By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: Klina është gati për rikthim
October 7, 2025
Dy raste të sekuestrimit të armëve në Rahovec, një i mitur në mbajtje
October 7, 2025
Abdixhiku: LDK-ja e Iliri nuk e shohin politikën si karrierë, por shërbim
October 7, 2025
Pastrimi etnik i Lubyankës
October 7, 2025
Pse ushtarët nga Jugu dhe Kaukazi vazhdojnë të ikin nga njësitë e tyre
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 70% e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në 5 orë në ditë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 70% e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në 5 orë në ditë
Ballina 1Lajme

70% e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në 5 orë në ditë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/20 at 10:10 PM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Sipas një studimi të fundit, rreth 66% e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar, përkundër që 70% e tyre kalojnë nga 1 deri në 5 e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë. Pavarësisht studimeve e thirrjeve të shumta që rrjetet sociale të përdoren në masë të kontrolluar, duket se do të mbetet sfidë e madhe që kjo të realizohet.

Studentë të drejtimeve të ndryshme lexojnë e studiojnë literaturën e lëndëve mjekësore nga provimet që i presin. Në mesin e tyre është edhe studentja Gresa Gojani.

Përveç literaturës nga profesioni i mjekësisë të cilën e ka zgjedhur, Gresa lexon edhe lloje të tjera librash e materialesh që zgjojnë interesin e saj.

“Më pëlqejnë krejt zhanret e shkrimeve duke filluar prej librave ma shume deskriptive, përshkruese për një gjendje aktuale të shoqëri, munden me kon libra romantik format fiktive ose fantazi siç janë Herry Poter e kështu me radhë”, tha Gojani.

Megjithatë, sikurse Gresa nuk është një pjesë e madhe të rinjve. Të paktën nga ajo që thotë një studim i fundit i fondacionit Freiderich Ebert. Sipas këtij studimi, rreth 66% e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar, përkundër që 70% e tyre kalojnë nga një deri në pesë e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë.

Rrjetet sociale tek të rinjtë tashmë janë të pranishme në secilin hap të jetës së tyre. Madje nga përqendrimi i madh në to, vështirë se diçka tjetër mund t’ua marrë vëmendjen.

Sidoqoftë, të rinjtë tregojnë se cilat nga rrjetet sociale janë më atraktive dhe për çka i përdorin ato.

Megjithatë, ata që merren me rritjen e kulturës së të lexuarin në Kosovë, siç është Organizata ETEA, flasin lidhur me përfitimet që mund t’i kenë të rinjtë nga të lexuarit.

“Natyrisht se leximi ka shumë dobi kryesorja na bënë me njoft vetën tonë, me reflektu mbi vetën tonë, mbi jetën si të tillë mbi botën mbi njerëzit për rreth dhe na përgatit më mirë për përditshmërin për jetën”, tha Agon Ahmeti, ETEA.

Pavarësisht nga ajo nëse na pëlqen leximi, ajo çfarë thuhet në studime, përdorimi i rrjeteve sociale do të jetë i pandashëm në jetën e gjithsecilit.

You Might Also Like

Krasniqi: Klina është gati për rikthim

Dy raste të sekuestrimit të armëve në Rahovec, një i mitur në mbajtje

Abdixhiku: LDK-ja e Iliri nuk e shohin politikën si karrierë, por shërbim

Vetëvendosje premton investime në Viti me kandidatin Arsim Ademi Elmina Osmani|RTK

Ambasadori i BE-së viziton Policinë e Kosovës, diskutohet për siguri

TAGGED: #70%, #Rinia, #Rrjetet sociale
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Debati për pastrimin, përplasen asamblistët në Kuvendin e Prishtinës

Kosova Times Kosova Times June 2, 2025
Haradinaj për dëshmorin Mentor Tolaj: Kishte guxim të përballej me armikun
Ushtria ruse i etiketon ushtarët e zhdukur si dezertorë
Vitia: Pandemia na tregoi të gjithëve se sa i rëndësishëm është shëndeti
Shkumë toksike noton në lumin Yamuna në Nju Delhi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?