By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maqedonas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maqedonas
Ballina 2Rajon / Botë

Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maqedonas

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 5:04 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar tetë persona lidhur me djegien e flamurit shtetëror, që nxiti reagime në shkallë të gjerë.

Incidenti ndodhi në lagjen Bit Pazar të komunës së Çairit në Shkup, gjatë kremtimeve me rastin e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, që shqiptarët e kremtojnë edhe si festën e Flamurit Kombëtar.

Ministria e Brendshme tha se në mesin e të arrestuarve është një i mitur ndërsa të tjerët janë nga 18 deri 21 vjeç. Katër prej tyre dyshohen për veprën “nxitje e urrejtjes ndëretnike, racore dhe fetare, dhe grindje e mosdurim”, e dënueshme deri në një vit heqje lirie.

Pamjet e transmetuara në rrjetet sociale të incidentit nxitën reagime të ashpra të partive politike në vend.

VMRO-DPMNE në pushtet bëri thirrje për vënien e autorëve para drejtësisë, ndërsa vlerësoi se, siç thuhet, ngjarja ka prapavijë politikë dhe kishte për qëllim nxitjen e ndarjeve dhe tensioneve etnike.

Lidhja Social Demokrate në opozitë, akuzoi pushtetin dhe Ministrin e Rendit, Pançe Toshkovski për “mungesën e veprimeve për parandalim, kontroll dhe të ndërhyrjes së shpejtë për pengimin e incidenteve”, ndërsa kërkon dorëheqjen e ministrit. Edhe koalicioni VLEN i partive shqiptare, që është pjesë e qeverisë, e dënon incidentin ndërsa akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrim se në këtë mënyrë po përpiqet “ta destabilizojë vendin”.

Ndërkohë partitë shqiptare të opozitës, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, duke e dënuar incidentin, njoftuan për një incident të djegies së flamuri shqiptar dhe shprehën shqetësim për, siç thanë, “qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë”, e cila ka marrë masa vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë të përfshirë në incidente.

BDI thotë se ishte policia ajo që nxiti incidentin duke bllokuar rrugët dhe ndaluar pjesëmarrjen e shqiptarëve në festën e mbrëmshme në sheshin Skënderbe të Shkupit.

You Might Also Like

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

TAGGED: #Arrest, #Flamuri maqedonas, #Incident, #Maqedoni e Veriut
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ISW: Kremlini do të aneksojë Bjellorusinë në 10 vitet e ardhshme për ta përdorur atë për agresion kundër NATO-s

Kosova Times Kosova Times January 16, 2025
Armenia raporton për dy ushtarë të vrarë nga forcat azerbajxhanase
Pavarësia e Kosovës, e arritura më e madhe e shekullit!
LVV-ja thotë se kanë shumicën parlamentare në Kuvend, opozita shpreh dilema
TKZ reagon ashpër për bashkëorganizimin Shqipëri – Serbi të Evropianit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?