By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputetët miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Deputetët miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2025
Ballina 1Lajme

Deputetët miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2025

Kosova Times
Last updated: 2024/11/21 at 6:12 PM
Kosova Times Published November 21, 2024
Share
SHARE

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove.

Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim.

Më 11 nëntor, deputetët e kishin miratuar në lexim të parë këtë projektligj.

Vlera e projektbuxhetit për vitin 2025 është 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024, që kishte vlerën 3.3 miliardë euro.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ky buxhet do të sigurojë stabilitet ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët.

Ndërkaq, partitë opozitare e kanë cilësuar “buxhet për mbijetesë”.

Për këtë arsye tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), thanë më herët se nuk do ta votojnë projektbuxhetin dhe kanë braktisur seancën.

Gjatë seancës plenare, megjithatë disa deputetë të PDK-së u kthyen dhe paraqitën për votim amendamente të propozuara nga ta.

Nga buxheti prej 3.6 miliardë euro, pjesa më e madhe është planifikuar të ndahet për kategorinë subvencione dhe transfere me mbi 1.1 miliardë euro, pasuar nga shpenzimet kapitale me mbi 930 milionë euro.

Projektligji për buxhetin 2025 duhej të miratohej më së largu deri në fund të këtij viti.

Pas votimit në Kuvend, Projektligji për buxhetin nënshkruhet nga kryetari i Kuvendit dhe shpallet nga presidentja e Republikës.

Presidentja Vjosa Osmani, duhet ta nënshkruajë atë brenda tetë ditësh, pasi të ketë marrë ligjin. Nëse presidentja Osmani, brenda tetë ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Kështu që ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, me vetë ligjin nuk përcaktohet ndryshe.

You Might Also Like

Kosova mirëpret marrëveshjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Arrestohet analisti i sigurisë, Fatmir Sheholli

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

BE pret që zgjedhjet në Kosovë të zhvillohen pa asnjë ndërhyrje nga jashtë

Osmani: Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s

TAGGED: #Buxheti 2025, #Kuvendi i Kosovës
Kosova Times November 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Shihni çfarë ndodh kur një fis i izoluar sheh një të bardhë

Kosova Times Kosova Times March 5, 2025
Rama: 80% e qytetarëve të anketuar janë të kënaqur me Termokosin
Shërbimi Sekret rrit masat e sigurisë pas sulmit ndaj Trumpit
Biden: Tërheqja e Rusisë nga Kherson është dëshmi e “problemeve serioze”
Mos-shpërndarja librave shkollorë, reagon Këshilli i Prindërve të Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?