By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Kur në një tenxhere takohen Franca dhe vjeshta : Recetë për gulash me mish viçi dhe gështenja
October 11, 2025
“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmet izraelite vranë 15 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët shëndetësorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sulmet izraelite vranë 15 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët shëndetësorë
Rajon / Botë

Sulmet izraelite vranë 15 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët shëndetësorë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 11:36 AM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 15 palestinezë në Rripin e Gazës të mërkurën, përfshirë një punëtor shpëtimi, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Mjekët thanë se të paktën 12 njerëz u vranë nga një sulm izraelit ndaj një shtëpie në Xhabalia, në veri të Gazës, mëngjesin e së mërkurës. Ata thanë se rreth 10 njerëz janë zhdukur dhe se përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë.

Një burrë tjetër u vra nga sulmet e tankeve në afërsi, thanë ata.

Në Sabra në periferi të qytetit Gaza, emergjenca civile palestineze tha se një sulm izraelit e goditi njërin prej ekipeve të saj gjatë një operacioni shpëtimi, duke e vrarë një pjesëtar të stafit dhe duke i plagosur tre të tjerë.

Izraeli nuk i ka komentuar ende këto dy sulme.

Në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, mjekët thanë se një burrë u vra dhe u plagosën disa njerëz të tjerë nga një sulm ajror izraelit në pjesën lindore të qytetit.

Banorët në Xhaballia, Beit Lahia dhe Beit Hanun, ku ushtria izraelite ka vepruar nga fillimi i muajit të kaluar, thanë se forcat izraelite rrënuan dhjetëra shtëpi në tri zonat, duke shtuar frikën se Izraeli po kërkon ta spastrojë këtë pjesë nga banorët për ta krijuar një zonë sigurie, diçka që Izraeli e mohon.

Izraeli ka thënë se i ka dërguar forca në dy qytetet dhe kampin e refugjatëve për t’i luftuar militantët e Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Synimi, sipas Izraelit, është frenimi i sulmeve të tyre dhe parandalimi i rigrupimit të tyre.

Ushtria izraelite th se i ka vrarë qindra prej tyre që nga 5 tetori.

Krahët e armatosur të Hamasit dhe Xhihadit Islamik pretendojnë se i kanë vrarë shumë ushtarë izraelitë gjatë të njëjtës periudhë.

Hussam Abu Safiya, drejtori i Spitalit Kamal Adwan, një nga tre institucionet mjekësore që funksionojnë me vështirësi në veri të enklavës, tha se spitali u sulmua nga ushtria izraelite të martën.

Gjatë një vizite në Rripin e Gazës të martën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Hamasi nuk do ta qeverisë enklavën palestineze, pasi lufta të ketë përfunduar dhe se Izraeli i ka shkatërruar aftësitë ushtarake të grupit islamik.

Katari, ndërmjetës kyç për armëpushimin së bashku me Egjiptin, tha se i ka njoftuar Hamasin dhe Izraelin se do të tërhiqet nga ndërmjetësimi nëse të dyja palët në luftë nuk tregojnë “vullnet dhe seriozitet” për ta arritur një marrëveshje.

Hamasi dëshiron një marrëveshje që i jep fund luftës, ndërsa Netanyahu ka premtuar se lufta mund të përfundojë vetëm pasi të jetë çrrënjosur Hamasi.

Lufta u shkaktua kur luftëtarët e Hamasit u futën në jug të Izraelit më 7 tetor 2023 dhe i vranë rreth 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Prej atëherë, hakmarrja e Izraeli e ka shkatërruar Gazën, si dhe i ka vrarë mbi 44.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

You Might Also Like

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus

Si perfundoi konflikti Moske-Baku?

Shirat e rrëmbyeshëm në Meksikë kanë vrarë më shumë se 20 persona

TAGGED: #15 të vrarë, #Gazë, #Sulme izraelite
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kina humbi partnerët evropianë në nismën “Një brez dhe një rrugë”.

Kosova Times Kosova Times July 29, 2023
Tepiq publikon foto: Policia serbe mban një top zanor në një xhip
Lajçaku takoi O`Brien: Duam të shohim rajonin të ecë përpara
Al-Hilal synon me çdo kusht bindjen e Fernandes
Fillon dëshminë dëshmitari i 61-të në prosecin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?