By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pa miell: Një recetë për një byrek të shijshëm me gjizë
October 28, 2025
Pulë me majdanoz dhe hudhër: Një pjatë gati në 15 minuta për të cilën askush nuk do të ketë asnjë ankesë
October 28, 2025
Kungull i pjekur në stilin grek: Një pjatë e thjeshtë plot shije dhe histori
October 28, 2025
Këshilli Prokurorial i Kosovës pezullon nga detyra prokurorin Beqë Shala
October 28, 2025
Sonte promovohet libri “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë”
October 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trajtimi i qenve endacakë, opozita me kritika ndaj qeverisjes në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Trajtimi i qenve endacakë, opozita me kritika ndaj qeverisjes në Prishtinë
Ballina 1Lajme

Trajtimi i qenve endacakë, opozita me kritika ndaj qeverisjes në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 10:13 PM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Kritika në adresë të ekzekutivit në Komunën e Prishtinës, sa i përket trajtimit të qenve endacakë, patën nga Vetëvendosje, sipas së cilës Komuna ka dështuar në këtë fushë. Nga Komuna thonë se po merren me këtë shqetësim, derisa kërkuan përkrahje financiare nga niveli qendror.

Opozita në kryeqytet ka adresuar kritika ndaj qeverisjes komunale, sa i përket trajtimit të qenve endacakë. Sipas Vetëvendosjes në Prishtinë, komuna ka dështuar në këtë fushë.

“Ka dështu në këtë aspekt, dhe normal që ne kërkojmë nga komuna që të bëjë sistemimin në mënyrën e duhur që të mos ketë rrezik për qytetarët e Prishtinës”, deklaron Besart Krasniqi, asamblist i VV-së në Prishtinë.

Nga komuna thonë se fatin e qenve endacakë e kanë marrë në dorën e tyre, derisa theksojnë se për të pasur rezultat nevojitet ndihmë financiare nga niveli qendror.

“Kemi dhënë një zotim publik në bazë të buxhetit të paraparë për vitin e ardhshëm që deri në mars të vitit të ardhshëm t;i largojmë nga hapësirat publike dhe ti japim në adoptim apo në strehim të përkohshëm në qendren e strehimit diku rreth 1500 qenë. Edhe ky problem po e merr zgjidhjen e duhur nësë do të kemi mbështetje financiare nga ana e qeverisë”, thotë Bekim Brestovci, drejtor i shërbimeve publike në Prishtinë.

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke folur për strategjinë dhe planin e veprimit për ta zgjidhur këtë çështje që është miratuar në vitin 2022, thanë se nga ana e Ministrisë së Financave, është bërë një vlerësim i impaktit financiar buxhetor, ku është vlerësuar se Kosova mund ta përballojë një shumë prej 9.8 milionë eurosh.

Sipas zëvendësministrit Arbër Vokrri, kjo shumë është e pamjaftueshme.

“Është e pamundur secilado komunë ta zgjidhë problemin vetë. Nevojitet koordinim prej nivelit qendror, por ajo ende që është më e rendësishme se kjo është çështja e buxhetit. Unë e kam thënë edhe në mbledhje të qeverisë edhe në deklarime publike që shuma prej 9.8 milionëve është e pamjaftueshme”, tha Arbër Vokrri, zëvendësministër i MAPL-së.

Ai tha se pret reflektim dhe ndarje të mjeteve të duhura, në mënyrë që të ketë zgjidhje.

You Might Also Like

Këshilli Prokurorial i Kosovës pezullon nga detyra prokurorin Beqë Shala

Supremja u jep të drejtë veteranëve për kompensim financiar

Ambasadori gjerman dhe Hoxha vlerësojnë bashkëpunimin e dy anshëm

Osmani: Kosova synon epokë të re teknologjike në partneritet me Arabinë

Maqedonci: FSK është në një fazë tjetër

TAGGED: #Opozita, #Prishtina, #Qentë endacakë
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Cili do të jetë çmimi i lirimit të tre policëve?!

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Tetë universitete publike në Kosovë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Vërshimet lënë pasoja në furnizimet me ujë
Detaje të reja të rrëmbimit të gjermanit në Serbi: Babë e bir kërkuan 350 mijë euro
Rubio: Lidhja e Rosselkhozbank me SWIFT do të kërkojë heqjen e sanksioneve të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?