtarëve të zbulimit të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë shprehur alarmin lidhur me ritmin e shtuar të provave të raketave balistike nga Pheniani.Udhëheqësi koreanoverior Kim urdhëroi zhvillimin e manovrave në prag të zgjedhjeve të këtij muaji në Shtetet e Bashkuara dhe pretendon se ka arritur përparim në përpjekjet për të ngritur kapacitetet për të goditur brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.Presidentët Biden dhe Xi kanë edhe shumë çështje të tjera për të diskutuar përtej Koresë së Veriut, përfshirë mbështetjen indirekte të Kinës për Rusinë, çështjet e të drejtave të njeriut, teknologjinë dhe Tajvanin e vetëqeverisur demokratik, për të cilin Pekini pretendon se është pjesë e territorit të tij.
Presidentët Biden dhe Xi
Presidentët Biden dhe Xi
Kina gjithashtu ka njoftuar se do të jetë organizatore e takimit të nivelit të lartë të vitit të ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.Ka pasiguri për atë që pritet në të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Kinë nën drejtimin e Presidentit të zgjedhur Trump, i cili bëri fushatë duke premtuar të vendosë tarifa prej 60% për importet kineze.FBI-ja ofroi këtë javë detaje të reja nga një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për ndërhyrje kibernetike në rrjetet e telekomunikacionit në Shtetet e Bashkuara. Gjetjet fillestare kanë zbuluar një fushatë “të gjerë dhe domethënëse” të spiunazhit kibernetik, që synon vjedhjen e informacionit nga amerikanët që punojnë për qeverinë dhe në politikë.Zyrtarët amerikanë të zbulimit gjithashtu kanë vlerësuar se Kina ka rritur shitjet në Rusi të makinerive, produkteve të mikro-elektronikës dhe teknologjive të tjera, që Moska po i shfrytëzon për të prodhuar raketa, tanke, avionë dhe armatime të tjera, për luftën në Ukrainë. /Associated Press/Presidenti Joe Biden pritet të shfrytëzojë takimin e tij të fundit me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, për t’i kërkuar atij që ta dekurajojë Korenë e Veriut nga thellimi i mbështetjes për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.Bisedimet e së shtunës në takimin vjetor të nivelit të lartë në Peru të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor vijnë pak më shumë se dy muaj përpara se Presidenti Biden të largohet nga detyra dhe t’i lërë detyrën Presidentit të zgjedhur republikan, Donald Trump. Ky do të jetë takimi i fundit i Presidentin Biden me Presidentin Xi, që presidenti demokrat e konsideroi si homologun më të rëndësishëm në skenën botërore.Në takimin përfundimtar, zyrtarët thonë se Presidenti Biden do t’i kërkojë Presidentit Xi të rrisë angazhimin kinez për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një momenti tashmë të rrezikshëm me Korenë e Veriut.Presidenti Biden të premten, së bashku me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Seok Yul dhe Kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, dënuan vendimin e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të dërguar mijëra ushtarë për ta ndihmuar Moskën të zmbrapsë forcat ukrainase që kanë marrë territor në rajonin kufitar të Rusisë, Kursk.Presidenti Biden e quajti atë një “bashkëpunim të rrezikshëm dhe destabilizues”.Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu kanë shprehur zhgënjimin me Pekinin, që është partneri më i madh tregtar i Koresë së Veriut dhe që nuk ka bërë më shumë për ta frenuar Phenianin.Presidenti Biden, Presidenti Yoon dhe Kryeministri Ishiba u përqëndruan gjatë diskutimit të tyre 50-minutësh kryesisht tek kjo çështje, duke rënë dakord se “nuk duhet të jetë në interesin e Pekinit që të ketë këtë bashkëpunim destabilizues në rajon”, sipas një zyrtari të lartë amerikan që foli me kusht ruajtjen e anonimitetit.Koreja e Veriut gjithashtu i ka dërguar Rusisë artileri dhe municione të tjera, sipas zyrtarëve të zbulimit të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë shprehur alarmin lidhur me ritmin e shtuar të provave të raketave balistike nga Pheniani.Udhëheqësi koreanoverior Kim urdhëroi zhvillimin e manovrave në prag të zgjedhjeve të këtij muaji në Shtetet e Bashkuara dhe pretendon se ka arritur përparim në përpjekjet për të ngritur kapacitetet për të goditur brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.Presidentët Biden dhe Xi kanë edhe shumë çështje të tjera për të diskutuar përtej Koresë së Veriut, përfshirë mbështetjen indirekte të Kinës për Rusinë, çështjet e të drejtave të njeriut, teknologjinë dhe Tajvanin e vetëqeverisur demokratik, për të cilin Pekini pretendon se është pjesë e territorit të tij.
Presidentët Biden dhe Xi
Presidentët Biden dhe Xi
Kina gjithashtu ka njoftuar se do të jetë organizatore e takimit të nivelit të lartë të vitit të ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.Ka pasiguri për atë që pritet në të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Kinë nën drejtimin e Presidentit të zgjedhur Trump, i cili bëri fushatë duke premtuar të vendosë tarifa prej 60% për importet kineze.FBI-ja ofroi këtë javë detaje të reja nga një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për ndërhyrje kibernetike në rrjetet e telekomunikacionit në Shtetet e Bashkuara. Gjetjet fillestare kanë zbuluar një fushatë “të gjerë dhe domethënëse” të spiunazhit kibernetik, që synon vjedhjen e informacionit nga amerikanët që punojnë për qeverinë dhe në politikë.Zyrtarët amerikanë të zbulimit gjithashtu kanë vlerësuar se Kina ka rritur shitjet në Rusi të makinerive, produkteve të mikro-elektronikës dhe teknologjive të tjera, që Moska po i shfrytëzon për të prodhuar raketa, tanke, avionë dhe armatime të tjera, për luftën në Ukrainë. /Associated Press/

You Might Also Like

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

TAGGED: #Joe Biden, #Koreja e Veriut, #Xi Jimping
Kosova Times November 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Frikë për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme

Kosova Times Kosova Times April 14, 2024
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Gruaja e Vladimir Kara-Murza bëri thirrje për një shkëmbim të të burgosurve
Hysni Gucati zgjidhet kryetar i OVL UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?