Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Pallatin e Drejtësisë.
Në këtë njoftim të zyrë për informim të LDK-së, nuk është bërë e ditur arsyeja e dorëzimit të kallëzimit penal.
“Sot (e martë), më datë 19 nëntor, në orën 09:00, Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Themelore, te Pallati i Drejtësisë. Pas dorëzimit të kallëzimit, Forumi i Rinisë deklarohet para medieve. Ftoheni të përcjellni këtë ngjarje!”, thuhet në njoftim.