By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndizet alarmi për rrezikun nga lufta, sulmet terroriste serbe kundër Kosovës skenari i modelit Rus kundër Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndizet alarmi për rrezikun nga lufta, sulmet terroriste serbe kundër Kosovës skenari i modelit Rus kundër Ukrainës
Ballina 1Lajme

Ndizet alarmi për rrezikun nga lufta, sulmet terroriste serbe kundër Kosovës skenari i modelit Rus kundër Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/01 at 8:17 PM
Kosova Times Published December 1, 2024
Share
SHARE

Analistët politikë dhe të sigurisë, kanë tërhequr vërejtjen që institucionet e shtetit të Kosovës të jenë shuamë vigjilente dhe të mobilizuara për tu mbrojtur dhe kundërvënë një sulmi eventual nga ana e Serbisë, kundër shtetit të Kosovës, pas sulmit të fundit terrorist në stabilimentet e kanalit Iber Lepenc. Një sulm serb kundër Kosovës mundë të provokohet sipas njohësve të rrethanave, duke përdorë skenar të ngjashëm nga Serbia me atë që përdori Rusia kundër Ukrainës.

“Rusia sulmoi Ukrainën përmes luftës energjetike, dhe tani Serbia sapo përdori të njëjtën taktikë kundër Kosovës në Zveçan. Energjia është arma e re në konfliktet hibride, duke sulmuar sovranitetin dhe stabilitetin. BE, SHBA dhe NATO duhet të reagojnë menjëherë”, thotë Gurakuç Kuçi, Hulumtuesi i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”.

Serbia kundër Kosovës me fillimin e taktikës së luftës guerile

Edhe profesori i së drejtës analist i zhvillimeve politike në vend, Muhamet Kelmendi, thekson se sulmi terrorist në Uglare të kanalit furnizues me ujë për Kosovën është fillimi i një lufte të ashpër të shtetit serb.

“U sulmuan kanali i ujësjellësit të ujit për Termocentralin B dhe të qyteteve të Rrafshit të Kosovës. Shpërthimi i bërë në Uglar është vetëm fillimi i një lufte të ashpër guerile me elemente terroriste të shtetit serb. Sulmet dhe shkatërrimet e infrastrukturës në Kosovë, të objekteve shtetërore dhe të njerëzve të uniformuar e pushtetarëve do të thellohet”, paralajmëron Kelmendi.

Sipas tij, me njësitet e veta që mendohet se shteti serb i ka nëpër kisha dhe te qytetarët serbë në veri dhe në komunat tjera me shumicë serbe, si në Graqanicë, në Shtërpcë, në Kllokot dhe në vendet tjera, do të futen në aksione sipas një plani serb të përgatitur dhe që udhëhiqet nga Beogradi.

“Aksione kriminale do të ketë në veri dhe në pjesët e ndryshme të Kosovës. Madje priten aksione shumë më të ashpra në anën tjetër të Lumit Ibër. Serbia me aksionet e veta do të atakon objekte dhe strukturën e shtetit edhe në Prishtinë, në Pejë, në Gjilan, në Ferizaj, në Mitrovicë dhe në vendet e ndryshme të Kosovës”, thekson Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, pikësynimi është krijimi i një gjendje luftarake në mënyrë që të ikë NATO nga Kosova dhe të sulmohet Kosova nga Serbia për ta ripushtuar. Kjo mund të realizohet sipas Kelmendit,asi që tani më e kemi minoritetin serb të pa inkuadruar në organet e shtetit të Kosovës dhe për këtë shkak janë tërhequr policët, gjyqtarët, prokurorët e administrata serbe nga shteti.

“Mbi këtë bazë nuk morën pjesë në zgjedhje dhe tash po shihen aksionet terroriste në Republikë. Duke marrë parasysh këtë çështjeje kështu mbetet mobilizimi i forcave në Kosovë. FSK kërkohet të armatoset dhe të rritet në numër. Edhe Policia e Kosovës kërkohet të rritet në numër dhe të armatoset me armë adekuate të luftës. Tash për tash është NATO dhe nuk ka rrezik të agresionit serb. Mirëpo, kjo pritet në zhvillimet e ardhshme. Do të vijë koha kur Kosova do të ndeshet drejtpërdrejt me shtetin serb. Për këtë duhet të përgatitet shteti”, theksoi Kelmendi për “Kosova Times”.

Dardan Grapci: Të gjithë në mbrojtje të shtetit

Analisti politik Dardan Grapci paralajmëron se sulmet serbe kundër Kosovës mundë të përshkallëzohen akoma më shumë, ditët në vijim, prandaj kërkohet mobilizim i të gjitha forcave në vend, edhe i një pjese të popullatës së gatshme për luftë mbrojtëse kundër sulmeve që po përgatiten nga ana e Serbisë.

“Sipas te gjitha gjasave nga provokimet e Serbisë dhe këto sulme që është duke i bërë shteti serb në Veri të Mitrovicës, duke instrumentalizuar dhe aktivizuar bandat kriminale, mendoj që nuk do të shkon shumë gjatë dhe ka rrezik potencial që të shpërthen edhe një tjetër luftë mes Serbisë dhe Kosovës, luftë edhe më e keqe se ajo e viteve 98-99. Nëse me pyetni mua se a e dua unë luftën, ju them që – JO. Besoj dhe jam I sigurt që askush nga qytetarët e Kosovës nuk dëshiron të ketë një luftë të re me asnjë nga fqinjët që na rrethojnë, pra as me Serbinë, por nëse vazhdojnë bandit e organizuara serbe me këto sulme, atëherë duhet të ju kundërvihemi pa asnjë hezitim, duhet të mobilizohen të gjithë a forcat dhe qytetarët e aftë për ti shërbyer ushtrisë së shtetit të Kosovës, për mbrojtje, që vendi të çlirohet e të pastrohet nga bandit serbe, duke I ndjek e kallur bishtin deri përtej kufirit të shtetit tonë, duhet t’i ndjek deri në kufi të Serbisë, të sigurohet paqja dhe stabiliteti i shtetit të Kosovës”, theksoi Grapci për “Kosova Times”.

You Might Also Like

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë

Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

TAGGED: #Kosova, #Serbia, #Sulmet veri
Kosova Times December 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Miratohet në lexim të parë projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Daçiq: Njohja e Kosovës është e papranueshme
Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiqin për mosrealizimin e takimeve
Bajrami akuzon Muratin për dështim në zbatimin e Ligjit për Pagën Minimale
Konjufca: Heroizmi i Zahirit me shokë ngriti moralin popullor në luftën për çlirim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?