By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet përshpejtimi i gjykimeve për krimet e luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kërkohet përshpejtimi i gjykimeve për krimet e luftës
Ballina 2Rajon / Botë

Kërkohet përshpejtimi i gjykimeve për krimet e luftës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/01 at 8:36 PM
Kosova Times Published December 1, 2024
Share
SHARE

Si të përshpejtohet gjykimi i krimeve të luftës dhe të sigurohet drejtësi për viktimat, ishte tema qendrore e konferencës mbi procesimin e krimeve të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë, mbajtur në Beograd, në organizim të Fondit për të Drejtën Humanitare.

Përfaqësuesit e institucioneve gjyqësore rajonale dhe shoqërisë civile vlerësuan se vullneti politik dhe bashkëpunimi rajonal duhet të jenë përparësi për të kapërcyer pengesat e mosndëshkimit dhe për të nxitur pajtimin në Ballkanin Perëndimor.

Është e domosdoshme të përshpejtohen proceset gjyqësore dhe të forcohet bashkëpunimi midis vendeve të rajonit, për të siguruar drejtësi dhe pajtim, u tha në një konferencë mbi procedimin e krimeve të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

“Serbia dhe vendet e tjera të rajonit duhet ta mbështesin përshpejtimin e procedurave për krimet e luftës. Bashkëpunimi rajonal midis Serbisë, Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës është çelësi për t`i kapërcyer pengesat e mosndëshkimit dhe për të ndërtuar besimin. Ky proces mbetet çështje kyçe për integrimin evropian të rajonit”, tha Crtomir Fisinger, shefi i Seksionit Politik të Delegacionit të BE-së.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile theksojnë se është e nevojshme të sigurohet drejtësia për viktimat dhe të dërgohet një mesazh i qartë se krimet e luftës nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar.

“Pritshmëritë kanë qenë të mëdha kur filluan proceset gjyqësore, por sukseset janë matur me hapa të vegjël. Problemet, si mungesa e vullnetit politik dhe vonesat procedurale, vazhdojnë të jenë pengesa serioze për të gjithë rajonin”, tha Nenad Golçevski, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare.

“Në pushtet janë ende njerëz që nuk kanë interes për të vendosur një rend ligjor, sepse kjo nënkupton përballjen me të kaluarën. Serbia jeton prej kohësh në një gjendje mohimi, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në proceset për krimet e luftës”, tha Tomisllav Markoviq, gazetar dhe shkrimtar.

Prokurorët aktualë dhe ish-prokurorët nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Kosova pajtohen se rezultatet deri tani nuk janë të kënaqshme, pavarësisht rritjes së numrit të aktakuzave. Si pengesa kryesore përmenden kalimi i kohës, i cili vështirëson mbledhjen e provave dhe dëshmive, si dhe problemet e koordinimit ndërmjet institucioneve gjyqësore në rajon.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

TAGGED: #Fondi për të Drejtën Humanitare, #Krimet e luftës
Kosova Times December 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky në Spanjë për të nënshkruar marrëveshje për sigurinë

Kosova Times Kosova Times May 27, 2024
Kurti për sulmin në Zveçan: Mosdorëzimi i Radoiçiqit inkurajon terroristët
Pa pasaporta deri në fund të janarit
Policia shqiptoi 1539 gjoba trafiku për 24 orë
Gjendet burri që ishte zhdukur para dhjetë ditësh në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?