By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, SPAK-u ka kryer 150 milionë euro sekuestrim dhe konfiskim pronash prej korrupsionit dhe krimit të organizuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, SPAK-u ka kryer 150 milionë euro sekuestrim dhe konfiskim pronash prej korrupsionit dhe krimit të organizuar
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, SPAK-u ka kryer 150 milionë euro sekuestrim dhe konfiskim pronash prej korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 10:03 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Në Seminarin e organizuar nga Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Kuvendin e Shqipërisë me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi se ky institucion i ri ka regjistruar një seri çështjesh penale me nismën e vet dhe ka kryer sekuestrime dhe konfiskime të konsiderueshme.

“SPAK-u ka ndjekur çështje penale nën dyshimet për korrupsion ndaj zyrtarëve të ndryshëm në pushtetin legjislativ, ekzekutiv, pushtetin vendor dhe atë gjyqësor, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, si dhe funksionarë të lartë të policisë së shtetit. Ndaj krimit të organizuar janë ndjekur çështje penale ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike dhe në krime të dhunshme. Për të dyja grupet e hetimeve penale janë kryeer sekuestrime dhe konfiskime asetesh deri 150 milionë euro”, deklaroi zoti Dumani.

Ai tha se masa e sigurisë arrest me burg zë vetëm 49 për qind të totalit të masave të kërkuara, ndërsa numri total i të paraburgosurve për llogari të Prokurorisë së Posaçme është më pak se 9 për qind e numrit total të paraburgosurve në Shqipëri.

Drejtuesi i SPAK-ut theksoi se hetimet kanë zbuluar lidhje të shumta të zyrtarëve me grupet kriminale.

“Pothuajse në gjithë hetimet tona, ku në fokus ka qenë krimi i organizuar, kemi gjetur lidhje të këtij të fundit edhe me zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar”, tha ai.

Zoti Dumani theksoi se një shtyllë e suksesit të Prokurorisë së Posaçme është bashkëpunimi ndërkombëtar si në luftën kundër korrupsionit ashtu edhe kundër krimit të organizuar.

“Nga viti 2020 deri 2023 Prokuroria e Posaçme ka krijuar 32 skuadra të përbashkëta, nga të cilat 25 janë aktive. Këto skuadra janë angazhuar në hetimin e veprave të rënda penale si trafikimi i narkotikëve, pastrimi i parave, falsifikimi i dokumenteve, kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal apo edhe të organizatës kriminale”, tha drejtuesi i SPAK-ut.

Ai i cilësoi si të shkëlqyeshëm bashkëpunimin me shumicën e prokurorive të vendeve anëtare të BE-së, joanëtare të BE-së, si dhe me prokuroritë homologe të vendeve të rajonit me Malin e Zi, me Kosovën dhe me Maqedoninë e Veriut.

Zoti Dumani theksoi se sfidë kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK-ut, e cila sigurohet nga ligjet dhe Kushtetuta, dhe që deri tani ka dhënë rezultate premtuese në çështje konkrete. Ai kërkoi të ngrihet në Kodin Penal pragu prej 500 euro si akt korruptiv, që i takon SPAK-ut, gjë që do ta fokusojë më shumë Prokurorinë e Posaçme në hetimin e çështjeve më të vështira, si dhe mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të posaçëm pas mbarimit të mandatit 9 vjeçar.

SPAK-u ka tani 20 prokurorë, 60 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, 12 hetues financiarë, laborator modern të ekspertizës kriminalistike dhe përgjimit dhe ka investuar në pajisje të sofistikuara që mbështesin hetime të suksesshme.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

TAGGED: #Shqipëri, #SPAKU
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Orvatjet e fundit për shpëtimin e Rrëqebullit të Ballkanit

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Halimi: Albin Kurti po shndërrohet në përçarës të shqiptarëve kudo që jetojnë
KOMF për lojën vetëlënduese në TikTok: Prindër kujdes me fëmijët!
Kurti homazhe në Gjakovë:Vrasja e fëmijëve e pleqve dëshmon gjenocidin serb
Ukraina thotë se e ka goditur një njësi ushtarake ruse në Krime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?