Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvalles me pretendimin se në formularin për deklarim të pasurisë, më 22 mars të 2021-s s’i ka paraqitur të dhënat e kërkuara me ligj.

Ministrja Gërvalla akuzohet për veprën penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.