By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht
August 5, 2025
Telefonatë mes Pierce dhe Kurtit: Në fokus tensionet me Serbinë dhe dialogu
August 5, 2025
Vrasje e rëndë në Baincë, mbi varrin e viktimës mbjellet misër
August 5, 2025
Nderohet veprimtari Rexhep Balidemaj
August 5, 2025
Në Kamenicë mbahet “Dita e Nderimit
August 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus
Ballina 2Rajon / Botë

Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Kosova Times
Last updated: 2024/11/23 at 11:23 AM
Kosova Times Published November 23, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e mbështet përdorimin e raketave me rreze të gjatë nga ana e Ukrainës, teksa mbrohet kundër pushtimit rus, dhe ka thënë se Gjermania duhet t’i dërgojë shpejt sistemet e veta të raketave me rreze të gjatë, Taurus, drejt Kievit.

Në një intervistë të publikuar të shtunën nga Funke Mediengruppe, Metsola ka thënë se përkrah dërgimin e raketave të tilla në Ukrainë dhe që duhet lejuar të përdoren kundër shënjestrave në Rusi.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, social-demokrat, ka kundërshtuar ashpër dërgimin e sistemit Taurus në Ukrainë.

Partnerët e tij të koalicionit, Demokratët e Lirë dhe Të Gjelbrit janë në favor të dërgimit të raketave në Kiev.

Diskutimet për raketa janë aktualizuar në ditët e fundit, pasi Shtetet e Bashkuara është raportuar t’i kenë dhënë leje Ukrainës për t’i përdorur raketat amerikane ATACMS për të sulmuar Rusinë.

Raketat e këtij sistemi mund të sulmojnë një shënjestër deri në 300 kilometra larg.

Sistemet gjermane Taurus mund të sulmojnë një shënjestër deri në 500 kilometra largësi.

Sipas Metsolas, presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka thënë me të drejtë se Ukraina nuk mund të presë pafundësisht për ndihmë efektive ushtarake, sepse në Perëndim vazhdimisht ka zgjedhje, derisa ukrainasit vdesin çdo ditë në luftë.

“Është alarmante që Rusia po përshkallëzon luftën dhe po intensifikon sulmet me raketa, të cilat tashmë kanë shkaktuar shumë viktima”, ka thënë ajo.

Të enjten, Rusia e ka lëshuar një raketë balistike me rreze të mesme në rajonin Dnjipro të Ukrainës dhe ka paralajmëruar që sulme të tilla mund të shënjestrojnë edhe perëndimin e Evropës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Afera trondit Spanjën: Politikanët pranojnë masivisht se kanë falsifikuar diplomat e tyre universitare

Suedia, Norvegjia dhe Danimarka do të ndajnë 486 milionë dollarë për furnizime me armë amerikane për Ukrainën

Hill mori një detyrë të re ne Serbi

Mister në Francë: Burrë pa zorrë gjendet në një park

Haaretz: Serbia i dërgoi Izraelit më shumë armë në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa në të gjithë vitin 2024

TAGGED: #Gjermania, #Raketat Taurus, #Roberta Metsola, Ukraina
Kosova Times November 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Tre policët e Kosovës u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit

Kosova Times Kosova Times June 14, 2023
Osmani: Kosova e ftuar speciale në Samitin ShBA-Afrikë
Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar
LDK kritikon qeverinë për mos koordinim me aleatë perëndimorë
Grabitet dhe plagoset Roberto Baggio
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?