By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aventurier amerikan, i cili ndiqej nga gjysmë milioni njerëz, u sulmua pranë Foçës dhe thotë se edhe ai u grabit
August 10, 2025
Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë
August 10, 2025
Haxhiu sot mban konferencë për media
August 10, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik
August 10, 2025
27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosovë, dyfishohet numri i të prekurve nga HIV AIDS gjatë vitit 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Kosovë, dyfishohet numri i të prekurve nga HIV AIDS gjatë vitit 2024
Shëndetësi

Kosovë, dyfishohet numri i të prekurve nga HIV AIDS gjatë vitit 2024

Kosova Times
Last updated: 2024/12/01 at 10:56 PM
Kosova Times Published December 1, 2024
Share
SHARE

Dita ndërkombëtare e luftës kundër HIV/AIDS e gjen Kosovën këtë vit me 29 raste të reja të personave të prekur me këtë virus, që shënon dyfishim rastesh në krahasim me një vit më parë, kur ishin regjistruar 14 syresh.

“Është një informim jo i mjaftueshëm i të rinjve lidhur me vet sëmundjen pastaj lidhur me mënyrën e transmetimit të sëmundjes, gjithashtu vazhdon edhe më tutje të jetë në nivel të lartë stigma ndaj kësaj sëmundjeje dhe të gjitha këto bëjnë që të kemi një numër të lartë të rasteve”, thotë shefi i repartit për trajtimin e rasteve me HIV/AIDS në Klinikën Infektive të Kosovës, Murat Mehmeti, në një bisedë me Zërin e Amerikës.

Ai thekson se personat e prekur nga HIV janë të moshës 20 deri 25 vjeç.

“Fakti se pothuajse të gjithë këto raste të reja që kemi pasur sivjet i takojnë komunitetit homoseksual dhe në anën tjetër dihet se mundësia e transmetimit HIV infeksionit te komuniteti homoseksual është shumë më i madh se sa për shembull tek komunitetet tjera përkatësisht heteroseksualët. Sigurisht edhe ky element është mjaft i rëndësishëm në kuptimin e transmetimit dhe rritjes së numrit të rasteve të reja”, tha ai.

Ai thotë se aktualisht në Kosovë janë rreth 100 persona të infektuar me HIV që marrin trajtime në Klinikën Infektive por se asnjëri prej tyre nuk është i shtrirë në spital dhe të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme.

Ekspertë të shëndetësisë thonë se popullata duhet të ndërgjegjësohet më shumë rreth rrugëve të infektimit dhe se kjo do të luante edhe një rol të rëndësishëm në shmangien e rritjes së rasteve.

Doktoresha Edona Dobroshi Deva, që është menaxhere e programit të Fondit Global për HIV në CDF (Fondin e Zhvillimit të Komunitetit), thotë për Zërin e Amerikës se sfidë në trajtimin e personave të prekur me HIV mbetet stigma dhe diskriminimi.

“Kjo sëmundje sado që është vënë në kontroll në suaza globale nuk mund të mposhtet beteja ndaj saj nëse e konsiderojmë këtë sëmundje të disa personave apo të disa grupeve apo popullatave, kjo është një sëmundje kronike që mund t’i ndodh çdokujt dhe duhet kuptuar që diversiteti dhe qasja e barabartë në shërbime shëndetësore janë kyçe në adresimin e kësaj sëmundjeje”, thotë ajo.

Në fushën e parandalimit të përhapjes, zonja Deva thotë se me rëndësi është zbulimi i hershëm i rasteve.

“Shumë më e rëndësishme është gjetja dhe identifikimi i rasteve, do të thotë gjetja e atyre që janë në rrezik për infeksion, identifikimi i rasteve pozitive pastaj referimi deri në trajtim dhe pastaj monitorimi i trajtimit që është shumë i rëndësishëm në aspektin e uljes së ngarkesës virale tek këta persona që do të thotë se këta persona mund të jetojnë një jetë relativisht të shëndetshme, pra të rritet kualiteti i jetës së tyre, të jenë të aftë për punë dhe veprimtari të ndryshme në jetë”, thotë zonja Deva.

Në Kosovë rasti i parë me Hiv/Aids është paraqitur në vitin 1986 dhe që nga atëherë e deri tash janë mbi 200 raste me HIV, prej të cilëve rreth 50 kanë humbur jetën. Me këtë numër rastesh në 38 vjet, Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallën më të ultë të SIDA-s, por zhvillimet socio ekonomike e vënë atë në grupin e vendeve me faktorë të lartë të rrezikut.

You Might Also Like

Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë

Në Podujevë përurohet reparti i Hemodializës

Kina raporton 8,000 raste të sëmundjes chikungunya, ndërsa virusi i përhapur nga mushkonjat përhapet në të gjithë botën

Kjo supë është një eliksir i vërtetë shëndeti dhe është gati për 30 minuta

Një drogë e re po përhapet, shumë më e fuqishme se heroina – qindra njerëz të vdekur

TAGGED: #HIV/AIDS, #Kosova
Kosova Times December 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Cili është qëllimi i Rusisë në sulmet indirekte ndaj Rumanisë dhe Moldavisë?

Kosova Times Kosova Times July 28, 2023
Mitsotakis në ministri: Paga minimale 950 euro dhe pa ulje nga 2027
Bizneset s’u besojnë premtimeve elektorale
Polonia ia dërgon Ukrainës avionët e parë luftarakë MiG-29
Hovenier: Të fillojnë urgjentisht negociatat për Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?