By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare
December 19, 2025
Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend
December 19, 2025
Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Po punohet për ndërtimin e devijimit të kanalit të Ibër-Lepencit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Po punohet për ndërtimin e devijimit të kanalit të Ibër-Lepencit
Ballina 1Lajme

Po punohet për ndërtimin e devijimit të kanalit të Ibër-Lepencit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 9:50 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Në Varragë të Zubin Potokut, ku ndodhi sulmi terrorist i së premtes mbrëma, sot kanë filluar punimet për devijimin e shtratit të kanalit të Ibër-Lepencit. Rrjedha e tij do të devijojë, derisa të sanohet komplet dëmi i shkaktuar nga eksplozivi, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda pak ditësh.

Të çarat që shkaktuan mbi 15 kg eksploziv në shtratin e kanalit, devijuan ujin. Rrjedhë e madhe ndodhte. U desh një punë intensive e inxhinierëve për ta sanuar dëmin përkohësisht.

Si pasojë e punimeve, për një kohë të caktuar uji që furnizon qytetarët e Kosovës u ndal. Intervenimi duhej të ishte i shpejtë. 6 gypa u vendosën. Megjithatë, rrjedha e një pjese të madhe të ujit nuk po ndalej.

Që ky problem të zgjidhej, nevojitej ndërhyrje urgjente. Përmes kontejnerit improvizues, uji u vendos në shtratin e tij e rrjedha u ndal.

Për t’i parë nga afër punimet, kishte dalë kryeshefi ekzekutiv i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka.

“Ne sot kemi filluar me punimin e bay-pasit i cili pritet të përfundojë për 4-5 ditë me çka ky ujë do të transferohet nëpër bay-pas dhe do ta bëjë të mundshme sanimin komplet të AQUA Duktit”, tha Mujka.

Aty ishte edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. “Ekipet janë duke punuar pa ndërpre edhe gjatë natës, e edhe tani janë duke punuar. Shoh se kanë arritur të bëjnë një zgjidhje të mirë sa i përket furnizimit me ujë”, tha Zeqiri.

Gjithçka vëzhgohej nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Herë pas here te vendi i punimeve shfaqeshin edhe trupa të KFOR-it.

Jo fort larg, në zonën përreth Varragës së Zubin Potokut, njësitë elite të policisë së bashku me hetues sapo kishin përfunduar verifikimin e një pjese. Njësiti i qenve K9 të enjten nuk kishte nuhatur ndonjë që të dyshimit.

Por një natë më parë përmes një komunikate policia ka njoftuar se ka arrestuar edhe një të dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin-Potokut, me iniciale J.V, nën dyshimin që mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike.

Sipas policisë, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur granata dore, armë, municion e uniforma ushtarake. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit thuhet se i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

E në anën tjetër, pas këtij sulmi me paramendim katastrofal për një pjesë të popullit të Kosovës, siguria në veri të Republikës është rritur, e policia është vendosur në çdo cep.

You Might Also Like

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

TAGGED: #Ibër Lepenci
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gazetarja ruse është gjetur i vdekur në një hotel në Tashkent

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Parlamenti turk shtyu vendimin rreth anëtarësimit të Suedisë në NATO 1 orë më herët
Ndërron jetë ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi – Raketa
Britaniku Jordan Chadwick vdiq në luftën në Ukrainë. Ai u gjet në një pellg me duart e lidhura pas shpine
Irani pritet të përjashtohet nga një komision për gratë i OKB-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?