By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin
December 12, 2025
20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026
December 12, 2025
Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’
December 12, 2025
BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!
December 12, 2025
Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i ri i Këshillit Evropian pritët t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefi i ri i Këshillit Evropian pritët t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme
Ballina 2Rajon / Botë

Shefi i ri i Këshillit Evropian pritët t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme

Kosova Times
Last updated: 2024/11/26 at 8:40 PM
Kosova Times Published November 26, 2024
Share
SHARE

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet t’i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme, pak ditë, pasi ta ketë marrë detyrën.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se ai këtë takim do ta organizojë të martën e 3 dhjetorit në Bruksel.

Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, do të nisë zyrtarisht mandatin në krye të Këshillit të dielën, më 1 dhjetor, pasi është emëruar në këtë pozitë si pasues i presidentit të deritashëm, Charles Michel.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Costa dëshiron të dërgojë sinjal me këtë takim se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.

Ky takim do të jetë gjithashtu mundësi për të për t’u njohur personalisht me liderët e vendeve të rajonit, por edhe për të diskutuar rreth përgatitjes së një samiti të posaçëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohej më 18 dhjetor në Bruksel.

Samitet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë të rregullta dhe zhvillohen së paku një herë në vit. Këtë traditë pritet ta mbajë edhe presidenti i ri i Këshillit.

Të njëjtën ditë kur e fillon mandatin Costa, pritet të nisë edhe mandati i Komisionit të ri Evropian.

Zakonisht, në takimet e nivelit të lart mes BE-së dhe vendeve të rajonit, kur mikpritës është presidenti i Këshillit Evropian, marrin pjesë edhe komisionarët për zgjerim dhe përfaqësuesit e lartë për politikë të jashtme dhe siguri.

Është paralajmëruar jozyrtarisht se në darkën e 3 dhjetorit do të mundë të jenë edhe përfaqësuesja e ardhshme e lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionerja për zgjerim, Marta Kos.

Kjo do të ishte edhe hera e parë që këto dy anëtare të Komisionit të ri Evropian takohen me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

You Might Also Like

Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin

Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’

BE kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me vendimin për të ndaluar plotësisht automjetet me benzinë ​​dhe naftë!

Rusia goditi një anije transporti turke në portin e Chornomorsk në rajonin e Odessa-s

Katër rumunë dhe një shqiptar u dënuan për drogim dhe përdhunim brutal të vajzave të mitura në Mbretërinë e Bashkuar

TAGGED: #Antonio Costa, #Liderët e Ballkanit Perëndimor
Kosova Times November 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të mërkurën nis Panairi i 24-t i Librit ‘Prishtina 2024’

Kosova Times Kosova Times June 3, 2024
BE ndihmon Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në luftim të zjarreve
Putin do të takojë presidentin iranian teksa krizës në Lindje të Mesme nuk i shihet fundi
Jehu i Srebrenicës nxeh Vuçiqin e Dodikun
Mërgimtarët votojnë në Zagreb
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?