By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices
August 8, 2025
Festivali i 24-t “DokuFest” në Kosovë vazhdon me entuziazëm
August 8, 2025
Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë
August 8, 2025
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Armët që mund t’ia sigurojnë Ukrainës 300 milionë eurot nga BE-ja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Armët që mund t’ia sigurojnë Ukrainës 300 milionë eurot nga BE-ja
Ballina 2Rajon / Botë

Armët që mund t’ia sigurojnë Ukrainës 300 milionë eurot nga BE-ja

Kosova Times
Last updated: 2024/11/18 at 12:28 PM
Kosova Times Published November 18, 2024
Share
SHARE

Brukseli njoftoi më 14 nëntor se do të shpenzojë 300 milionë euro për t’iu ndihmuar nëntë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, automjeteve të blinduara dhe municioneve.

Besohet se disa prej armëve do t’i jepen drejtpërdrejt Ukrainës, përderisa furnizimi me të tjera armë do t’i lirojë rezervat e vjetra të vendeve që ato t’i dërgohen Kievit.

Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager, ka thënë se “kjo është hera e parë që ne [po përdorim] buxhetin e BE-së për t’i mbështetur shtetet anëtare në blerjen e përbashkët të produkteve të mbrojtjes”, duke shtuar se “projktet e caktuara do të rrisin, po ashtu, mbështetjen tonë për Ukrainën, me pajisje shtesë për mbrojtje”. /REL/

Gjashtëdhjetë milionë euro do të shpenzohen për blerjen e automjeve të blinduara për bartjen e ushtarëve, Patria 6x6. Autoblindat finlandeze mund të bartin deri në 12 persona, dhe mund të konfigurohen për "notim" nëpër ujëra të qeta.

Gjashtëdhjetë milionë euro do të shpenzohen për blerjen e automjeve të blinduara për bartjen e ushtarëve, Patria 6×6.

Autoblindat finlandeze mund të bartin deri në 12 persona, dhe mund të konfigurohen për “notim” nëpër ujëra të qeta.

Edhe 60 milionë euro të tjerë do të shpenzohen për blerjen e sistemeve kundërajrore Mistral. Arma franceze, e cila tashmë përdoret në Ukrainë, është më e rëndë sesa ekuivalentët e saj amerikanë dhe rusë që lëshohen nga krahu, por vendosja në trekëmbësh i mundëson periudha të vazhdueshme gatishmërie. Një sistem i tuillë mund të përdoret nga ekipet e artiljerëve që operojnë në periferitë e kryeqyteteve ukrainase, të cilat kanë për detyrë të rrëzojnë dronët rusë në ardhje.

Edhe 60 milionë euro të tjerë do të shpenzohen për blerjen e sistemeve kundërajrore Mistral.

Arma franceze, e cila tashmë përdoret në Ukrainë, është më e rëndë sesa ekuivalentët e saj amerikanë dhe rusë që lëshohen nga krahu, por vendosja në trekëmbësh i mundëson periudha të vazhdueshme gatishmërie.

Një sistem i tuillë mund të përdoret nga ekipet e artiljerëve që operojnë në periferitë e kryeqyteteve ukrainase, të cilat kanë për detyrë të rrëzojnë dronët rusë në ardhje.

Rreth 120 milionë euro do të shkojnë për predha artilerie 155-milimetërshe. Kalibri është standard i NATO-s, i përdorur në qindra obusë perëndimorë që i janë dhënë Ukrainës. Mes një mungese akute prodhimi, secila predhë 155 mm sot kushton rreth 8.400 dollarë.

Rreth 120 milionë euro do të shkojnë për predha artilerie 155-milimetërshe.

Kalibri është standard i NATO-s, i përdorur në qindra obusë perëndimorë që i janë dhënë Ukrainës.

Mes një mungese akute prodhimi, secila predhë 155 mm sot kushton rreth 8.400 dollarë.

Gjashtëdhjetë miluonë euro do të shpenzohen për sistemet e mbrojtjes raketore IRIS-T SLM. Arma gjermane mund të godasë objektiva ajrore nga një largësi prej 40 kilometrash. Sistemi i mbrojtjes ajrore ka një radar të aftë për të gjurmuar qindra objektiva individuale njëkohësisht. Ai, po ashtu, mund të vërejë objektiva në mënyrë optike, duke e bërë të padukshëm ndaj paralajmëruesve për radarë. Gjermania është zotuar se do t'ia mundësojë Ukrainës nëntë sisteme IRIS-T deri më 2026.

Gjashtëdhjetë miluonë euro do të shpenzohen për sistemet e mbrojtjes raketore IRIS-T SLM.

Arma gjermane mund të godasë objektiva ajrore nga një largësi prej 40 kilometrash. Sistemi i mbrojtjes ajrore ka një radar të aftë për të gjurmuar qindra objektiva individuale njëkohësisht. Ai, po ashtu, mund të vërejë objektiva në mënyrë optike, duke e bërë të padukshëm ndaj paralajmëruesve për radarë.

Gjermania është zotuar se do t’ia mundësojë Ukrainës nëntë sisteme IRIS-T deri më 2026.

Një fotografi e sistemeve koreanoveriore të artilerisë me rreze të gjatë veprimi, që thuhet se u realizua gjatë transportimit të tyre nëpër Rusi. Zotimi prej 300 milionë eurosh nga Brukseli erdhi në një kohë kritike për Kievin, mes dëshmive në rritje se trupat e Koresë së Veriut po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë. Kjo fotografi, e publikuar për herë të parë më herët këtë muaj, tregon, po ashtu, se Pheniani po dërgon armatim për t'i ndihmuar Rusisë me pushtimin tokësor të Ukrainës.

Një fotografi e sistemeve koreanoveriore të artilerisë me rreze të gjatë veprimi, që thuhet se u realizua gjatë transportimit të tyre nëpër Rusi.

Zotimi prej 300 milionë eurosh nga Brukseli erdhi në një kohë kritike për Kievin, mes dëshmive në rritje se trupat e Koresë së Veriut po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë.

Kjo fotografi, e publikuar për herë të parë më herët këtë muaj, tregon, po ashtu, se Pheniani po dërgon armatim për t’i ndihmuar Rusisë me pushtimin tokësor të Ukrainës.

You Might Also Like

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën

Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar

Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona

TAGGED: #Armët, #BE, Ukraina
Kosova Times November 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin dhe Raisi diskutuan situatën rreth Gazës dhe çmimet e naftës në Kremlin

Kosova Times Kosova Times December 8, 2023
Gjithnjë e më shumë të vdekur. 140 persona të ndaluar në një anije turistike në Vjenë
Ballkani dhe Llapi barazojnë, Malisheva mposht Lirinë
Refugjatët ukrainas mbeten të pastrehë pasi Hungaria ua ndal ndihmat
“Rruga e cdo bashkëpunëtori është e parashikueshme: Ukrainasit likuiduan shefin e policisë së Melitopolit (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?