By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
Ballina 2Rajon / Botë

Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 7:02 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Autoritetet britanike dhe amerikane po hetojnë rreth disa dronëve që kanë fluturuar mbi katër baza ajrore amerikane në Britani gjatë ditëve të fundit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Britania ka dislokuar 60 trupa ushtarake rreth bazave, mes shqetësimeve se dronët mund të përdoren për të dëmtuar operacionet ose për të kryer akte sabotazhi.

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se dronë të vegjël janë parë rregullisht duke fluturuar mbi katër baza amerikane në Britani që nga 20 nëntori. Mes tyre edhe baza Lakenheath, ku ndodhet ai që njihet si krahu luftarak 48 i Forcave Ajrore amerikane – një prej bazave më të rëndësishmeve luftarake të saj në Evropë.

Pentagoni tha këtë javë se po i trajton me seriozitet këto incidente.

“Zyrtarët kanë përcaktuar deri tani se asnjë nga këto ndërhyrje nuk ka ndikuar objektet në këto baza”, tha Gjeneral Major Patrick Ryder, Zëdhënës i Pentagonit.

Britania ka dislokuar rreth 60 ushtarë rreth bazave. Ministrja e Mbrojtjes Maria Eagle tha se ata po përdorin “masa mbrojtëse me shumë shtresa”.

“Ne do të sigurohemi që këdo që arrijmë të kapim për përfshirje në këto incidente, të përballet me fuqinë e plotë të ligjit”, tha ajo.

Ushtria amerikane thotë se incidentet me dronë “kanë variuar në madhësi dhe strukturë”. Kjo ka të ngjarë të tregojë një veprim të qëllimshëm, thotë eksperti i sigurisë David Dunn.

“Gjëja më e dukshme është se këto janë praktika që mund te krijojnë probleme, që në fakt detyrojnë pezullimin e operacioneve ajrore”.

Zoti Dunn thotë se kundërshtarët e SHBA-së mund t’i përdorin dronët edhe për qëllime të tjera – si mbledhja e informacionit të zbulimit mbi numrin e avionëve luftarakë dhe se ku ndodhen ato. Dronët janë parë gjithashtu edhe mbi objektet ku banon personeli ushtarak amerikan.

“Pjesa më delikate e sistemit të përgjithshëm është në fakt ekuipazhi ajror. Dhe nëse zbulohet se ku jetojnë ata, mund të shfrytëzohet për të shkëputur pjesën më të delikate të këtij zinxhiri”, tha zoti Dunn.

Revista Times e Londrës njoftoi se autoritetet nuk e kanë përjashtuar Rusinë si fajtore. Zoti Dunn thotë se ka prova se Moska po kërkon të shtojë sulmet hibride, që do të thotë një formë joushtarake të luftës që mund të jetë gjithashtu shkatërruese.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndërprerjen e kabllove nënujore, apo për dërgimin e pakove me pajisje që marrin flakë, si ajo në qytetin ku unë jetoj, në Birmingham – ku u gjet një pako e tillë në aeroport. Apo incidente si djegia e një magazine ku ruheshin materiale që shkonin në Ukrainë, këto gjëra zakonisht, bëhen nga palë të treta, pra shteti rus duket se ka punësuar kriminelë në Britani”, tha zoti Dunn.

Ambasada ruse në Londër nuk iu përgjigj kërkesave të Zërit të Amerikës për komente deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali. Moska ka mohuar më parë çdo përfshirje në sulmet hibride në Perëndim.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

TAGGED: #Baza ushtarake amerikane, #Britani, #Dronë të dyshimtë
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si u “mashtruan” forcat ruse në kundërofensivën e Ukrainës?

Kosova Times Kosova Times September 20, 2022
Laporta: Po e shpëtojmë Barçën, tani jemi më mirë
Vdes gangsteri i famshëm
Një tren pasagjerësh u qëllua me armë zjarri në rajonin Sumy të Ukrainës
Siguria kibernetike në Kosovë, fushë e re me shumë sfida
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?