By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje përmbylli fushatën elektorale në Mitrovicë
October 11, 2025
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: QUINT mirëpret shtyrjen e zgjedhjeve në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > QUINT mirëpret shtyrjen e zgjedhjeve në veri
Ballina 1Lajme

QUINT mirëpret shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Kosova Times
Last updated: 2022/12/10 at 6:52 PM
Kosova Times Published December 10, 2022
Share
SHARE

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

“Ky vendim konstruktiv çon përpara përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, që është kyçe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si e vetmja mënyrë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”, u tha në njoftimin e QUINT-it.

Në QUINT bëjnë pjesë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se zgjedhjet në veri janë shtyrë për 21 prill 2023.

http://199.192.21.43/2022/12/10/shtyhen-zgjedhjet-ne-veri/

Zgjedhjet për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, fillimisht ishin caktuar të mbaheshin më 18 dhjetor.

Por, që nga 6 dhjetori në veri të Kosovës janë shënuar disa incidente të armatosura. Ndërkaq, të shtunën serbët lokalë nisën që të bllokonin disa rrugë atje.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, tha Osmani, pas takimit që pati me partitë politike, ku u vendos për shtyrjen e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në veri do të mbahen pasi në nëntor, kryetarët e katër komunave, por edhe zyrtarë të tjerë serbë, dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, më herët gjatë javës janë dëmtuar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkaq është raportuar edhe për një sulm ndaj Policisë së Kosovës, ku një polic u plagos.

Ndërkaq, bllokimi i rrugëve më 10 dhjetor u nxit pas arrestimit të një ish-polici serb. Zyrtarët në Kosovë e fajësuan ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për organizimin e “sulmit terrorist” ndaj zyrave të KQZ-së në veri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm ndaj rendit kushtetues.

You Might Also Like

Vetëvendosje përmbylli fushatën elektorale në Mitrovicë

Goditet një fëmijë nga vetura në Prishtinë, pranon tretman mjekësor

Joe Biden po merr terapi me rrezatim për kancer në prostatë

Në Morinë për 24 orë kanë hyrë e dalë mbi 10.200 persona e 4700 automjete

Kandiq: Kriminelët vendosën pushtetin në veri të Kosovës që nga viti 1999

Kosova Times December 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri me diell, temperaturat do të jenë deri 41 gradë

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Studimi i ri: Akullnajat zvicerane kanë humbur një të katërtën e vëllimit të tyre në dekadën e fundit
Dënohet me 13 vite burg për krime lufte
Ish-punonjësi i Konsullatës Amerikane dënohet ne Rusi
Fitorja e Trump – duart e lira për Izraelin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?