By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 tetor 2025
October 9, 2025
Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane
October 8, 2025
Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta
October 8, 2025
Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh
October 8, 2025
Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Promovohet monografia kushtuar gazetarit sportiv Xhavit Kajtazi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Promovohet monografia kushtuar gazetarit sportiv Xhavit Kajtazi
Sport

Promovohet monografia kushtuar gazetarit sportiv Xhavit Kajtazi

Kosova Times
Last updated: 2024/11/25 at 4:32 PM
Kosova Times Published November 25, 2024
Share
SHARE

Sot, në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u promovua monografia e autorit Veli Kajtazi, e titulluar “Xhavit Kajtazi, sporti, shtetndërtimi dhe jeta publike”, një vepër që i kushtohet gazetarit të mirënjohur të sportit Xhavit Kajtazi.

Kjo monografi voluminoze ndriçon pesë dekada të zhvillimeve sportive në Kosovë, duke përfshirë shkrimet dhe kontributin e Xhavit Kajtazit që nga viti 1979 deri në 2023. Përmes kësaj vepre, autori synon të sjellë një panoramë të plotë të ndikimit të Kajtazit në sport, gazetari dhe letërsi, duke i dhënë vlerë të jashtëzakonshme historike dhe kulturore vendit tonë.

Në promovimin e kësaj monografie morën pjesë figura të njohura të sportit dhe publicistikës.

Autori i librit, Veli Kajtazi theksoi se kjo monografi synon të shërbejë si një burim i vlefshëm për studiuesit, studentët dhe të gjithë ata që interesohen për historinë dhe sportin në Kosovë.

“Xhavit Kajtazi ka pasur një rol të veçantë dhe të spikatur për pesë dekada, duke kontribuar jo vetëm në gazetari sportive, por edhe në trajnim, muzikë dhe letërsi”, tha autori i kësaj monografie.

Para të pranishmëve folën edhe Ismet Krasniqi, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Malësor Gjonbalaj, profesor në Fakultetin e Edukimit dhe Sportit, të cilët vlerësuan lart kontributin e Xhavit Kajtazit në gazetarinë sportive, por edhe si trajner i volejbollit.

Rrugëtimin e tij Xhavit Kajtazi e nisi si muzikant, për t’iu dedikuar më pas volejbollit, ku dha një kontribut të çmuar si lojtar dhe trajner. Ai ndihmoi brezat e rinj të volejbollistëve që sot janë emra të njohur të sportit në Kosovë. Përveç angazhimit të drejtpërdrejtë në sport, Kajtazi shkëlqeu si gazetar sportiv, duke ndikuar në zhvillimin e kësaj fushe përmes qindra intervistave, reportazheve dhe artikujve të tij.

Në periudhën më të vështirë të pavarësimit të sportit të Kosovës nga ish-shteti federativ dhe kohën e okupimit nga Serbia, ai luajti një rol të rëndësishëm duke informuar publikun për zhvillimet sportive dhe sakrificat e sportistëve e gazetarëve të kohës. Ndërkaq, pas luftës bashkë me vëllaun e tij Besimin, botuan për herë të parë gazetën e përjavshme sportive “Kosova Sport”, duke edukuar njëherësh një brez të ri të gazetarëve sportivë, të cilët sot janë emra të shquar. Të gjitha këto, të dokumentuara me saktësi, janë përfshirë në këtë monografi, e ku me shkrime kanë kontribuuar edhe gazetarë të shumtë sportivë.

Në fund të ceremonisë, drejtuesi i shtypshkronjës “Lena Graphic”, Hajdar Fejzullahu ndau një plaketë nderi për Xhavit Kajtazin, duke e cilësuar atë si një figurë frymëzuese për brezat e rinj.

Botimi i kësaj monografie u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

You Might Also Like

Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Presidentja Osmani dekoron kreun e FIFA-s: Faleminderit Infantino!

Ademi zgjedhet anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s

Drita me përmbysje fiton derbin ndaj Gjilanit

TAGGED: #Gazetar sportiv, #Monografi, #Xhavit Kajtazi
Kosova Times November 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci e Jashari në SHBA, takime edhe në Departamentin e Shtetit

Kosova Times Kosova Times January 13, 2025
Putin thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi
​Përvjetori i vdekjes së Ismail Qemalit
Lajçak: Na duhet qartësi se si do të zbatohet Marrëveshja drejt normalizimit
Pesë gazetarë të Al Jazeera-s u vranë në një sulm izraelit në Gaza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?