By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do ta zvogëlojë Presidenti Trump mbështetjen për KFOR-in? Përgjigjet ambasadori Reeker
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > A do ta zvogëlojë Presidenti Trump mbështetjen për KFOR-in? Përgjigjet ambasadori Reeker
Ballina 1Lajme

A do ta zvogëlojë Presidenti Trump mbështetjen për KFOR-in? Përgjigjet ambasadori Reeker

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 12:33 AM
Kosova Times Published November 20, 2024
Share
SHARE

Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker, ka thënë se pyetja se çfarë do të bëjë një president amerikan a një tjetër për dialogun Kosovë-Serbi, e befason atë.

Në një bisedë për N1, ai tha se pyetja më e mirë do të ishte se çfarë mund të presë ShBA-ja nga rajoni.

“Gjithmonë mendoj se është interesante që njerëzit nga rajoni më pyesin, e dini, çfarë mund të presim ne në rajon nga Shtetet e Bashkuara, nga një kandidat apo një tjetër? Mendoj se pyetja duhet të jetë – çfarë mund të presim ne nga rajoni”, u shpreh ai në këtë intervistë, raporton Klankosova.tv.

Reeker foli për kohën kur ka qenë i përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel më shumë se një dekadë më parë, kur i njëjti udhëhiqej nga baronesha Catherine Ashton, atëherë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian.

Në atë kohë, ai tha se “ne patëm sukses” sepse “u arrit Marrëveshja e Brukselit”.

Por, thotë se “është e mahnitshme të shohësh se më shumë se një dekadë më vonë, gjërat nuk kanë ecur përpara”.

“Dhe kjo është zhgënjyese. Mendoj se do të ishte mirë nëse të gjithë, jo vetëm në rajon, por në të gjithë Evropën, të kuptonin se është koha për të ecur përpara. Keni strukturë, më shumë marrëveshje në dialog. Përdorni ato. Nëse kjo nuk funksionon, gjeni metoda të tjera për ta bërë atë”.

“Ju kishit Miroslav Lajçakun, për shembull, i cili me guxim e bëri punën në tentim për t’i bashkuar palët. Dhe, sigurisht, keni pasur zgjedhje të reja në BE, keni një komision të ri, keni një administratë të re amerikane, keni një qeveri të re në Britaninë e Madhe. Ky ishte një vit zgjedhor. Më shumë se gjysma e popullsisë së botës pati rastin të votonte. Mendoj se është koha për të kaluar nga këto konflikte të stërzgjatura”, theksoi Reeker.

I pyetur nëse mund të preket misioni i KFOR-it në Kosovë nga ulja potenciale e kostove për NATO-n, ambasadori amerikan tha se “KFOR-i ishte një mjet shumë efektiv që u krijua me mbështetjen amerikane, udhëheqjen dhe pjesëmarrjen amerikane deri më sot”, raporton Klankosova.tv.

Por, ai është i mendimit po ashtu se administrata e dytë e Trump mund të shohë KFOR-in dhe të thotë: “pse po e bëjmë këtë?”

“Duhet të dëgjoni se çfarë tha Presidenti Trump, presidenti i zgjedhur Trump, ish-Presidenti Trump gjatë fushatës së tij. Ai dëshiron të reduktojë dislokimin e trupave amerikane jashtë vendit. Dëshiron të dijë se sa e dobishme është kjo për ne? Dhe prandaj unë them, çfarë do të bëjë rajoni për ne në Shtetet e Bashkuara? Kemi shumë gjëra për të përballuar. Nuk mund të parashikoj saktësisht se si do të rishikohet. Ka kohë që administrata e re të marrë detyrën më 20 janar. Zyrtarët duhet t’i zënë vendet e tyre, vendimet do të merren në atë kohë, padyshim në konsultim me Kongresin, dhe jam i sigurt me aleatët. Por aq më tepër nëse kujtojmë se sa kanë kaluar, 25 vjet nga lufta në Kosovë dhe më shumë se një dekadë që nga dialogu që solli marrëveshjen e Brukselit. Pra, është koha për të vazhduar me këto gjëra”, u shpreh ambasadori amerikan, Philip Reeker.

You Might Also Like

Vdes atdhetari Selim Shala

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

TAGGED: #Donald Trump, #KFOR, #Philip Reeker
Kosova Times November 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kur do të rikthehet Odegaard? Flet Arteta

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Nuraj: Shqiptarët e Sanxhakut, janë duke iu kthyer rrënjëve të tyre
Osmani: Serbia po kërcënon me masa antiligjore
BE-ja e kritikon Serbinë për takimin e paralajmëruar të Vulinit me Putinin
Trupat izraelite tërhiqen nga spitali më i madh i Gazës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?