By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BSPK mbështet SBASHK-un për protestë: Kërkesa legjitime për kushte pune
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BSPK mbështet SBASHK-un për protestë: Kërkesa legjitime për kushte pune
Lajme

BSPK mbështet SBASHK-un për protestë: Kërkesa legjitime për kushte pune

Kosova Times
Last updated: 2024/12/03 at 5:06 PM
Kosova Times Published December 3, 2024
Share
SHARE

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka shprehur përkrahjen institucionale ndaj kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, të cilat do të paraqiten nesër në formë proteste.

“Si një federatë që përfaqëson me dinjitet interesat e mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit në Kosovë, SBASHK ka paraqitur kërkesa legjitime që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të punës, respektimin e kontratave kolektive dhe fuqizimin e një sektori kritik për të ardhmen e vendit tonë. Arsimi, si shtyllë e zhvillimit të një shoqërie demokratike dhe të drejtë, meriton një përkushtim maksimal nga të gjitha institucionet përkatëse. Çdo neglizhencë në trajtimin e këtyre çështjeve reflekton drejtpërdrejt jo vetëm në mirëqenien e mësimdhënësve, por edhe në cilësinë e edukimit që marrin brezat e ardhshëm”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Më tutje BSPK thekson se janë të përkushtuar në mbështetjen e tyre ndaj SBASHK-ut, në mënyrë që të arrihet zgjidhje e qëndrueshme përmes dialogut konstruktiv me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe të Inovacionit.

“Greva ose protesta nuk janë qëllimi ynë, por mjetet e fundit për të treguar rëndësinë e çështjeve të ngritura dhe për të kërkuar vëmendje institucionale. Ne theksojmë se vetëm përmes dialogut të sinqertë, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe në mirëkuptim, mund të arrihen zgjidhje që përmbushin pritshmëritë e punëtorëve të arsimit dhe sigurojnë stabilitet në sistemin arsimor. Ftojmë Qeverinë dhe të gjitha palët e interesit që të adresojnë me prioritet këto kërkesa dhe të demonstrojnë një angazhim serioz për përmirësimin e kushteve në sektorin e arsimit”, vazhdon komunikata.

Ndërkohë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media sot deklaroi se nëse nuk reflektojnë zyrtarët e Qeverisë, sidomos lidhur me kontratën e re kolektive, atëherë nuk e përjashtojnë edhe grevën e përgjithshme.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

TAGGED: #BSPK, #SBAShK-u
Kosova Times December 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Komandanti i KFOR-it takon shefat e AKI-së dhe Policisë, flasin për koordinim institucional

Kosova Times Kosova Times January 5, 2024
Largohet lisi i rrëzuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë
Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiqin për situatën në veri
Një liqen me pamje nga deti: një mrekulli kroate e natyrës që duhet parë live
Vuçiq: Plani evropian është kornizë e re negociuese për Serbinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?