By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrëfen fotografi ukrainas: Jeta në Ukrainë, një betejë e përditshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rrëfen fotografi ukrainas: Jeta në Ukrainë, një betejë e përditshme
Ballina 2Rajon / Botë

Rrëfen fotografi ukrainas: Jeta në Ukrainë, një betejë e përditshme

Kosova Times
Last updated: 2024/11/24 at 10:19 PM
Kosova Times Published November 24, 2024
Share
SHARE

Fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka tha se jeta në Ukrainë është një betejë e përditshme, deri sa më shumë se 1000 ditë vazhdojnë shkatërrimet dhe vuajtjet. Maloletka thekson se, megjithëse ukrainasit jetojnë me frikë çdo ditë, lufta e tyre vazhdon, sepse rezistenca e tyre parandalon shkatërrimin e plotë të vendit.

“Lufta për jetën, të vërtetën dhe të ardhmen nuk ndalet në Ukrainë,” thotë për RTK fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka, i njohur për fotografitë e tij që janë bërë simbole të shkatërrimit dhe vuajtjes gjatë luftës.

Maloletka, një fotograf i agjencisë amerikane Associated Press, qëndroi në Beograd për hapjen e një ekspozite që i kushtohet luftës në Ukrainë, ku u prezantuan edhe disa, nga veprat e tij.

“Sot, jeta në Ukrainë është një sfidë e përditshme. Sirenat ose alarmet personale ju zgjojnë, dhe gjithmonë kontrolloni lajmet për të parë çfarë ka ndodhur gjatë natës – viktimat, shkatërrimet dhe humbjet”, tha Maloletka.

Ky fotograf ukrainas ishte pjesë e ekipit që dokumentoi tmerret e Mariupolit në filmin fitues të çmimit Oscar “20 ditë në Mariupol”. Në kushte të rrezikshme, ai dhe ekipi i tij dokumentuan sulmet mbi spitale, shkatërrimet dhe varre masive. Filmi dëshmon për bombardime dhe viktima të pafajshme, përfshirë fëmijë.

“E gjithë kjo që po ndodh, të gjitha numrat dhe të dhënat, duken joreale, derisa të shkoni në fushë. Kur flet me njerëz që sapo janë sulmuar ose me ushtarë që sapo janë kthyer nga fronti, ose nëse shkon të shohësh si duket fronti, kupton përmasat e tragjedisë”, shpjegon Maloletka.

Ai gjithashtu bëri shumë fotografi gjatë rrethimit të Mariupolit, por njëra u bë simbol i vuajtjes. Foto që tregon një grua shtatzënë të gjakosur në një barelë duke u nxjerrë nga një maternitet i bombarduar. Gjithashtu edhe fotografia e shkatërrimit të banesave.

“Po përpiqeni të grumbulloni të gjitha këto përvoja dhe t’i transferoni ato. Misioni ynë është që këto histori t’i përcjellim përmes fotografive dhe filmave, por edhe atëherë mendojmë se nuk mjafton. Si gazetar, ju jeni vazhdimisht duke menduar – si të sillni një imazh tjetër që do t’u kujtojë njerëzve se lufta nuk ka mbaruar”, thekson ai.

Maloletka është nga qyteti i Berdyansk, afër Mariupol, në rajonin e Zaporizhya. Ai thekson se shumë njerëz nuk mund t’i varrosin të afërmit e tyre me dinjitet ose të gjejnë të zhdukurit. Në Ukrainë, njerëzit përpiqen të jetojnë “normalisht”, megjithëse, tha ai, çdo ditë jetojnë me frikën për jetën.

“Edhe pse supermarketet funksionojnë, njerëzit përpiqen të jetojnë, shkollat funksionojnë në strehimore, ne të gjithë jetojmë me pyetjen: kush do të jetë i radhës? Prindërit e mi janë refugjatë dhe vendlindja ime është e okupuar, si shumë të tjerë. Si të jetosh kështu?”, tha ai.

“Nëse ukrainasit nuk do të kishin rezistuar në fillim, Ukraina nuk do të ekzistonte më. Populli ynë po lufton, dhe kjo është arsyeja pse Kievi, Kharkiv dhe Zaporozhye janë ende në këmbë, pavarësisht nga sulmet e përditshme”, shpjegon ai.

Maloletka thekson se fotografët nuk mund ta ndalin luftën, por mund të japin informacion. Sipas tij, nuk duhet të harrohen vuajtjet e njerëzve që jetojnë në paparashikueshmëri dhe tmerret e përditshme.

“Ne si fotografë mund të ofrojmë, të regjistrojmë milisekonda të vërteta që do t’i kujtojnë çmimin e luftës”.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

TAGGED: #Evgeniy Maloletka, #Fotograf, #Ukrainë
Kosova Times November 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla pritje për krediplomaten e Japonisë Kamikawa, vlerëson lart mbështetjen për Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Shihni çfarë u gjet në vilën e famëkeqit Yevgeny Prigozhin (FOTO)
AFERA ​​sekrete e një prej femrave më të pasura amerikane: “Kur më pa të zhveshur, i ranë sytë. Pas marrëdhënies përfundoi në urgjencë”
Pulla e re e Postës me katër llojë bimësh si pasuri e florës në Kosovë
Pikëpyetjet e një nëne 10 vjet nga rrëzimi i avionit të fluturimit MH17
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?